top of page

UNË DHE DRERI I BARDHË


Eh,, DASHURIA!


Aromë dafine është kjo,

Që mbërrin nga duart në shpirt

Dhe më kujton padashur novelën “Shafrani”, l

lexuar në adoleshencë.

Gjatë fluturimit fluturat flatrojnë ajër të florinjtë,

Ndaj në mbrëmje ndizet zjarri në bujtinën time,

Ç’ është dashuria?

Askush s’e di përgjigjen,

Të paktën jo për notën dhjetë.

Ajo të tërheq si një magnet,

Thjesht simpatia për tiparet e fytyrës,

sytë, vetullat, flokët apo s’di as vetë.

Apo ndoshta është thirrja e gjakut,

ADN-ja, Hormonet, gjëndrat endokrine,

Fjala e thënë me mençuri dhe bukur,

Sa pedagogun, drejtorin apo shefin e shok-on.

Guximin mashkullor e mori në duart e saj,

Dhe e përplasi haptas në hekur-beton!


Ajo, Dashuria, veç një herë vjen seriozisht,

Kështu na thoshte gjyshja, psikologja jonë e madhe

Vajtje ardhjet e tjera janë rrena me bisht,

Tek nderte rrobat aty nën dritare.

U bëmë burra e gra dhe ende s’e mësuam

se respekti i tjetrit është çelësi magjik,

që i hap portat e mbyllura me dryna të trefishtë.

Grindemi me gratë, me burrat sigurisht

Dhe inatet tona i vuajnë fëmijët,

Që sjelljen tonë imitojnë në lojën e jetës.

E pra, ç’ është dashuria ju pyes unë sërish,

Se u plakëm pa përgjigje në pyetjet themelore,

Dhe jeta na qorton si mësuesja në fillore...


UNË DHE DRERI I BARDHË


Kafshëz e rrallë, e bukur, e veçantë,

në këtë botë egërsie, ti linde rastësisht;

je aq e pambrojtur prej qeniesh vandale,

sa dhe nëna të refuzon, por jo gabimisht.


E di ajo prej përvojash të hershme

se s’mund të të mbrojë gjer në mbijetesë;

por jeta tënde merr një kthesë të çuditshme,

në prehrin njerëzor u gjende një mëngjes.

UNË

Dhe njeriu për njeriun, që është mizor,

dhe s’ka për tjetrin pikë përkujdesje,

vetëm prenë teje ndihet mirësor,

s’ta kursen ushqimin dhe buzëqeshjen.


Të kam zili, drenushë lozonjare,

grindem me veten, pse u gatova kështu,

dje kam refuzuar dorën e një një jevge,

po ç’faj kishte ajo, që lindi ashtu?!


Faleminderit drenushë, se ti më ndihmove,

të hulumtoj thellësive të qenies sime mizore,

që nesër të bëhem më i bukur në sjellje,

në këtë botë konfliktesh, aspak miqësore!


18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page