top of page

ULLIRI I MIRËSISË


Nderim 113 vjetorit të lindjes së Shenjtores shqiptare


ULLIRI I MIRËSISË


Nga Albert HABAZAJ


Një lule me vargje për Shenjtërimin e Nënë TEREZËS (26 gusht 1910-5 shtator 1997)


Sot, kur nga veset po kërcënohet Planeti,

Egoistët behin si shumëkëmbësh të xhelozisë,

Sot, kur jetim e i braktisur ndihet Deti,

Ngrihet me përkushtim Nëna e Dashurisë.


Pikërisht kur bota e skamur, e mjeruar

Mbeti pastrehë, e sëmurë, sakate,

Ngrihet simboli human i vetëmohuar

Me frymën e shenjtë për miliarda fate.


Bota e mirë është e varfër, rënkon,

Vuan për dinjitet, dhe për koren e bukës,

Edhe pas njëqind vjetësh nuk prehet, s’duron,

Ngrihet në amshim Nënë Tereza e Kalkutës:


“Këtu është një jetë” - flet e ngroh ëmbël

Me butësinë e vërtetë qiellore,

Anjeza jonë, Gonxhe Bojaxhiu zemrën

Edhe shpirtin e mbush me lule pranverore…


Dhe Shkupi, dhe Shkodra, dhe Vlora, Shqipëria

Ndihen mirë për rrënjën e tyre që çeli,

Përderisa me të krenohet dhe India,

Baca Kolë e ti, Drane FALEMINDERIT!


Si ajo shqiponja që fluturon mbi mjegull

Nënë Tereza drejton shikimin drejt diellit,

Si engjëll e qenie e lartë hyjnore

Vjen si burim drite i mendimit të Qiellit.


Se dhe dielli ka varr vetëm dritën e tij,

Ai mund të vetëasgjësohet, nuk vdes;

Nëpër shekuj Nënë Tereza thur fisnikëri,

Përmbi shekuj Ulli Mirësie me shpresë!

84 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page