ULLINJVE QAN NJË VEJUSHË


ULLINJVE QAN NJË VEJUSHË[1]

DHE POEZIA MBETET E KTHJELLËT...

XHEMIL LATO KA SHUMË LOT!

gjata.arqile2@gmail.com

Nga lexini i vëllimit poetik Ullinjve “Qan një Vejushë “[2]

Poeti Xhemil Lato nuk bie në kurthin e dëshirave të tija…

Ai ka shumë lot. Te ky vëllim poetik gjithëçka qanë; qajnë pemët, era me sy të përlotur, eh sa shumë qajnë, aq sa dhe vdekja, putanat, fëmija, gjithë personazhet e këtij vëllimi poetik vetëm qajnë…

“ Ullinj,

erëra,

rrëke që mbyten

e qajnë brinjave…

Përroi

ku gjëmon kënga e babait

dhe e qara e nënës një natë,

në vdekjen e vëllait të vogël…[3]

Vargjet e këtij vëllimi poetik kanë shpjegimet e veta mitike dhe çdo fjalë e tyre kthehet si personazh.

Këtu kemi parasysh se si lexuesit e lexojnë poezinë e poetit XH.Lato.

Pasi e keni lexuar tërësisht këtë vëllim poetik ndjenë, kuptonë, je përballur me aspektin e nëntekstit filozofik të poezisë, ku çdo fjalë është një materie estetike...

Përroi

ku gjëmon kënga e babait

dhe e qara e nënës{ një natë}

në vdekjen e vëllait të vogël…

Paskësaj

kudo përpara

Rozeta-

me dy bishtaleca,pis të zeza.“,[4]

Në tërsinë e tij poetike, që po analizojmë poeti ka mbishkrim tekstor të pasur dhe ndjesija individuale e poetit gjëndet tek kapacitetet e tija estetike, figuracioni,fantazija, metafora etje.

“Teorija” e imagjinatës në poezinë e këtij vëllimi muroset nëpër vargjet, që poeti ka shkruar...

Si tek poezit –Nëna, Dhe varri mbeti pa lule, Osman Takës, Kosovë ’99. Tek ky varr i vjeter, Më varrosni në këmbë. Në varrezë të Panajas.

Gjithë enigmatika, misteret e këtyre poezive i gjejmë tek personazhet që janë drithërues, kërshërues, ata të lëndojnë shpirtin deri në dhimbie dhe lot!

” Sadikja“ Në xhama/binin me grushta bubullimat/era qante/si një tufë me fëmijë…[5]

“ U plak babai im“

U plak babai,

në zemër ç’më pikon!.

Shkallët e merr me duar në brinjë,

rëndon më shumë mbi shkop,f,31

“ Shkova një natë nëpër varre“

Dhe një natë nëpër varre,

oh I vetëm isha unë!...

Bridhte vdekja me nallane,

gjithë të vdekurit flinin gjumë.f,32

Analiza e formimit të vargjeve, sidomos atyre që janë abstrakte, tregojnë më së mirë zhvillimin dhe pasurinë leksikore të autorit...

“ime gjyshe

e varrosën cekët

se do e shkulnim shpejt,

për në Çamëri

dhe do t”shpërthente si zambakët në pranverë...f,65[6]

Vet autori shfaqet veshur me shumë ngjyra dhe ndjesi shpirtërore...

”Më bëhet ndonjëherë

se më thërret e Para,

të më dehë

me aromën e fjalëve të Pathëna.

….Ndihem

sikur mbjell të vdekur në ÇAMËRI

dhe varrtarët

e bletët e varreve

më shfaqen

me të bardha…“,[7]

Ky tragjizëm rend e rend dhe në “ Varrezat e Panajas“

.Ullinjve qan era,

një shufër burri

dhe një e puthur,

që s’u shua mirë.“f,146

Autori me prejardhje nga Çamërija, kujtonë me dhimbje tragjizmin “ Nata e Parathimisë“ ku u vranë 300 burra, gra e fëmijë nga ekstremistët grekë..

” Gurë varresh të rrëzuara,

si dele me shpatulla të shqyera,

që u dridhet buza

nga nata ujkore…

Tutje pllajave,

Ulërijnë

Ulërimat

nga dhimbja.

Nata e Parathimisë

mbi shpatullat e përgjakura

mban dyert e shkallmuara të shtëpive/

të Bilal Xhaferit. “[8]

Poeti në këtë vëllim poetik {si persanazh} është sa tragjik në vargjet e tij, aq dhe lirik, ku furtuna e kujtimeve me biondikën, që ka rënë në dashuri të mrekullon…

Si në poezinë “Lamtumirë, Poezi!“ shprehet me një lirizëm të ëmbël, në mënyrën urdhërore ai vetkuvendon :

-Hajt,biondika ime,

përqafom e mos derdh lot.

se të desha si I çmendur

dhe nga dashuria jote

s’u çmenda dot!

…Hajt, përqafomë e mos e kthe kokën,

të më shohësh tek puth një tjetër.

Jam dhe varri që s’do çel lule

edhe në më ngrohshin me buzë

të bukurat e përrallave...

Bëhu trime moj biomdinkë,

përqafom e mos rrëzo lot.

Ndarja vërtetë është një çarje,

por vjen një ditë e tek ajo

futet e del një zog...

Dhe në syrin tonë do ti shpiem

ta bëjë fole,

kur të gjëmojë e të na dhëmbë

një furtunë e re...”[9]

Duke ligjëruarr tekstin e këtij vëllimi poetikë që po trajtojmë, natyrshëm notojmë nëpër gjithë hapësirën dhe në aspektualitetin filozofik të kohës, hapësirës dhe vendit.

Pasi e keni lexuar vëllimin poetik, kuptoni, se përmbajtja është mjaft e ngjeshur me ngjarje të ndryshme nga jeta, është e vështirë dhe e pa pranushme të themi se ky vëllim me poezi qëndronë si një pjesëzë e vetme në tematikë, në figuracion dhe në kuptimin e tyre poetike...

“ NAZUA-IME GJYSHE“

E varrosëm cekët

se do e shkulnim shpejt,

për në Çamëri.

Por dimrat

çanë e shqyen brinjët e saj të lodhura

dhe nëpër folet e shirave

shpërthyen zambakët.f,65

Them me bindje se ky vëllim poetik është tragjizëm në formë dhe në përmbajtje, aq sa dhe vet lexuesi qesh e qanë, ecën rrugicave mjerane…

“ Më varrosni në këmbë“

Kurt të vdes,/më ulni në këmbë,

që të ndjej ujin e rrëkeve

ku vritet e qan

mbi shtratin me gurë…

Dorën t’i zgjat/një jetimi,

t’i jap lule në ditëlindje.

Zogjtë krahëthyer të ushqej/me krimba

nga trupi im…

Të ngihem nxituar

të mbyll dferën,

s’e mos ftohet

ndonjë I savarrosur.f,82

Ka hidhërim a pikëllim në poezinë e poetit Xh.Lato…për dy buzë që mbeten të ftohta.

Poeti ka karakter individual si në formë dhe në përmbajtje të poezisë që ai lëvronë.

Poezia që poeti përciell tek ky vëllim poetikë nuk ka rimë, apo strofa të regullta metrike.

Në tërsi vëllimi poetik karakterizohet nga ritmi, detajet dhe tingëllima. Janë poezi meditative dhe çdo varg mbaron me zanore të forta që i japin poezisë atë tingëllimën e bukur…

” Gruaja dhe era“

Gruaja

dhe era

të shkulin,

po u qëndrove keq.

Gruaja

natën

zbutet.

Era tërbohet.

Në mëngjes të dyja

janë të qeta.

Era-

dremitur përmbi degë,

gruaja-

dremitur te shalët e burrit,

që shkul nga muri

fytyra grash të tjera…[10]

“ Ullinjve qan një vejushë “

Burrat e fshatit

shkundin ullinjtë

natën,

ngadalë

shtrydhin gjinjtë…

Ajo merr një kokërr

I bien dy;

kur s’mbushet

një grusht ulli!.

PREGATITUR NGA ARQILE V GJATA

[1] - ULLINJVE QAN NJË VEJUSHË [2] “ Ullinjve qan një vejushë”, Xhemil Lato, Shtëpija Botuese “NEROIDA“, Tiranë, viti 2005 [3] ”Ullinjve qan një vejushë“, Shtëpia Botuese NERAIDA, Tiranë, 2005,f,9 [4] po aty,po aty,f, 9i [5] f,39 [6] [7] f,94 [8] f,153 [9] f,162-163 [10] f,96

73 views

Shkrimet e fundit