ULLINJVE QAN NJË VEJUSHË


Xhemil Lato

ULLINJVE QAN NJË VEJUSHË[1]

DHE POEZIA MBETET E KTHJELLËT...

XHEMIL LATO KA SHUMË LOT!



Nga lexini i vëllimit poetik Ullinjve “Qan një Vejushë “[2]

Poeti Xhemil Lato nuk bie në kurthin e dëshirave të tija…

Ai ka shumë lot. Te ky vëllim poetik gjithëçka qanë; qajnë pemët, era me sy të përlotur, eh sa shumë qajnë, aq sa dhe vdekja, putanat, fëmija, gjithë personazhet e këtij vëllimi poetik vetëm qajnë…

“ Ullinj,

erëra,

rrëke që mbyten

e qajnë brinjave…

Përroi

ku gjëmon kënga e babait

dhe e qara e nënësnjë natë,

në vdekjen e vëllait të vogël…[3]

Vargjet e këtij vëllimi poetik kanë shpjegimet e veta mitike dhe çdo fjalë e tyre kthehet si personazh. Këtu kemi parasysh se si lexuesit e lexojnë poezinë e poetit XH.Lato.

Pasi e kemi lexuar tërësisht këtë vëllim poetik ndjenë, kuptonë, je përballur me aspektin e nëntekstit filozofik të poezisë, ku çdo fjalë është një materie estetike...

“ Përroi

ku gjëmon kënga e babait

dhe e qara e nënës{ një natë}

në vdekjen e vëllait të vogël…

Paskësaj

kudo përpara

Rozeta-

me dy bishtaleca,pis të zeza.“,[4]

Në tërsinë e tij poetike, që po analizojmë poeti ka mbishkrim tekstor të pasur dhe ndjesija individuale e poetit gjëndet tek kapacitetet e tija estetike, figuracioni,fantazija, metafora etje.

“Teorija” e imagjinatës në poezinë e këtij vëllimi muroset nëpër vargjet, që poeti ka shkruar...si tek poezit –Nëna, Dhe varri mbeti pa lule, Osman Takës, Kosovë ’99. Tek ky varr i vjeter, Më varrosni në këmbë,, Në varrezë të Panajas.

Gjithë enigmatika, misteret e këtyre poezive i gjejmë tek personazhet që janë drithërues, kërshërues, ata të lëndojnë shpirtin deri në dhimbie dhe lot!

” Sadikja“ Në xhama/binin me grushta bubullimat/era qante/si një tufë me fëmijë…[5]

“ U plak babai im“ U plak babai,

në zemër ç’më pikon!.

Shkallët e merr me duar në brinjë,

rëndon më shumë mbi shkop,f,31

“ Shkova një natë nëpër varre“

Dhe një natë nëpër varre,

oh I vetëm isha unë!...

Bridhte vdekja me nallane,

gjithë të vdekurit flinin gjumë.f,32

Analiza e formimit të vargjeve, sidomos atyre që janë abstrakte, tregojnë më së mirë zhvillimin dhe pasurinë leksikore të autorit...

“ime gjyshe

e varrosën cekët

se do e shkulnim shpejt,

për në Çamëri

dhe do t”shpërthente si zambakët në pranverë...f,65[6]

Vet autori shfaqet veshur me shumë ngjyra dhe ndjesi shpirtërore...

”Më bëhet ndonjëherë

se më thërret e Para,

të më dehë

me aromën e fjalëve

të Pathëna.

….Ndihem

sikur mbjell të vdekur në ÇAMËRI

dhe varrtarët

e bletët e varreve

më shfaqen

me të bardha…“,[7]

Ky tragjizëm rend e rend dhe në “ Varrezat e Panajas“

.Ullinjve qan era,

një shufër burri

dhe një e puthur,

që s’u shua mirë.“f,146

Autori me prejardhje nga Çamërija, kujtonë me dhimbije tragjizmin “ Nata e Parathimisë“ ku u vranë 300 burra, gra e fëmijë nga ekstremistët grekë..

” Gurë varresh të rrëztuara,

si dele me shpatulla të shqyera,

që u dridhet buza

nga nata ujkore…

Tutje pllajave,

Ulërijnë

Ulërimat

nga dhimbja.

Nata e Parathimisë

mbi shpatullat e përgjakura

mban dyert e shkallmuara të shtëpive/

të Bilal Xhaferit. “[8]

Poeti në këtë vëllim poetik {si persanazh} është sa tragjik në vargjet e tij, aq dhe lirik, ku furtuna e kujtimeve me biondikën, që ka rënë në dashuri të mrekullon…

Si në poezinë “Lamtumirë, Poezi!“ shprehet me një lirizëm të ëmbël, në mënyrën urdhërore ai vetkuvendon :

-Hajt,biondika ime,

përqafom e mos derdh lot.

se të desha si I çmendur

dhe nga dashuria jote

s’u çmenda dot!

…Hajt, përqafomë e mos e kthe kokën,

të më shohësh tek puth një tjetër.

Jam dhe varri që s’do çel lule

edhe në më ngrohshin me buzë

të bukurat e përrallave...

Bëhu trime moj biomdinkë,

përqafom[ e mos rrëzo lot.

Ndarja vërtetë është një çarje,

por vjen një ditë e tek ajo

futet e del një zog...

Dhe në syrin tonë do ti shpiem

ta bëjë fole,

kur të gjëmojë e të na dhëmbë

një furtunë e re...”[9]

Duke ligjëruarr tekstin e këtij vëllimi poetikë që po trajtojmë, natyrshëm notojmë nëpër gjithë hapësirën dhe në aspektualitetin filozofik të kohës, hapësirës dhe vendit.

Pasi e keni lexuar vëllimin poetik, kuptoni, se përmbajtja është mjaft e ngjeshur me ngjarje të ndryshme nga jeta, është e vështirë dhe e pa pranushme të themi se ky vëllim me poezi qëndronë si një pjesëzë e vetme në tematikë, në figuracion dhe në kuptimin e tyre poetike...

“ NAZUA-IME GJYSHE“

E varrosëm cekët

se do e shkulnim shpejt,

për në Çamëri.

Por dimrat

çanë e shqyen brinjët e saj të lodhura

dhe nëpër folet e shirave

shpërthyen zambakët.f,65

Them me bindje se ky vëllim poetik është tragjizëm në formë dhe në përmbajtje, aq sa dhe vet lexuesi qesh e qanë, ecën rrugicave mjerane…

“ Më varrosni në këmbë“

Kurt të vdes,/më ulni në këmbë,

që të ndjej ujin e rrëkeve

ku vritet e qan

mbi shtratin me gurë…

Dorën t’i zgjat/një jetimi,