top of page

Ukraina, si funeral poshtërues i Perandorisë Putiniste


*Gjeneral Piro AHMETAJ:

"Ukraina, si funeral poshtërues i Perandorisë Putiniste”!

Kam ndjekur me interes dhe përgjegjesi shtesë dinamikën 5 mujore të luftës në Ukrainë: "10-ra konferenca të Këshilit të Atlantikut, panele të Ekpertëve dhe personaliteteve elitare të sigurisë në Washington, Bruksel, Munich Security Conference, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Kolegjin e NATO-s Romë, Samitin e Madridit, etj"!

Megjithë, sigurisht respektin për disa gazetarë me integritet dhe kurajo Euroatlantike, kam refuzuar me vetëdije të bëhem pjesë e "tallavasë mediatike", pasi “përtej modestisë së tepëruar” nuk kam kohë të shpërdoroj me të dalldisur nga fuqia e mbiPushtetit; me shterpësinë e mendimit të kuvendarëve "të emëruar nga Kryetarët”, analistëve të gjithëditur apo rambo-strategëve të vetë (de) degraduar mbi harta me avion, raketa, tanke, “bunkerë atomik dhe rezerva strategjike për ditët e qametit" duke e shpjeguar kështu “luftën, jo vetëm për Ukrainën” nga studio “kapterësh trudhjamosur me konceptet e luftës II-të botërore, në mos atyre më herët”!

Gjithësesi duke vijuar në linjë me 10-ra analiza të publikuara përgjatë 5 muajve të luftës, si dhe besuar se kolegët e fushës dhe opinioni mbarëKombētar ka nevoj për këndveshtrime realiste, pse jo dhe optimiste, po paraqes një përmbledhje të përditësuar rreth humbjes së pashmangshme të luftës, ose me fjalë të tjera "Ukraina, si funeral poshtërues i Perandorisë Putiniste":

Së pari, mbas 5 muajsh lufte rraskapitëse, Rusia ka fituar disa beteja (objektiva rajonale në Donetsk, Luhansk, Kherson, etj), por me kosto shumë të lartë dhe HUMBJE të mëdha: “rreth 40 mijë ushtarak kanë mbetur të vrarë, 6500 tanke & trasportues të blinduar,1200 helikopterë, avjone ushtarak, përfshi UAV (pa pilot),1500 artileri dhe sisteme raketore, 15 anije luftimi, etj. Kjo luftë, sipas raporteve të agjensisive të njohura, në vetëm 5 muaj i ka kushtuar Moskës mbi 10 Miliard $ në ditë, ndërsa në total 1.5 Bilion Dollarë” !

Për ta bërë edhe më të qartë, përmasat e një humbje në Ukrainë, po sjell vetëm shifra të (pa) krahasueshme të humbjeve të BRSS në luftën gati 10 vjecare (1979-1989) Afganistan: “13.621 ushtarë, 451 helikopterë dhe avionë, 147 tanke, 443 artileri e armë të tjera si dhe vetëm disa qindra Miliard $” !

Pra përveç turpëruese, humbja ishte edhe një goditje e rëndë për madhështinë e Ushtrise së Kuqe, pasi nga Afganistan, humbi dhe iku me bisht nën shalë dhe sipas strategjistëve: “u ngul gozhda e fundit në arkivolin e Bashkimit Sovjetik si dhe e ambicjeve të saj gjeopolitike për të: thyer rrethimin e SHBA-ve dhe për të dalë në ujërat e nxehta të Azisë Jugore”.

Kështu, refereruar shifrave të dy luftrave Rusia: “në vetëm 5 muaj Luftë në Ukrainë, ka pësuar jo me pak se 10 herë më shumë humbje se sa 10 vite së bashku në Afganistan”!

Mesazhet mes shifrave flasin edhe më fortë se oshetimat e raketave vrasëse apo megafonët e Moskës zyrtare: “Makimeria ushtarake e Rusisë po zvarritet e rraskapitur drejt humbjes turpëruese të LUFTËS për pushtimin e tërësisë teritoriale të një vendi Sovran dhe të një Kombi martirësh, (Ukrainës).

Ndërsa, përtej një lufte të destinuar për të humbur me turp, kjo do të jetë edhe "fillimi i fundit me gjak të Putinit", pinjollit të ambicjeve Staliniste dhe pjellës së makinerisë së krimit shtetëror (KGB)!

Së dyti,5muaj më parë, krahas luftës për pushtimin e Ukrainës: “Rusia e marrosur po sfidonte njëkohësisht rendin dhe faktorët e sigurisë globale (UN, NATO, USA) duke kërcënuar se me fuqinë e arnëve do të zgjeronte anbicjet gjeopolitike të perandorisë Putiniste”. Por është duke u rrokullisur e dështuar me turp edhe në këtë aventurë neo-Fashiste.

Kjo, falë jo vetëm rezistencës heroike të Ukrainasve, por edhe solidaritetit dhe vendosmërisë së ShBA, UN, NATO dhe BE që e: “rrethuan Rusinë me embargo ekonomike dhe diplomatike”, si dhe vijojnë ta "mbështjellin Ukrainën” me mbështetje të gjithanshme, përfshi ushtarake nga të gjitha vendet e NATOs si dhe 2 vendet skandinave (Suedia & Filanda) që në Samitin e Madridit nënëshkruan aspiratën e anëtarësimit.

Prandaj krahas humbjes së luftës në Ukrainë, Rusia do të gjynjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, por edhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike për zgjerimin e kufijve të demokracisë të Aleancës Euroatlantike”!

Thënë këto, jam i bindur se bashkë me Luftën për pushtimin e Ukrainës, Rusia do të humbas edhe peshën gjeopolitike në botë, fatmiresisht edhe në Europën Juglindore, etj.

Së treti, ndërsaRSh do i duhet jo vetëm të dënojë nga “frengjitë e fb” luftën dhe të rreshtohet me “TikTok's” në krah të USA & NATO-s, por edhe: “të kontribuojë me kohezion të pakushtëzuar, vendimarrje dhe kapacitete modeste në mbështetje te Ukrainës, si dhe në mbrojtje te stabilitetit, anëtarësimin në BE si dhe zhvillimin interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë".

Ndërsa e siell kjo në kuadrin e pëpjekjeve për stabilitetin në Ballkanin perëndimor, shpresoj se kjo luftë do shërbejë si këmbanë e fortë arsyesh strategjike edhe për 4 vendet (Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia) për të njohur zyrtarisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Në shtesë, me statusin e ekpertit në peshimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të sigurisë kombētare, rajonale dhe NATO-s, do i këshilloja aktorët politik të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që: “humbja e luftës dhe peshës së Rusisë, rrjedhimisht edhe e fuqisë ushtarake të Serbisë në Rajon: “është një rrethanë e artë gjeopolitike për të aplikuar platformën: “dyShtete të pavarura njëKomb i vetëm” midis RSh & Kosovës si dhe integruar masat shtetërore në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqënien dhe besimin e qytetarëve në axhendën e integrimit në BE.

Së fundmi, sfidat e faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (UN, NATO, BE) si dhe forcimi i bashkepunimit strategjik me SHBA, i gjej si një mundësi historike për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëKombëtare në rajon, Mesdhe, etj!

Zoti e bekoftë paqen jo vetëm në Ukrainë, demokracinë, interesat gjeopolitike të RSh, fuqinē ushtarake të NATO-s si dhe Aleancën e vlerave Transatlantike.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Senior Expert për SK, Rajonin & NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues Kombëtar në SHAPE/NATO!

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page