Ujq e njerëz



Astrit Lulushi


Për të qenë shoqëri, kafshë është gjithçka që duhet të jemi në disa gjëra. Hierarkia është rregullim nga maja në bazë. Shoqëria udhëhiqet nga hierarki. Po ashtu edhe kopeja ka hierkinë e saj. Ata që janë në krye, të parët e vërtetë, janë mbrojtës kundër ndërhyrjes, por rrallë pohojnë veten brenda grupit, rrallë veprojnë me agresion, rrallë japin urdhra, dhe nuk përdorin forcën fizike të kontrollit.

Një elitë njerëzore nuk duhet ta ngrejë kurrë zërin. Të tjerët nuk e kuptojnë që është në krye. Nëse bërtet për të tërhequr vëmendjen askush nuk të sheh si drejtues, por si njeri jashtë kontrollit. Udhëheqësi i vërtetë ushtron autoritetin përmes mbikëqyrjes së qetë të atyre që varen prej tij.

Ekspertët, duke studiuar tufa ujqërish, e quajtën Alfa kryesuesin e kopesë, prej të cilit Elitat e njerëzve kanë ç’të mësojnë:

Një Alfa zakonisht ha i pari, vendos kur dhe cili do të hajë më pas, frymëzon besim përmes kujdestarit të vendosur prej tij për sigurinë dhe mirëqenien e grupit; ai nuk është domosdoshmërisht më i forti