UDHA PËRBALLË DIELLIT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 4, 2020
- 1 min read

Nata s'është jona, bijtë e mi. Është e hajnit, hasmit dhe e gjakësit. Nata s'ështē jona.
Nata nuk ka këmbë, bijtë e mi. Zvarritet si gjarpri. Tinzare dhe e frikshme si gjarpri. Nata s'është jona. Në se kam ecur ndonjëherē në errësirë, zvarritjen e natës kam përgjuar të mos m'i hante njerëzit e mirë. * Nderi fare pak trashëgon pasuri. Po ju lë emrin tim si pasaportë, që e shkrova me mundim shkronjë pas shkronje, ditë për ditē e mot më mot, që të ecni përballë diellit në udhët e botës. ------------------ * Autori ka kryer shërbimin e detyrueshēm ushtarak për tre vjet në policinë e shtetit.
Comments