top of page

UDHA E ËNDRRAVE. . .



Ftova nanën në t' bukurin udhëtim I bukur, i dëshiruar lutur fatit me dridhërim' . "Merr të tat të pastë nana, Kufiri për mua ishte stani, gjer në krua.

-Kur t' i bëj ftesën (babai më la sabi) Do më flasi "Bako" Do t' mendoj se je Ti.

-Të dua ty, nanë Ti je i vetmi çelës do t' trokasësh në çdo zemër me çamërishten e d' lirë të ëmbël mjaltë. "Çish u ditë? Jentë, i keni mirë?"

Pa do bisedosh shtruar me dhaskalicën ca kujtime për rininë tuaj. Ti do i flasësh shqip. Edhe pse ajo greqisht do kuptoheni mirë.

Ajo plas sa të të tregoj' se ngonia jote i bëri shoqëri në Athinën e lashtë ndrruar emrin, në Sevasti.

"Dhimbjen ia lexova tek sytë e njoha nga nikoqirata ma gatoi ëmbël klumushtorin pa le sallatën me llapsana."

-Pa do shkojm' në Nistë ku lidhët miqësitë Kafen pirë në Gumenicë Ku shkove të ritë.

Do gjezdisim Pargën Pa lënë jashtë Artën Do lëmojmë Tre Gur't e Zezë Në t' bukurën Prevezë.

-Eh moj nanë do t' ndjesh erën e mërait në petulla të rrëme rigonin në mish të pjekur mallin ke për të hequr si dikur mikeshë tek dera e babait.

-Pa do dëgjosh gratë duke kënduar "Hiq kadale valleno" Burrat levend në një valle "Çamiko" Do shuash mallin që t' përvëloi xhanin.

Seç më doli gjumi në zemër pata shtrëngim "I zi fati juaj gri, drejt zbardhjes fati im."

Dhaskalica- mësuese Të tatë- babanë tënd Jentë- fëmijtë Më la sabi- më la të vogël Ngonia- mbesë nga djali ose vajza Sallatë me llapsana- sallatë me lakra të egra. Gjezdisim- shëtisim Mërai- erëz Petulla të rrëme- qofte pa mish, por me shumë erëza

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page