UDHËTIM NËPËR NJË PJESË TË ARBËRISË SË DIKURSHME


Gjokë Dabaj

Reportazh

Miku im Mark Palnikaj kish dëshirë që ta shoqëroja për një vizitë në vendin që dikur quhej "Albania Veneta" (Arbëria e Venedikut).

Marku dhe bashkëshortja e tij, zonja Prenë Palnikaj, janë adhurues të atdheut tonë, të hershëm edhe të sotëm, dhe nuk lënë rast pa shkuar, herë në një krahinë, herë në tjetrën, sepse dihet që, kur i shikon me sy bukuritë e vendit të vet, njeriu e do atë vend shumëfish më tepër se kur e njeh vetëm përmes librash.

Zonja Prenë është profesoreshë shumëvjeçare e gjuhës dhe kutrurës angleze, ndërsa Marku ka vite që merret me historinë tonë të Mesjetësa, duke studiuar kryesisht dëshmi arkivore të Romës, Napolit dhe Venecias. Ka botuar deri tas