UDHËTIM I KËNDSHËM MES KUJTESËS SË SKËNDER ZOGUT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 1, 2019
- 4 min read

UDHËTIM I KËNDSHËM MES KUJTESËS SË SKËNDER ZOGUT
Dr Fatmir Terziu
Nëse dëshironi të “udhëtoni” në një mjedis plot bula djersësh dhe ujësish të kripura loti e të mëdhaja malli dhe dhimbjesh, pa u retushuar nga koha, që herë ia kalojnë liqenit, e hera-herës detrave e oqeaneve, nëse doni që e Ujta të mjediset midis kumteve dhe memorjeve, natyrisht nuk mjafton vetëm ta lexoni “Kujtimet e mërgimit, një jetë në shërbim të kombit shqiptar”. Shënimet, kërkimet, saktësimet me atë që dini dhe nuk e dini, arsyetimet, mëvetjet, në një itinerar kohe të vrazhdë e të turbullt duhet ti keni në planin e parë. Njeriu që shkruan na sjell Ramiz Alinë e panjohur më parë, Ismail dhe Helena Kadarenë ndryshe, Rexhep Qosjen në një arsye citimesh, dhjetëra e dhjetëra emra të botës mediatike, qindra të asaj politike, dhe një pafundësi lidhjesh të tërthorta në mjedisin e një zhvillimi që nis me një fëmijëri të trazuar e mbaron me shtojca dhe bibliografi.
Përkujdesja nis me vitet 1933-1960. Kujtimet e para nga Shqipëria janë në një itinerar prej gjashtë vitesh e nisin në vitin 1933. Turqia si një Atdhe i dytë për autorin sillet në peridhën e 1939-1947. Dhe në mesin e fëmijërisë kapitulli i tretë udhëton nga Egjipti ë Francë ku vitet 1947-1960 kanë një mori kujtimesh dhe bulash djerse e ujësie lotësh mes tyre.
Pjesa e dytë është një jetë e mbushur me zanafillje 1961-shin dhe me një përmbyllje në vitin 1992. Hapat e zutorit në jetën profesionale me një kohëudhëtim 1961-1979 pasohen nga angazhimet e para pranë mbretit Leka I në vitet 1980-1992.
Pjesa e tretë është natyrisht një ëndërr dhe një shpresë për të parë Shqipërinë në një kënd vitesh 1993-2001. Kthimi prekës nga mërgimi 1993-1996 është një parapritje e zhgënjimit nga referendumi i manipuluar i vitit 1997, periudha 1997-2001 është një mëvetësi faktesh të palexuara e të padëgjuara më parë.
Pjesa e katërt që përkon me kthimin përfundimtar të familjes mbretërore në Shqipëri në një periudhë kohore në libër 2012-2016 ka një arsye më shumë për vëmendjen e lexuesit. Kështu rreth katërqind faqe me ilustrime dhe foto të shumta na sjellin një këndqasje me protagonizmin e Mbretit Zogu I, që pozon madhrisht në një vizion të qartë e burrëror në faqen 16.
Dr. Patric Nazhbor është padyshim miku i vjetër, një mik vërtet i shtrenjtë që zbulon lindjen e Skënderit si lindjen e një djali princi, që kaloi fëmijëri pa trazime në luksin e pallatit, madje arsyeja e fundit e bëri të njihte rrugët e mërgimit. Shumë i ri humbi të atin, zbuloi kultura të ndryshme, dhe me profesionin e inxhinierit kimist ai njohu botën e pigmenteve dhe ngjyruesve.

Dhe kështu Skënderi njeh për fe Shqipërinë dhe ndaj ai mbetet dykrenor si flamuri Kombëtar. Ashtu shfaqet mjaft i mrekulluar më një rrugëtim mbretëror për fatet e Atdheut. Babai i tij Xhelal bej Zogu (1881-1944) shfaqet me Hysein Agolli-Dohoshishti, gjeneralin Giraldi, majorin Hysein Selmani, dhe me Sotir Martini-Burgajet, në vitin 1930. Faika Mixhalliu (1897-1935) nëna e Skënder Zogut dhe gruaja e tretë e princit Xhelal bej Zogu ndërri jetë e re dhe kështu Skënderi dhe motra e tij Elvira u rritën nga një guvernate gjermane, që quhej Maria. Kur i ati u rimartua me Hyrijet Allajn (1916-1993) nga Elbasani, Skënderi pa urtësinë e saj. Ai pa dhe varrimin e nënës Mbretëreshë, Sadije Toptani (25/11/1934) dhe natyrisht dhe tërë atë që rrethonte jetën në një Pallat Mbretëror deri dhe martesën e Mbretit Zogu I me Geraldinën. Njëkohësisht ai do të shënojë dhe një fakt që për Mbretin gatuante një zonjë me ngjyrë dhe ajo ishte e para e tillë që shihej në Shqipëri në atë kohë.
Skënderi rrëfen për Turqinë, Kemal Ataturkun dhe mjaft enigma të tjera. Kjo lidhet më kohën e Zogut I që i përket vitit 1939, pikëriht majit të atij viti kur Zogu I vendosi kurora tek statuja e Ataturkut në Stamboll. Edhe tabela në Pera Palace lajmëron detaje. I qasur në mjedisin shkollor në Gedikpasha në vitin 1947 ai na jep dhe kujtime nga memorja e tij për Bajram Nelin e mjaft të tjerë në Parmoor House në vitin 1941. Dhe kështu pasaporta e Hyrijet Zogut, gruaja e katërt e princ Xhelal bej Zogut, na sqaron dhe faktin e pesë fëmijëve të vendosur në të, krahas mjaft të tjerave që lidhen dhe me fuqinë e kësaj pasaporte.
Nga vila Laurens në Aleksandri dhe deri tek letrat për Churchillin nga kapiteni Muharrem Gjoka natyrisht ka mjaft gjëra që lexohen për herë të parë. Mësojmë fjalën e kryetarit të bashkisë së Hadërsfildit, Richard Harry Broune, dhe fatin e arit shqiptar. Jeta dhe misioni, mjaft enigma të tjera, si dhe kapërcimi i fakteve të tilla si “vendin tonë do të na e zënë servilë si puna e Fluturak Gërmenjit” kanë mjaft shije të mira dhe të këqija në këtë libër.
Dhe pas një gjenealogjie familjare, trungu Zogu me koka të prera në Strugë nga Turqit ka një Himn Mbretëror Shqiptar dhe një poezi të Lasgush Poradecit (Llazar Gusho) (1889-1987) botuar tek “Gazeta e Re” (9.11.1929) ku thuhet:
“Tungjatjeta o shqiptarë,
mblidhni tok me fis e farë,
se ka lindur Zog i Parë,
zog i parë pa të ngjarë!
….
Mbret! Që të pat lindur Mati
Me kuq zi kuq pika loti
Bijt e Shqipes si qëmoti
Sic ka urdhëruar Zoti.”
Libri mbyllet me një përkushtim për Ramush Haradinajn. E natyrisht “Kujtimet e mërgimit, një jetë në shërbim të kombit shqiptar” nga z. Skënder Zogu me një bashkërendim faktesh dhe gjërash Dr. Patric Nazhbor (Najbor Patrice) janë një kontribut real në një kuptim më të mirë të një pjese të historisë interesante, plot ngjarje dhe të panjohura të Vendit të Shqiponjave dhe prej Familjes Mbretërore Shqipëtare.
Comments