top of page

UDHËS ME POEZINË



Asnjë qetësi nuk e njoh të urtë as ajrin e prajshëm të ernave as shtratin ku ngjizen stuhitë as vuajtjen ku prehet dhimbja Ara, ti më mësove të jem vetja guximi për atë që është imja kam kujtime abtrakte të kohës dhe, s´dua të jem ti, e as si ti, më quaj bar i shkulur, pluhur i trazuar, vetimë e qiellit me ré Ara, jam ndryshe nga të tjerët edhe në furi stuhish të mëdha unë ndryshe marrë frymë nga ai i dehuri atje, ose ai rrëzuari. I kam dashur të dashurat e mia duke mos u marr më shumë se u kam dhënë, shpirti im kaherë s´është i im, as i njërës nga ato

Rogana që ëndrron është qiell me ré, qiell deltinor nga dukja dhe jo aq e çliruar nga muret Kjo botë me shumë realitete, që brezat e kombit s´e njohin është Alfabeti pellazgë dhe, mohimi i prejardhes pellazge mohimi, nga studiuesit tanë!? Ara, ne e dimë burimin e së ardhmes sonë, e të nesermes mendja më ikën nëpër antikë!... muret e kësaj heshtje janë me plagë, -në pala të fustanellave ku duart e diellit kullojnë gjak Tokë e lavrueshme e Roganës te ti kam parë gëzimin e farës së bimur, e gëzimin dhe luleve Vendi im, kur do ta pohosh ti prejardhjen dhe trashëgiminë pellazge, historinë e antikitetit Ara, kur do ti festojmë lindjet e përëndive pellazge, alfabetin me 54 shkronja të pellazgëve pyetë Rogana dhe kombi ynë!... Udhës me poezinë, unë takova zotin Thoti, Zeus, e Aleksandër ata që krijuat njeriun në histori.

Atdhe Geci - 2020

 
 
 

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page