Astrit Lulushi
Qarkullon shprehja "një komb, por jo vëllezër", kur flitet për grekë, romakë e shqiptarë. Kështu cilësoheshin ata që në lashtësi, kur jetonin në qytete-shtete më vete, ose në fise a principata, dhe kur bashkoheshin për luftë quheshin ‘Komb’. Ndryshe nga sllavët, gjermanikët ose nordikët, kombet (grek, romak, shqiptar) nuk janë të lidhur, por kanë marrë shumë nga njeri tjetri që prej kohëve të lashta, deri sa shpesh dallohen në gjuhë, por jo në pamje.
Mënyra më e mirë për ta kuptuar këtë është duke kontrolluar se ku qëndrojnë gjuhët greke, latine dhe shqipe në trungun e madh familjar të gjuhëve të vjetra indo-evropiane: Ndërsa ka grupe të përafërt gjuhësh, latinishtja, shqipja dhe greqishtja kanë degët e tyre të ndara dhe në anët e kundërta të trungut. Kjo sepse ato janë gjuhë krejtësisht të ndryshme a të veçanta. Gjuhë të ndryshme, njerëz të ngjashëm (una faccia, una razza).
Lidhja qëndron në historinë e vjetër që ndajnë. Nuk janë si një familje, por si fqinjë, të cilët jetojnë në anën tjetër të rrugës ose të detit.
Ka pasur përzierje të pashmangshme përgjatë shekujve, dhe ka grekë e italianë modernë që rrjedhin nga arvanitas ose arbëreshë, siç u quajtën shqiptarët në mesjetë. Por secili ka ruajtur identitetin e vet kombëtar.
Grekët modernë kanë pretendimin më të fortë për Greqinë e lashtë sepse aty jetojnë; edhe italianët banojnë në qendër të ish-perandorisë Romake; por nëse do të shkoni të kërkoni për para-ardhësit e tyre, nuk keni nevojë të shkoni larg; ata ndodhen midis Greqisë dhe Italisë, rajon i gjithë i banuar në lashtësi nga pellazgë, prej nga dolën shqiptarë, grekë e italianë.
Comments