top of page

U plakëm


Ildije Xhemali

U plaka unë, u plake dhe ti "Bije floriri, kërmazma ngel aty" Sup më sup qëndruar të dy Ta ruajmë mirësinë dhe n'pleqëri

Gabojnë fëmijtë, por të kthjelltin tru Zbuti fjalët, s'është mirë kështu "Ty të ka ngjarë, u duk kët' radhë Kjo sjellje e lig' , as n'fis e farë

Foli sat mbese, të mos rrij' kaq von' Mësoji nikoqiratë, se nuk e rëndon " Duron sa duron plaka, por si orteku I lëshohet plakut me saçme dyfeku

Kët' shtëpi nderuar, hapur e mbajta Unë Po t'qe për Ty, me kohë kish marrë fund Prita, percolla, e rrita fëmijë Gjithë ç'na njohën, na patën zili

"Hesht e hullo, më zure derën Dimrin më solle, se njoha verën Mallkuar qoft', kush bëri krushqinë Më mirë vetëm, se me ty pleqërinë"

U nxehën gjakrat, kësaj radhe ca Por nipi i shkathët, me kaq s'e la Gjithë "zënkën" rregjistruar në celular E dëgjuan gjyshërit, e qeshura në tra

Viruset kanë ardhur e do vinë, po jeta do vazhdojē

Pak humor


11 Poezi nga permbledhja : Lule mbi thinja "

" Bije floriri,kërmazma ngel aty " me kuptimin që gjer tani kemi shkuar mirë, kështu të vazhdojmë Hullo- hap petët e byrekut

31 views1 comment

1 comentário


FJALA E LIRE FREE SPEECH
FJALA E LIRE FREE SPEECH
10 de mar. de 2020

Ildije Xhemali Ju faleminderit Z.Fatmir Terziu që e shpërndarë poezinë time humoristike në www.fjalaelir.com!

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page