U NUSËRUA DHE GORRICA
Poezi nga Kozma Gjergji
METEORI
I dashuruar me vdekjen
Hap në errësirë
Një rrugë drite.
SUNDIMTARËT
Që të sulltanisnin rehat
Dikur na mësonin
Ta shihnim njëri-tjetrin
Me sytë e kobrës e krokodilit,
Sot na mësojnë
Ta shohim njëri-tjetrin
Me sytë e dhelprës e tigrit.
PRILL
U nusërua dhe gorrica,
U dhëndërrua dhe murrizi.
Qielli s'e përmbajti dot
Një shi lotësh gëzimi.
LUGETRIT
Hajdutët
E veshur me pushtet
Më bën të besoj që
Lugetrit
Ekzistokan me të vërtetë.
DEMI
Gjithë mllef
Zhgërryen tokën me brirë
E dherat hedh përpjetë.
Mbi kokën e vetë i bien.
Muzg
Në melankolinë e mbrëmjes
Ca shelgje të zverdhur
Dergjen në kotësi.
Ca shelgje.
Miq të respektuar z.Myslim e z.Sotir, mirënjohje për mendimet e vlerësimet
rreth poezive. I çmoj tepër dhe gëzohem, sepse ato i shprehin krijues të talentuar dhe
me përvojë. Siç e dini çdo publikim është një provim, prandaj janë dhe aq të nevojshme
, sidomos, prononcimet e kualifikuara. Ju falenderoj shumë për këtë ndihmesë të vyer.
Me nderime e konsideratë, K.Gjergji.
S.Athanasi:
Lexoj dhe rilexoj poezitë një nga një të këtij cikli poetiko-filozofik dhe them ky është Kozmai. Të befason me idetë që shtron dhe të fut në mendime për t'u kthyer varg pas vargu e për t'u ndalur sa te Meteori, në Prill, Lugetërit, Demi a Muzg. Të gjitha perla pa dallim. Urime e vazhdimsi, miku ynë K.Gjergji!
S.Athanasi/ Athinë!
Kozma Gjergi eshte nje ze i vecante poetik. Menyra si e koncepton realitetin, si e
interpreton, si e shtrydh dhe si e percjelle tek lexuesi te befason. Te befason per faktin
se s'ka asnje varg te tepert, s'ka shtirje dhe artifice per tu dukur...
Poezia e tij eshte esence lirko- filosofike me mesazhe gati proverbiale:
Kujtoni p.sh. poezine "Meteori", ose "Sundimtaret" ose "Prill" ose "Lugetrit" ose, ose, ose,
i gjithe cikli me pelqeu...
Suksese, me arritje te tjera. Te perqafoj: Myslim Maska, Athine.