„Demokracia është në krizë“, do të shkruante kohë më parë „Freedom House“. Dhe askush nuk ia vinte veshin në vitin 2018-të, kur thoshte, se vlerat që ajo mishëron, veçanërisht e drejta për të zgjedhur udhëheqës në zgjedhje të lira dhe të ndershme, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit, janë nën sulm dhe në tërheqje në nivel global. Ajo që një çerek shekulli më parë, në fund të Luftës së Ftohtë, u duk se totalitarizmi më në fund ishte mposhtur dhe demokracia liberale kishte fituar betejën e madhe ideologjike të shekullit të 20-të, po kalonte në satirë, humor, sarkazëm në karriget bosh të Parlamentit të Shqipërisë, ku braktisja nga ana e Opozitës krijoi shanse të tjera regresive për Demokracinë. Sot, është, pikërisht vetë demokracia, ajo që e gjen veten të goditur dhe të dobësuar. Për të disatin vit radhazi, sipas Lirisë në Botë, vendet që pësuan dështime demokratike ishin më të shumta se ato që regjistruan fitime. Shtetet që një dekadë më parë dukeshin si histori suksesi premtuese, po rrëshqasin drejt sundimit autoritar. Ndërkohë, demokracitë më të fuqishme në botë janë të zhytura në probleme në dukje të pazgjidhshme në shtëpi, duke përfshirë pabarazitë sociale dhe ekonomike, fragmentimin partizan, e mjaft të tjera, si qëllimi për të ndëshkuar dështimet me gjetje dështuesish dhe fajtorësh. Dhe gjetjet e tilla kanë një faturë. Kanë një marifet…
Filloi me një marifet të strukturuar. Një diagnozë „politike“ që u injektua ngadalë e në disa mënyra të mistershme, dhe që u përhap me shpejtësi nëpër kornizat e dukshme e të padukshme të skutave politike, mediatike e atyre të interesuara. U vunë në lojë dhe në mision struktura të larta, Kombëtare dhe Ndërkombëtare, dhe në padukshmërinë e tyre ndihmësit dhe sekretarët u kaluan shënime shefave të tyre, Deputetët e seleksionuar morën udhëzimet e fshehta dhe plani u realizua. „Po lexoja një mesazh për projekt-vendimin për të cilin do të votonim,“ thotë një nga të pranishmit e ligjshëm në atë sallë. Një i deleguar i stafit të shefit tha: „Shef, ju duhet ta lexoni këtë.“ Dhe kështu ndodhi.
Lajmi erdhi nga disa karrige larg, ku një vendim ishte miratuar nga Grupi Parlamentar i PD-së. Efekti i tij ishte përjashtimi i Liderit Historik të PD-së, Sali Berisha, nga Grupi Parlamentar, përfshirë edhe të pathënën, atë që është në thelb, udhëheqësin e kësaj partie, që luftoi për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Dhe në atë moment të Enjten, 09/09/2021 u mbyll një kapitull i historisë së PD-së.
Comments