top of page

U KTHEVA MALE TË VENDLINDJES




Vladimir Muça

Ju male të vendlindjes, Të pa lëvizshëm halorë, Si trupi im mëkuar burimëve, Veshur me pisazhe kristalorë; Mbuluar me brucën e bariut, Zhytur mbrëmjeve të ngrysura, Qullur prej lotësh e shiut.

Ju lashë të madhërishëm Si zemra e shoqes bareshë, Rojtarë kujtimesh lënë pas, Mes horizontëve kuqëluar, Të vendit atllas, Gurë shtigjesh toponime, Shtrojerë në ditët e përditëshme.

Ju lashë male Mes një flladi erënxehtë, Ditëve të zymta të papunësisë, Pa gunën tënde u enda shtigjëve të botës, Pa shtrojerën tënde I pa gjumë.

U ktheva male të vendlindjes!... Në gjirin tuaj për tu mikluar, Të rrugëtoj ku nuk mund të ecja, Të puth çdo truall Ku nuk mund të buzëqeshja. 1998-Prillë2020

HESHTJA VRASËSE Në anë të arës, Pushtuar nga idhësi e mugastrave, Dt-54 rrin në heshtjen vrasëse. Ndryshkun mbi te askush s'e shikon, Veç shterpësi e tokës Me ditët e braktisura, Makabre. 25 Mars 2020

JETË E DYSHUAR E shreu epshin në shtrat Prekusti, U vesh ngutshëm me shikim mbi re; Në rrugë doli si askushi, Me nocion gënjeshtre,me tjetër shpifje.

Fshehtaz shkoi në "punë" Mërzia në familje gjithçka tradhton, Shikimi zhgënjyes tretet në rrugë, Hija shtrojerës shpirtërat mundon.

Pa dlirësi zu fill "jetë"e tyre, Shkujdesur në jetë si nëpër ëndërra, Në çastet e saja prej ere Fillin e jetës s'e gjeta. 11Mars2020

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page