top of page

U falem o mrekulli të vendlindjes



Ju falem o mrekulli të vendlindjes

Të falem ty Korab dhe ty Drin

Perëndia ju krijoi për Shqipërinë

Korabi me kryet në re

Flet me Perëndinë dhe na tregon ne

Me zërin e tij siç flasin malet

Kur je në Korab largohen dhe hallet

Kur je në mal të zgjerohet gjoksi

Në majë të malit rrjedh gurra e ftohtën

Në majë të malit, liqeni i Dhoksit

Në majë të malit liqenet e Lurës

Në majë të malit liqenet e Kacnisë

Në majë të Homeshit, në fshatin Bllacë

Lutu o njeri te vend i perëndisë

Në majë të malit, bjeshka e Ilnicës

Nga mali i lartë Velivar

Rrjedh një ujvarë që pak e kanë parë

Drini gurgullues rrjedh në luginë

Aty ku unë linda dhe kam shtëpinë

Aty ku u rrita, kalova fëmijërinë

Eh Drin o Drin sa vuajtje kalove

Sa shumë donin të të kishin të tyre

Nga vuajtjet dhe luftërat edhe u nxive

Por për mua mbete kristal.

Këmbët kam freskuar në ujin tënd

Kur kisha vapë

Sytë i kam larë në ujin tënd pasqyrë

Dhe dua ti laj prapë

Por jam larg, lumi im

Jam larg, mali im, jam larg

Por largësia dhe mosha

nuk më ndal të shkruaj, nuk më ndal

Nuk e di përse uji yt , Drin

Më shëron çdo plagë

Nuk e di përse ajri yt, Korab

Më ngre në qiell dhe më ul prapë

Ju falem në gjunjë o mrekulli të vendit tim

92 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page