Nga Sh.B .Europrint
Një roman për të gjithë që nxit atdhedashurinë dhe ruajtjen identitetit kombëtar.
Para pak ditësh doli nga botimi romani “Gjuha e Zemrës” e shkrimtares, Vilhelme Vrana Haxhiraj. Romani flet për luftën e ashpër të serbëve ndaj shqiptarëve të trojeve etnike që ruanin racën, gjuhën dhe traditat e të parëve pellazgë-ilir në Dradaninë hyjnore. Mbi të gjitha vlera të veçanta ka qëndresa e burrave, grave dhe fëmijëve për të ruajtur etninë e tyre shqiptare.
Mirënjohje e autores!
Shpreh mirënjohjen time të thellë për dy Personalitete të Shquara të Kombit:
*Prof.dr. Eshref Ymeri, akademik dhe Personalitet i shquar i Labërisë, për analizën e mirfilltë e trajtuar sipas situatave në fushën historike të kombit.
*Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh, dekoruar me Urdhrin më të lartë të Presidentit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i cili në përputhje me temën ka analizuar në mënyrë profesionale dhe filozofike romanin “Gjuha e Zemrës”. Gjithashtu meritë e tij është dhe kopertina.
Gjithashtu nuk mund të le pa shprehur mirënjohjen time për stafin që nxori në dritë këtë roman të bukur për shijet e të gjithë atyre që u dhemb për kombin tonë të drobitur.
Për realizimin e botimit të romanit “Gjuha e Zemrës”, falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi të kualifikar dhe të palodhur, redaktoren, Lejla Gorishti, formatuesen, Blerina Ndreu, dizenjatorin Jorgo Saqellari, menaxherin e bashkëshortin tim Fitim Haxhiraj dhe ShB Europrint!
“Eh, babai im i shtrenjtë!
Mua ma ka fajin zemra që më është plagosur
nga një ‘syzezë dhe vetulla pë.”
Vivra
Autorja shkruan:
Nga ç’ motive u nisa për shkrimin e romanit “Gjuha e Zemrës”
Këtë roman ia kushtoj një çifti ideal që u bë simbol dashurie edhe pse ishin me kombësi të ndryshme. Historinë e dy të rinjve të viteve ’30 të shek XX, e njihja qysh para disa vitesh. Ai ishte një student shqiptar, kurse ajo ishte një vajzë rumune, të cilët u dashuruan qysh me shikimin e parë. Ndjenjat e tyre ishin aq të sinqerta dhe të forta, sa ata nuk pyetën as për racën, vendlindjen, gjuhën apo zakonet e njëri- tjetrit.
Madje vajza e rritur me pekule, për hir të dashurisë shkoi të jetonte në fshat me të dashurin dhe u ambjentua me natyrën e ashpër por tejet të bukur të Krahinës Verilindore të Shqipërisë. Ishte ndjenja më sublime ajo e dashurisë që ajo u përshtat me jetën e vështirë, me zakonet e rënda, duke u bërë model për gratë dhe vajzat shqiptare të një zone të thellë malore. Vajza rumune jo vetëm mësoi gjuhën shqipe, por ajo ua mësoi edhe fëmijëve të saj. Ajo i edukoi ata me dashurinë për gjuhën shqipe, për historinë e lashtë dhe vetmohimin për vendin e tyre. Pikërisht kjo sakrificë sublime e saj dhe e bashkëshortit për të mbajtur gjallë racën, gjuhën dhe dashurinë për vendlindjen, për atdheun e të parëve, bëri të mundur që në këto treva arbërore, me etni shqiptare, nën sundimin serb, të ruhet e gjallë autoktonia, gjuha dhe tradita e bukur shqiptare. Aurelia nuk kishte gjak shqiptari, ajo lindi fëmijë shqiptarë të cilëve u mësoi, dashurinë për kombin, u mësoi adshurinë për gjuhën e të parëve pellazgë dhe traditat e bukura të malësisë Tetovare, duke u bërë shembull virtyti i një bashkëshorteje dhe një nëne me zemër të madhe. Ky çift që meriton nderim janë, Ajvaz Voka nga Shipkovica e malit Sharr, në trevën e Tetovës dhe Aurelja Graur, rumunia nga Transilvania. Pas martese ajo u quajt Aishe Voka, e cila edhe pse ishte me kombësi tjetër, u bë një nënë e dhemshur, një nismëtare për emancipimin e gruas dhe shoqërisë në Shipkovicë e më gjerë.
Z. Baki, duhet të jeni krenar për prindërit tuaj dhe duhet të ecni në gjurmët e tyre!
Vivra
Comments