U bëmë prrallë


U bëmë prrallë ,

Jemi bërë për keqarrdhje,jemi bërë gazi I botës.

Çdo qytetar I ndershem dhe normal I Kosovës, më mirësjelljen më të madhe ua kërkon të gjithë shkarravitësve dhe sharësve amator e profesional të pushojnë të denigrojnë Kosovën dhe shqiptarët e sajë në kte krizë të thellë të moralit,në kte krizë të thellë politike që po na fusin lideret tanë që vetë I zgjodhëm , në ketë kohë Pandemie kur po luftohet për secilën jetë të kërcnuar nga Coronavirusi .

Shkruan Halil Gashi

Kur lexon dhe degjon atë se çkaflasin dhe shkruajnë sot deputet e Këshilltar , militant të qelbur të njëres apo tjetres parti që nuk dijnë kufi të moralit dhe njerzisë dhe disa të tjerve që marrin guximin ta quajn vetën anlistë, atëherë më të drejtë mund të themi se jemi bërë për keqarrdhe ,u bëmë gazimi botës .Nuk dijë a kemi qenë ndonjë herë në një pikë më të ulet të krizës morale si shoqëri e komb. A ka gjë më të turpëshme se kur dikush hynë aq thellë në privatësinë e tjetrit , deri në atë pikë sa të përkeshet smundja e dikujt, apo të shkohët aq thellë në shpifje për dikënd , ku pa as një argument denigrohet ai I cili nuk është në kampin tënd politik ,kur në mënyra më të keqe turpërohet familja e dikujt, ketë nuk ë bejnë njerzit normal .…….

Kjo që po ndodhë tani më këto forma linquese nuk ka qenë kurrë veti e jona nder shekuj,jo pse nuke kemi patur armiq dhe kundershtar, por ata I kemi luftua më nderë dhe dinjitt , kemi respektua kundershtarrin dhe ai na ka respektuar neve.Sharjet , fyrjet shpifjet nuk kanë qenë kurrë veti e kombit tone ndër shekuj. Më kujtohen të bëmat dhe dokët e asaj trashigimie tonë zakonore të ruajtur ndër shekuj që na bënin fisnik , shumë mëndimtar të themi edhe pleqnar të kahmotëshem nga rradhet e Aristokracisë se mëndjës tonë kombëtare , anipse pa shkolla të larta e mastera edhe doktorrata të sotit të cilet ishin mëndje ndritur në Dukagjin , Drenicë, Karadak e gjetiu të cilet thonin se : “Burrin më mirë vraje se sa ta shashë” sharja , fyerja dhe shpifja atëbotë nuk ishin tipare të shqiptarisë për ketë kishte norma dhe sanksione.

Prej nga I terë ky degradim moral I yni ,në veqanti në keto vite pas lufte që ka vërshuar mediat dhe portalet e shumta , Sharjet dhe amoraliteti , nuk ishin kurrë ves I shqiptarve, ato ju takonin popujvee me primitive dhe fundrinave të popujve fqinjë të arrdhur nga Karpatet, sharjet , fyerjet dhe shpifjet , ne veqanti përgojimi I familjës , motres , vllait apo farefisit është tipar i Kollhozeve më të ndyera të regjimeve të kaluara.

Kur sot lexon dhe degjon atë qe thojnë apo shkruajnë ,deputet e këshilltar të politikantve pushtetar, militant të qelbur , dhe analistë mjeran e të tjerë që shajnë dhe fyejnë aq rëndë dikend pse është I rreshtuar në një kamp tjeter politik të bënë per të vjellur. Në emer të shqiptarisë dje patriotizmit nuk lenë gjë pa I thenë shqiptari shqiptarit, në ëmër të shqiptarisë pse dikush mëndon ndryeshe ,shqiptari – shqiptarit ja fyen familjën , ja denigron edhe femiun në djep. A janë patriotë keta shpifës e sharës të gjitha ngjyrnave.A ketyre idiotve dhe injorantve duhet dhënë hapsirë që në media e portale të ndryshmë të shperndajnë flliqësira vetëm për klikime dhe përfitime . Zoti mos e dhashtë që ky soj degjenerikësh të vijë ndonjëhërë në pushtet, Zoti mos e dhashtë që këta mërcenar të portaleve dhe Facebok-ut të marrin orjentimin politik të kombit në duart e tyre. Zoti mos e dhashtë që shqiptari që e shanë shqiptarin që e ofendon familjen e tijë të dalë për ti pri kombit tonë të e as te jetë afër pushtetit e lerë më në pushtet.E themë më plotë gojën se të tillët nuk kanë as gjë të përbashkët më tiparet e ndritura të kombit tonë më lirinë tonë më shtetin tonë më të arrdhmën tonë .Të tillve populli do te të ua trgoi vëndin se shpejti .

Kjo nuk ka asgjë të bejë më të nesermën më të mirë politike të vëndit, kjo nuk është as gjë tjetër vetem se prostitucion legal politik fjales se lire i cili po të kishim shtetin e se drejtës këta mjeranë , ky sojë i qelbur I shoqërisë tonë do të duhej të përgjigjëshin për të gjittha keto të bëma të pa argumentuara as më të vetmin argument. Të ja japish ketij soji lapsin për të shkarravit për tjetrin qysh atij I teket , është njesoj si të ia japaish Majmunit Kllashnikovin më plotë fyshek e ti thuah ngrehja gishtin drejtë masës .

Shteti nuk është Kooperativë bujqësore e as që udhëhiqët më logjikën e tyre, në politkë duhetë të ketë etikë dhe moral , të pa moralshmit nuk mundë të bejnë politkë të drejtë dhe te moralshme. Politika nuk është intrigë e as e drejtë ekskluzive e vetem dikujt. Shteti nuk është pronë private e as një individi apo subjekti politik. Pushteti nuk është privilegj por është përgjegjësi .Shoqëritë demokratike udhëheqjen e shtetit e kanë të rregulluar më Kushtetutë, më ligj dhe norma të tjera demokratikë. Kushdo që bie ndesh më to duhet të hik nga pushteti, apo kush do të marri pushtetin jashtë këtyre rregullave nuk mund ta bejë . Kur përmënd Kushtetun nuk mund të mos e themë se ne sikur çdo shtet tjeter kemi një Kushtetutë që rregullon shtetin. Por , kur po degjoi keto ditë shumë analistë dhe njohës të sistemit Kushtetues që po bejnë interpretime Kushtetues e, po krijoi bindjën se Kosova nuk paska vetëm një Kushtetutë , por, paskmei shumë Kushtetuta ngase secili po e interpreton të njëjtën Kushtetutë Kushtetutën sipas qejfit të vetë ose sipas interest të Kampit politik që I përket, apo ndoshta edhe për shkak të njohurive të mangëta që disa I kanë.

Sot, kur Kosova dhe poplli I sajë po jeton në ankthin e kësaj Pandemie, ky soj mjeranësh me broqkullat e tyre don të minimizojnë vujtjet dhe dhëmbjet e te gjithë atyre të prekurve nga Coronavirusi atyre që janë në arrest shtepiak nga ky virus të cilet po luftojnë me jete a vdekje, ky sojë mjeranësh nuk bashkndiejnë dhembjen e atyre familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky virus. Ky soj mjeranësh, minimizojnë përpjekjet heroike të mantelbarrdhve në luftë më ketë pandemi dhe përpjekjet e Uniformave Blu që ditë e natë gjendën në sheshe e rrugë dhe institcione të shtetit, pranë qytetarve të Kosovës për të jetësuar këshillat e mjekva tanë dhe shtabeve për ndaljen e kësaj Pandemie . Ata qe po bejnë punë të mrkullueshme më përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale. Edhe pëkundër tërë kësaj përplitje të popullit tonë nën kercnimin e kësaj Pandemie ,prap ky soj mjernesh gjene kohe për sharje , fyerje dhe ofendime për interesa të këtij apo atij individi , lideri apo subjekti politik, prapa të cilt në mënyrën më të rafinuar fsheh interesin e tijë përsonal.Askush bga këta “ patriot” nuk merr mundin që të flasi një të vetmën fjalë të mirë për keta heronjë të ditëve të sotit siq janë mantelbarrdhet dhe Uniformat “ Blu”.

A nuk janë mu ky sojë e sorollop ai I cili jo gjatë luftës ngase nuk e kishin guximin, por pas lufte brohorisnin”Krejtë Kosova është UÇK” Kur Hashimi e Ramush dhe komandantë të tjerë quheshin Mic Sokola e Skenderbega ,kurse sot shumë nga këta që I lartësonin atëher tan I quajnë veteran të rrejshëm dhe hajna. Shumë nga ky soj që tani po shkarravisin janë barrikadua në kampe politike , varsisht nga interesat e tyre e janë berë Albina e Vjosa , Isa e Agima , Ramusha e Hashima . Më keto sjellje , sharje dhe ofendime po denigrohet nje pjesë e historisë tonë më të re ,kështu nuk nuk I bëhët nderë as respekt as njerit nga ta.Të mirë apo të kqinjë ne më votën tonë I sollem aty ku janë sot . Ne mund të mos I votojmë më ,mund ti mos I pelqejme , por nuk mund ti gjykojmë sipas tekeve tona . Historia është ajo e cila secilit do ti japi vëndin e tijë meritor në Kosovën e pas luftës për të bëmat apo të pa bemat e tyre.

Andaj , çdo qytetar I ndershem dhe normal I Kosovës, më mirësjelljen më të madhe ua kërkon të gjithë shkarravitësve dhe sharësve amator e profesional të pushojnë të denigrojnë Kosovën dhe shqiptarët e sajë në kte krizë të thellë të moralit,në kte krizë të thellë politike që po na fusin lideret tanë që vetë I zgjodhëm , në ketë kohë Pandemie kur po luftohet për secilën jetë të qytetarit të kërcnuar nga Coronavirusi .

26 views

Shkrimet e fundit