top of page

Tutela nga pseudo-aktiviteti


Fatmir Terziu


Pseudo-aktiviteti?! Pseudo-aktiviteti është përhapur në mënyrë alarmante. Njerëzit kanë një dyshim të zbehtë. E zbehta e tyre është mosbindje. Mosbindja ka efektin dhe efektivitetin e termit “kohë e lirë”. A ekziston një e tillë? Ndoshta sjellja e sotme, mënyra e kulturuar e përfshirjes “prodhuese”, hapësira e mosbindjes “fiktive”, vetë rutina e gjërave “spontane”, kanë faktor këtë pseudo-aktivitet. Në fakt pseudo-aktiviteti është një përfshirje e mundur vetëm për njerëzit që kanë tejkaluar tutelën e tyre. Tutela, ishte një dhimbje, është një sëmundje e shoqërisë së sotme shqiptare.

Më së shumti e saj?

Në fakt kështu konkludon si shkas dhe si rezultat. Rezultati i kësaj tutele shqiptare është parodi e të njëjtit pseudo-aktivitet, të cilin e quajmë produktivitet. Produktivitet, që shoqëria nga njëra anë e kërkon pa ndërprerje, dhe produktivitet që kontrollon individin mes pseudo-aktivitetit të individit të kësaj shoqërie. Ky produktivitet edhe në serinë e librave është spontanitet, madje spontanitet mjaft i gabuar. Të dhënat e tregojnë saktë. Mjafton të shohim se si shfaqet sot antagonizmi krijues dhe antikrijues. Antagonizmi nuk është më në mesin e atyre njerëzve që e konsiderojnë veten si antikrijues. Ai është tek termi aksidentalisht, spontanisht, ose më saktë përfshirje në proces. Në proces ka një mori të gabuar, në vetë procesin krijues. Të gabuar, por jo aksidentalisht. Them kështu, sepse njerëzit kanë një dyshim të zbehtë. E zbehta e këtij dyshimi kuptohet nga aritmetika e botimeve, e përfshirjeve në botime, madje e shpallimeve të romaneve, zhanrit më delikat të prozës, ku dihet se si mbahet zgjedha mbi këtë ndërrmarje, se sa e vështirë do të ishte hedhja e zgjedhës që peshon mbi ta.

Pseudo-aktiviteti krijues?!

Kjo lloj sjelljeje bashkëkohore e kohës së lirë përshtatet megjithatë në një kontekst shumë më të gjerë. Nëse në vitet nëntëdhjetë dëshirueshëm dhe kopjueshëm të lirisë iu mësy ushtrisë së madhe të “pseudo-aktivitetit”, sot Ata dhe Ato preferojnë të shpërqendrohen nga aktivitete nxitëse dhe iluzive, nga kënaqësitë e institucionalizuara periferike, sesa të përballen me vetëdijen, se sa të kuptojnë se kanë pak akses, sepse kanë ata vetë tutelën e pakuptueshme, një mjet që i ndjek hijeformë në mundësinë e ndryshimit sot. Por ama kjo si formë e pseudo-aktivitetit në përgjithësi, ekziston edhe si një arsye e mirë për të supozuar se të gjitha format e veprimtarisë pseudo-aktive përmbajnë një nevojë të detyruar për të ndryshuar marrëdhëniet e parafinuara të shoqërisë. Të rafinuarat janë në vetë strukturën e pseudo-aktivitetit të tillë. Ky lloj pseudo-aktivitet lidhet edhe me interesat e individëve, që e kanë tutelën si një formë të re të jetës, të shoqërisë ku ata janë përfshirë, të vetë termit “kohë e lirë”. Interesat e tilla janë akoma mjaft elokuente për t’i rezistuar tutelës në formën e re të shfaqjes së saj, brenda kufijve të panjohur e të pacaktuar, si shtysë e përfshirjes totale.

Kjo do të përputhej me parashikimin shoqëror se një shoqëri, kontradiktat e qenësishme të së cilës vazhdojnë të zhvlerësohen, nuk mund të integrohen plotësisht edhe në vetëdije. Shoqëria nuk mund ta ketë gjithçka në mënyrën e vet, veçanërisht jo në kohën e lirë. Kjo e fundit e ushqyer dhe e arnuar nga tutela e pseudo-aktivitetit duket se me të vërtetë pretendon të krijojë hapësirë për njerëzit. Nga natyra e saj kjo formë nuk mund t’i kuptojë e jo më t’i pretendojë ata plotësisht pa i shtyrë mbi buzë të greminës së kohës së lirë. Do të përmbahem nga drejtshkrimi i gjërave! Ama, unë mendoj se këtu mund të shohim një shans të pjekurisë që na e shkuli tutela e djeshme. Përfundimisht mund të arsyetoj dhe forcoj më tej besimin se pseudo-aktiviteti është edhe një sasi narracioni efikas për ta kthyer kohën e lirë në liri siç duhet. Të paktën kur kjo e fundit i ka munguar shoqërisë shqiptare për një gjysëm shekulli!



56 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page