top of page

Tufë me epigrame


Ë de, pse?!

Tufë me epigrame



E mori për vete


Të premtoi mrekullinë,

votën po t`ia jepje.


Ai e mbajti fjalën,

veçse mrekullinë,

e mori për vete!



Artist ishte, është dhe do të jetë

Tek ajo tavolinë dikur ulej një artist,

disa e spiunonin, disa i qëndronin larg.

Sot ai ulet përsëri, po tek ajo tavolinë,

të gjithë duan t`i afrohet sa më pranë!


I luten që të bëjnë me të një fotografi,

i luten që ai nga një autograf t`u japë,

ata duan t`u tregojnë miqve dhe bijve:

me atë “ishin” dikur, me atë janë prapë!


Miu


Rrëmbe këtu dhe rrëmbe atje,

një metaforë dhe një metonimi,

i shton në librin tënd me vargje,

n ‘botë s`gjen tjetër “poet” si ty!


Bëhesh si miu që çdo gjë lëpin,

ushqim me aromë kudo kërkon,

por edhe nëse çarku ka defekt,

diku te qoshja macja përgjon.


Pensionistët gjithnjë presin!


Pensionistët, me zemër, prostatë e tension,

njohin vetëm spitale, radha taksash, kafene,

marrin gazetat e ditës, presin lajmin e madh,

veç nekrologjive, nuk shohin asgjë tjetër e re...


Ë de, pse?!


Sa herë thua pse?

Sa herë humb rastin, pse?

Sa herë qorton veten, pse?

Ë de, pse?!


Bëhu i mprehtë miku im,

kape rastin, mos e lësho,

vjen një herë, s’kthehet më,

veç pa mend ti mos vepro!


Si dielli në qiell të vrenjtur


Justifikohesh se ke telashe dhe pengesa, ndaj s`po mund t ‘arrish qëllimin në jetë,

mos harro se dhe dielli n ‘qiell të vrenjtur,

për të ardhur në tokë duhet të çajë retë...

101 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page