TRUALLI 78 M.M. KATRORË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 5, 2020
- 6 min read


TREGIM NGA AZIZ NESIN
Kaq e kaq netë i pagjumë. Nga puna e lodhshme, e stërgjatur, m’u shkatërruan nervat. Dua të fle por e pamundur të mbyll sy… Shkova tek nervologu ! -Sa orë punon në ditë,- më pyeti!
-gjashtëmbëdhjetë me njëzetë orë,- i përgjigjem.Nuk më besoi.
-Dukesh i lodhur nga puna me orar të zgjatur,-më thotë duke më parë në sy jo pa qortim.
Për pak desh e shava. Po pse more nga qejfi punoj kaq shumë orë?- desha t’i thosha…”Dëgjo dhe dëngla tani”… Mora një trastë me ilaçe, më dha dhe hapje për gjumë. Nuk pata ndonjë përmirësim. Në çastin që shtrihem në krevat, menjëherë sa më mbyllen qepallat e më vjen gjumi, befas më kujtohet qeraja e pa paguar e tre muajve. E, si do më zërë gjumi.
-Filloj llogaritë…360… heqim njëzetë e pesë…Marrim një nga gjashta dhe zerua bëhet dhjetë…heqim pesë nga dhjeta, mbeten pesë…Nga katra heqim dy, mbeten dy…tre i kishim në mendje…325 plus 96…Pesë plus gjashtë, njëmbëdhjetë…një herë një, një në mendje.
Duke mos mundur ta bëj llogarinë permendsh, ngrihem nga krevati.Vë fletoren mbi komodinë dhe filloj llogaritë. Marr një hapje tjetër për gjumë. Në çastin që është duke më zënë gjumi mendoj: “ Nëqoftëse kursej 10 lira në muaj, sa bëhen për një vit?...Qeraja e shtëpisë po ma merr shpirtin… Po pse xhanëm nuk e meritokemi edhe ne, të blejmë një kolibe në këtë botë, ku të prehemi si njerëz?
Nuk mund të them me siguri nëse fjeta pesë- gjashtë orë gjatë gjithë javës . Natën e të mërrkurës të kësaj jave, gjendja ime kishte arritur në kufirin kritik, morra gazetën dhe fillova ta lexoj, vetëm e vetëm që të më zinte gjumi. Në faqen e parë me gërma kapitale pash njoftimin: - ‘’Në lagjen Taksim shitet një truall katër million lira”.
Katër million lira… Trualli ishte 1624 metra katrorë. U përpoqa të përpjestojë katër milionë me 1624 edhe pse jam i turbulluar, s’rrija dot pa e ditur. Një metër katrorë bënte 2500 lira*. Po vrisja mendjen nëse do të mundesha ta blija këtë truall…Katër milionë lira. Sa nxjerr në muaj?,- Pesëqind lira.
Erdhi ime shoqe dhe filloi me lutje, të më mbushte mendjen për të fjetur.
-Pa ik me të mirë i thashë,- nuk e sheh se po bëj llogarira?...” Fillova përsëri të bëj hesape”. Këtë rradhë me idenë se sa mund të kursej. Pra, pesëqind lira është rroga ime mujore. Le ta zëmë se do të mblidhem shumë, në mënyrë që të shtrëngohem për të kursyer 100 lira, do të kem një million e dyqindmijë lira, prapë nuk bëhet gjë. “Ç’të bëhet të bëhet!” Vendosa perfundimisht ta ble këtë truall, pavarsisht nga çmimi. Pa e kuptuar fare, filloi të gdhihet, po këndonin kaponjtë.
_Zakoni im i vjetër për të bërë llogari. Kam qënë dhe mbetem tërë jetën i pasionuar pas tij. Kur isha në gjimnaz, gjithmonë llogari bëja. Fjala vjen, për sa milionë vjet do të mundesha të shkoja me këmbë, bile pa marr frymë, në Hënë, tek Dielli, tek Marsi. Në përputhje me llogaritë që bëja, do të qe shumë më e thjeshtë, tepër më e thjeshtë të shkoja me këmbë tek Dielli, sesa të blija këtë truall.
-U gëdhi e ra sabah dhe unë akoma nuk po mundesha të çlirohesha nga ai ferr i tmerrshëm llogaritjesh. Sikur dhe tre mijë vjet të rroj, prapë nuk mund të mbledh kaq para. Befas më shkrepëtiti në mendje, t’i bëj pak më ndryshe llogaritë: - Të mos e prish rrogën mujore, por ta vë mënjanë. Në përputhje me llogaritë që bëra duhet të rroj dhe të punoj ende 666 vjet patjetër. Prapë bëmë një vërë në ujë. Morra rrëmbimthi dhe dy hapje gjumi dhe u shtriva në shtrat. Meqënëse dhe mendja dhe shpirti im rronte me truallin, s’më merrte e s’më merrte gjumi. U ngrita përsëri. Do të punoj 24 orë në ditë kundrejt 16 orëve që kam punuar dhe do të vë mënjanë një mijë lira në muaj, sigurisht pa harxhuar asnjë grosh, ndryshe s’bëhet. Ta dijë edhe pronari im, që të marr këtë truall do të më duhet të rrojë edhe 333 vjetë. Erdhi vajza më përkëdheli, më puthi duke m’u lutur:
-Babushi fli, të lutem fli!
-Zhdukmu nga sytë,- i thashë dhe u përlota kur e pashë që iku e fyer dhe e tronditur.
Nëqoftëse nuk marr truallin, nuk do mundem të fle. Këtë rradhë nisa t’i bëj llogaritë sëprapthi: Sa mijëra lira mund të fitoj në muaj dhe sa mijëra lira mund të vë mënjanë për të blerë këtë truall. Dy mijë në muaj po kurseva, duhen të paktën 167 vjet…Ta marr djalli! …Me çfarëdo lloj mënyre, nuk do të mundesha ta marr këtë truall.
Fillova të flas me vete: Njeri si unë është dhe ai që e bleu këtë truall. Punoi, u torturua, dhe mblodhi lekët. Uuufff…” Punë e tij, bukur e përballoi”. Numëroi një më një katër milionë, dhe bleu truallin…
Duhet të marrësh dhe një hapje tjetër. Kapërceva edhe një hapje tjetër gjumi. Një farmaci e vërtetë ky stomaku im.
-Xani, të lutem fli pakëz!
-Pa hiqmu qafe…
Mirë, por…vërtetë çuditem, ky njeri që numëroi kokërr më kokërr katër millionë, në ç’mënyrë arriti të fitojë kaq shumë lira?, Phu…Pa të bëjmë një iinterpretim tjetër llogarish…Që të japësh katër milionë për truallin duhet të kesh të paktën edhe katër milionë të tjerë në bankë. Pra gjthsej 8të milionë. Ç’pjesë e shoqërisë është ky njeri? Dhe nëpunësi më i lartë i Bashkisë të jetë, nuk mund të marrri më shumë se 1500 lira në muaj. Që të grumbullohen këta katër millionë, pa harxhuar asgjë nga rroga, duhen 276 vjet.
Në djall të vejë. Po më pëlcet koka. Po mirë, po sikur të jetë mjek ky njeri? Mjekët fitojnë shumë para. Për çdo vizitë marrin të paktën 30të lira.
-Po gdhihet, merr një sy gjumë.
-Ju thash një herë, më lini të qetë!...
Dhjetë vizita të bëjë në ditë, na bëjnë treqind lira. Në muaj 9.000…Nga këto nëse do heqi mënjanë gjashtë mijë, duhet të punojë si mjek 67tëvjet. Jo!, nuk mund të jetë mjek pronari i truallit. Ta zëmë se është tregëtar. Duhet të fitojë pak a shumë 10.000 lira në muaj. Nuk del gjë or mik.
-Nata e pestë i pagjumë. Pa shtrihu pakëz, mundet të të zërë gjumi. Mbështeta kokën mbi jastëk dhe mbylla sytë. Po si të më marri gjumi…Ja, e gjeta. Duhet të ketë patur një shtëpi publike me pesë vajza bukuroshe. Çdo “vajzë” i sjell në ditë 100 lira. Pesë herë njëqind = pesëqind…30 herë pesëqind = pesmbëdhjetë mijë .në muaj…Hiq qeranë, shpenzime të ndryshme, na ngelin të thata dhjetë mijë. Në vit 120 mijë…për tridhjetë vjetë. Në djall të vejë, dhe udhëheqës shteti të bëhem, prapë s’do mundem ta ble atë truall. Me tregëti droge dihet që s’e bëj dot…
Në çast më vetëtiti në mendje. Gërrmova xhepat dhe gjeta dymbëdhjetë lira e gjysmë. Pyes njerëzit e mi: - Juve sa u ndodhen?
Gruaja kishte pesë lira, ndërsa fëmijët dy. Bëjnë gjithsej nëntëmbëdhjetë lira
e gjysmë… S’është e thënë ta marr të gjithë truallin. Aq sa mundem aq do të marr. Siç thamë një metër katror bënë 2500 lira. Nuk mundem ta marr. Një cm. katror bënë 25 lira. As kaq s’mundem të marr. Një milimetër i metrit katror bënë 25 grosh. Unë kam nëntëmbëdhjetë lira e gjysmë…Me këta lekë mund të ble 78 m.m. katrorë truall. Pash orën, donte afërsisht dhe dy orë që të gdhihej . Mendova të shkoj shpejt në mëngjes dhe t’i them:
-Më jep nga trualli vetëm 78 milimetra katrorë! Njerëzit e mi m’u lutën përsëri: -Pa fli pak…pakëz fare, që të shlodhesh…
Shtatëdhjetë e tetë mm.katrorë tokë…Dhe gjumë të përjetshëm po të dua të bëj në këtë truall, prapë nuk do të më nxërë. Këmbët do më ngelen jashtë dhe do të shtrihem në truallin fqinjë. Apo më mirë të rri në këmbë, tjetër rrugë s’ka. Ju them gruas dhe fëmijve:
-Nuk ka vend për ju, më dëgjoni çfarë them? Unë për vete e gjeta një copëz toke, pak a shumë sa të rri drejt e me një këmbë, në këtë botë. Ajde largohuni që këtu…shikoni të rregulloheni vet me ndonjë cope truall!...
-Të sëmuri pagjumësia!...më thonë, - tek largohen të tronditur e sypërlotur.
Ua rekomandoj dhe juve të tjerëve. Pa bëni edhe ju esape si do t’i fitonit këta katër millionë lira, sa centimeter katrorë truall do të mundeni të bleni. Dhe…Do të takohemi në sallën numër 8të të PSIQIIATRISË. Shtrati im është pranë derës, menjëherë sa hyn, në krahun e djathtë.
*Një lirë turke e barasvlefshme me 2.50 dhrahmi të vjetra.
Përktheu nga greqishtja,
MYSLIM MASKA
Nuk befasohem i dashur Myslim, se me shqipërimet ke eksperimentuar qysh herët. Sigurisht në këtë stad ke arritur në perfeksion. E them këtë duke pasur parasysh (krahasimisht) përkthimet e mëparëshme të A.Nesinit nga profesionistë të shquar.
Shumë përgëzime për suksesin e të uroj që dhe shqipërimin ta bësh pjesë të krijimtarisë. Përqafime. Kozmai.