VËLLIMI POETIK “Stinët e andërrueme të kthimit”,[1]
PUNUAR NGA ARQILE V GJATA
Poeti Leon.Lekaj krijonë situata, të cilat dëshmojnë aftësinë e tij krijuese. Fantazia e tij sjell episode, situata, aksione, ngjarje artistike, që përmbajnë ide brënda tyre...
“-Jam mësue me vdes shpesh, bota ime!
-Si një çerdhe e zbrazun shehun n syrin e një zogu.
--Dertin e duarve e kam të bymyem prej baticash të vjetra.
-Zhytun n pigmente indiferentizmi dhe harresa fjalësh.
-Dhe si një rekuiem pushtuen atmosferën.
-I dashuruem me baraspeshën e sendeve.” Vargje marr nga nga ky vëllim poetik.
Vëllimi poetik zë fill me një poezi simbolike, ku shprehet mjaft bukur estetikisht fenomeni i IMAZH-it.
Në këto vargje autori mediton me veten e tij, për atë që ka përzemër.
Te poezia gjejmë dy personazhe...Vet Poeti dhe e Dashura e tij. Ata janë dy krijesa imagjinar..{por të besueshëm}.të një kohë të HARRUEME..
“IMAZH”
Kur të vij tek ti
më prit tek dera e harrueme
t’ shkarkoj yjet e lagësht
gjurmët e kuajve të erës
dhe rrugën e dritës...
Aty do djegim membra.nën e pritjes,
cipën e hollë biruese gjithkah
prej zanit të hapun brenda vedit.
Në orët e pendueme
heshtjen do ta varim në muzgun e mbramjes
e do rrokemi me fjalët qe s’mbrritën kurrë
deri në lodhje,
kur tretet gjumi në ag.
Ne të dy kem’,
ma shumë se një han’ , e dashtun,
e, asht mkat me hup dritën
që çel rrugn’ e shpirtit.[2]
Brenda kësaj poezije gjejmë një varg mbushur me jetë,
-prej zanit të hapun brenda vedit, që ka një kuptimi të gjërë, ku prej fjalëve-“prej zanit”, ndjejmë, shijojmë, kuptojmë, shpirt, jetë, frymë!
...Kështu krijohet vizioni, dëshira e poetit për të pasur më se një Hënë!
“ Ne të dy kem më shumë se një Hanë!”
Koha lëndore, vargjet e poezisë janë të mjaftueshme për rrokjen e mendimeve, sidomos, detai, kodi i heshtjes, si një artikulim, si heshtje ...
” heshtjen do ta varim në muzgun e mbramjes “
L.Lekaj ka aftësi të krijoj situatë, përsiatje si;
PËRMBYSJE
U rrzuen lugjet e t’ përditëshme të mia,
Papritun, si shtjell tymi
që er’ e mugët zhgul
Mue s’më mbeti tjetër
veç me pa sa shpejt formohet vorbulla
në një mbasdite, me diell mbas shpine,
e me vrejtë vëmendshëm
se si hynë jeta nëpër brimë të çastit.,f,8[3]
Këto vargje tregojnë se autori i njeh mirë korridoret, rrugicat nëpër të cilat komunikon aq kthjellët me lexuesin e vet. Kjo tregon se L. Lekaj përbënë vlerë!
-Karakteristik e veçantë e Poetit është, se ai përdor dialektin gjuhësor të gegërishtes në tërë prurjen e tij poetike në këtë libër.
-Tjetër veçori e poezisë së autorit është përdorimi i zanoreve të forta në poezinë e tij, të cilat bukur tingëllojnë ...’Prej flakës që mbeti zgjue”.
Dhe pse autori dëshironë të shkruaj në të folmen e gegërishtes, ai nuk i largohet gjuhës standarte të shqipes!
-Vlera estetike e këtij vëllimi poetik shikohet qartë si një përmbajtje e gjërë, me figuracione dhe ngjyrime të forta emocionuese ku preket mësëmiri afërsia dhe ndikimi i poetikës gegërishte në tërsin e këtij vëllimi, që po analizojmë!
Mos kufizimi me shprehje të tabanit popullor dhe frazeologjisë është një liri, hapsirë poetike e lakmueshme tek ky autor që lëvronë dhe ndërthur qartë këndvështrimin “frazeologji-gjuhë poetike dhe individualitet krijues.“
-Përdorimi i shenjës së Apostrofit, në rrëzimin e zanores së pazëshme-ë
-Ja disa vargje:
n’lugje, nji han’,e s’mujta kurr’,
Shall i verdh’ asht rruga,
te kaandi i fjalve që s’bzajnë...
si n’nji flakërimë të lashtë…
-Poeti trajton një figurë tepër të rallë me plot kuptimi shpirtërore, e gjejmë te poezia “PREJ FLAKËS QË MBETI ZGJUE”[4]
Jam mësue me vdekë shpesh, bota ime
Mbi zjarrin akull,që digjte hanën e impulseve t’mia.
Mbi masakrën e tingujve që u shndërruan në lule gjaku.
Mbi vetë gjakun që s’dinte me gjet rrugën e zemrës...
Veç tash vdekja ka humbë kordinatata
dhe intimitetin bonjak
prej flakës që mbet zgjue.
- Vargu poetik i poezisë së poetit dallohet për përmbajtje të gjerë të brendshme, për figuracionin dhe për ngjyrim të fortë të folmes Shkodrane.
-“ Kur të vi tek ti
më prit tek dera e harrueme,
prej zanit të hupun brenda vedit.
Me hup dritën. Me hapa të vranët, prej dashunish, asaj mase të lëngshme, në shpërbamje, me zhgun faji, e dashuruem, një limfë e thame, shkall’ të thyeme, kryposht, i bzajnjë trokun,mendimit të mnershëm, Mbramë ra shi i përmalluem, pemë të zhveshura, që shenjojnë vedin. “
-Një tjetër tipar dallues është zgjerimi dhe shtimi i vazhdueshëm i kuptimisë që ka çdo fjalë e tij në tërësinë e vëllimit poetik...
-U rrëzuan lugjet e t’ përditshmeve të mia...
Mbi vet gjakun s’ dinte me gjet rrugën e zemrës...kaq afër fjalëve thelbin ta përmbajnë, te kandi që s’bëzajnë, por s’mundem me i thanë gja...po aty, f...
-Në poezitë e këtij libri shfaqet më së mirë organizimi i leksikut me ndikim nga dialekti i gegërishtes.
Në këtë rast nënkuptojmë se si ai e përzgjedh, e qëmton leksikun nga dialekti i gegërishtes…
Dua të theksoj se;
-Tipar dallues i poetit Leon Lekaj është forca e gjuhës që ai përdor dhe shkruan...
-Kjo bënë të mundur realizimin e komunikimit me lexuesin. Ai i drejtohet natës…
Poeti është aq i fuqishëm sa që dhe qiejt ndalen tek ai në një formë simbolike, si ajo e dorës…
” Kur nata zbret
qiejt ndalen tek unë
në formën e dorës.
Gjymtyrët e përlotura
mshejnë vetveten
të ndrojtura
dhe djersijnë ankthin e ditës
që s’kthehet ma kurrë.“f,9
-Ajo që është më e qensishme në këtë vëllim poetik të poetit Leon Lekaj është se, ai përdor një morfologji të pasur.
Në një varg gjen-emër,mbiemër,folje,lidhëse dhe përemër…
Një dukuri e tillë e pasuron shumë kuptimin dhe stilin e tij letrarë!
-Do rrokemi me fjalët që s’mbritën kurrë.
-Mbi masakrën e tingujve që u shëndruan në lule.
--Kaq afër fjalëve që thelbin ta përmbajnë.
--veç duhen dy pale duar me i prit.
-Prej kohësh kthimi më troket në ballë.
-O sy i mëshehun mbas ofshamës sime.
Në vëllimin poetik që analizuam tretet mendimi se.
-Uni poetik{ krijues} është bartës i aftësisë së autorit dhe individualitetit të tij krijues. Shekspiri thotë: “Ku ka dëshirë për të bër diçka, gjendet edhe rruga...“[5]
Një shembull i til është poezia VETVRASJA E XHEK LONDONIT, f,51[6]
Dikur,
ajo botë e pa denjë
i hapi krahët dhe për ty
si kompensim mospërfilljesh memece
të kohnave që shkuen.
Emri yt dërmoj muret e heshtjes,
Zhytun n pigmente indiferentizmi
Dhe harres fjalësh.
Askund funebër...
Veç zhgënjimi ekzekutonte
Rekuiemin e vet në praninë tonë.f,52[7]
Të gjitha këto dukuri dhe tipare në poezinë e autorit Leon Lekaj përplotësojnë individualitetin e tij krijues si poet!
Mendoj se L.Lekaj i ka shkruar poezitë e veta në formë shkarkesash elektrike, që jo vetëm ndriçojnë, por lënë dhe vlagë, kënaqësi për meditimet e tija poetike!
-Aty do djegim membranën e pritjes-Mbi masakrën e tingujve që u shëndruan në lule-si hynë jeta në brimë të çastit-qiejt ndalen tek unë-Shall i verdh është rruga-edhe syt e verbtë i shofin ngyrat.-që pikon imazhin tand të derdhun.-kur mendon djepin tue u përkundë vetiu,
S.Athanasi:
Vargje të bukura, mendim i thellë filozofik, përzgjedhje e shkëlqyer e leksikut shkodran nën kameran e Arqile Gjatës. Të gjitha këto (ashtu siç edhe e prisja) më lanë pa gojë, në tërësinë e këtij libri poetik. Urimet e mia të përzemërta autorit! Po ashtu, përshëndesim zotin Arqile Gjata për kurajën e treguar në analizën e këtij vëllimi! /
S.Athanasi/ Athinë.