
VËLLIMI POETIK “Stinët e andërrueme të kthimit”,[1]
PUNUAR NGA ARQILE V GJATA
Poeti L.Lekaj krijonë situata, të cilat dëshmojnë aftësinë e tij krijuese. Fantazia e tij sjell episode, situata, aksione, ngjarje artistike, që përmbajnë ide brënda tyre...
“-Jam mësue me vdes shpesh, bota ime!
-Si një çerdhe e zbrazun shehun n syrin e një zogu.
--Dertin e duarve e kam të bymyem prej baticash të vjetra.
-Zhytun n pigmente indiferentizmi dhe harresa fjalësh.
-Dhe si një rekuiem pushtuen atmosferën.
-I dashuruem me baraspeshën e sendeve.” Vargje marr nga nga ky vëllim poetik.
Vëllimi poetik zë fill me një poezi simbolike, ku shprehet mjaft bukur estetikisht fenomeni i IMAZH-it.
Në këto vargje autori mediton me veten e tij, për atë që ka përzemër.
Te poezia gjejmë dy personazhe...Vet Poeti dhe e Dashura e tij. Ata janë dy krijesa imagjinar..{por të besueshëm}.të një kohë të HARRUEME..
“IMAZH”
Kur të vij tek ti
më prit tek dera e harrueme
t’ shkarkoj yjet e lagësht
gjurmët e kuajve të erës
dhe rrugën e dritës...
Aty do djegim membra.nën e pritjes,
cipën e hollë biruese gjithkah
prej zanit të hapun brenda vedit.
Në orët e pendueme
heshtjen do ta varim në muzgun e mbramjes
e do rrokemi me fjalët qe s’mbrritën kurrë
deri në lodhje,
kur tretet gjumi në ag.
Ne të dy kem’,
ma shumë se një han’ , e dashtun,
e, asht mkat me hup dritën
që çel rrugn’ e shpirtit.[2]
Brenda kësaj poezije gjejmë një varg mbushur me jetë,
-prej zanit të hapun brenda vedit, që ka një kuptimi të gjërë, ku prej fjalëve-“prej zanit”, ndjejmë, shijojmë, kuptojmë, shpirt, jetë, frymë!
...Kështu krijohet vizioni, dëshira e poetit për të pasur më se një Hënë!
“ Ne të dy kem më shumë se një Hanë!”
Koha lëndo