top of page

Trish për SHën VALENTIN


Përparim Hysi

                (poezi) Nga  Përparim  Hysi


  1. 1.Shiu  i dashurisë Shiu i dashurisë, më lag e më bën qullë Më lage, më njome, o moj e paudhë! Seç ma"lage" gjuhën.as mos pyet për rrobat Sikur mbi mua zbraze të gjithë "autobotet" Pastaj mbyll"valvolat" dhe ndez "bateritë" "Rrjedhin autobotet" veç  nga dashuritë Shiu i dashurisë qenka shi prej zjarri Për SHËN VALENTIN u "ngjall" dhe kokëbardhi.


  2. 2.SHËN VALENTINI Nëpër sheshe, nëpër rruga Po shoh djemtë që puthin çupa Kthehen çupa,puthin djemë Unë  i shoh:bëhem ujem. Kujtoj vite, kujtoj kohë Dhe regëtij dhe bëj oh! Kohë rinie që shkoi kot Kohë që prapa s'e kthej dot. Djem e çupa zënë e "lozin" Unë më kot po bëj"nervozin" Buza shkon vesh më vesh Ah,kjo kohë që më "përqesh!"


  3. 3.Mikes për SHËN VALENTIN Herë më je si re puplore, Herë më je  si fllad maji Dhe në dimër flokëdëbore Fshehur diellit në një pllajë.


  4. Ikën dimr, vjen pranvera Rreth e qark ka ngjallëri Pse më duket që tek dera Po më pret, o  mike, ti? Dhe zëmë të dalim tok Se është SHËN VALENTIN! O mor çast bëmu shok Ëmbëlsoma shpirtin tim! Ca nga dimri, pleqëria Gati malli po më mbyt Më shëron veç dashuria Sa e shenjtë është kjo ditë!


  5. Tiranë,13 shkurt 2020

11 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page