TRI NËNA


Përparim Hysi

TRI   NËNA     (minitregime)

Nga  Përparim   Hysi

    Në operacionin armik të dimrit, një nëne nga jugu. në një betejë fyt për fyt me nazsitët iu vranë të dy djemtë. Burrin nuk e kishte dhe jetonte si në ditë të kimaetit. I bluantte ditënetët më shpresën e bardhë: ja dhe pak;djemtë do kthehem fitimtarë, pa do i martoj dhe, pastaj, le të vdes. Për fat të keq, ndodhi gjëma.Komandanti i brigadës, mori me vete dhe dy shokë dhe u nis t'i çonte mandatin, por nuk e kish fare të lehtë. Si mund ta ngushëllonte dhe çfarë t'i thoshte? U nis me hap ushtarak dhe, kur u afrua afër shtëpisë, qëndroi. U mbush me frymë dhe,tek e pa të zonjën e shtëpisë se me diçka merrej atje, në oborrin e saj, në vend të bënte para, u kthye në anë të kundërt. Krejt, rastësisht, plaka hodhi vështrimin andej nga priste të vinin  djemtë  e saj dhe, kur pa që ardhësit sa bënin përpara,aq dhe në të kundërt, ndjeu t'i dridhej zemra si një zokth dhe rënkoi. I ndoqi veprimet e"miqëve" dhe prandjeu gjëmën. Atëherë qe ajo që u dha këmbëve andej nga të ardhurit dhe bërtiti:- Hajdeni,JETO, hajdeni! Kam një copëherë që ju shoh,tek bëni dy çapa para dhe një mbas. E kuptoj,- tha nëna(Jeto),- nuk dini ç'të më thoni? Ju tregoj u:- Thomëni, të mbajtë Perëndia mendjen e kokës!!!

                                                    *     *    * Po gjatë operacionit armik të dimrit, por ndodhia qe në malësinë juglindore. Doktori  i batalionit itlaian"Antonio GRAMSHI",së bashku me një infermier, të veshur trash dhe të armatosur, çanin trashësinë e dëborës për të mjekuar një partizan të plagosur. Ndërsa po i afroheshin fshatit ku qe i plagosuri, papritur ranë në një pritë. Pritën ua kish zënë një bandit aty nga fshati. Kurrë nuk kish bërë vaki që atyre anëve t'u  bëje pritë kalimtarëve apo jabaxhinjëve. Nuk qenë larg shtëpive dhe  njerëzit,sado mbyllur nga dimri i egër, vështronin jashtë me qëllim që të strehonin ndonjë që e lypte ndihmën. Banditi po u vinte damkën e keqe si fshat dhe ca më keq shtëpinë e nënë VEZIKOS që e kish djalë të vetëm. E tha një nga burrat e shtëpisë:" Në një furrë me bukë, njëra digjet". Kështu është djegur dhe ky,sojsëzi i nënë VEZIOKS. - Duart lart,- bërtiti. Itlaianët, të rënë befas në pritë, i ngritën duarët lart. -Hidhni armët larg nga vetja! Dhe ata zbatuan urdhërin. -ZHvishni këpucët!- bërtiti. Doktori qe burrë i mençëm dhe i tha:- Na kanë ngrirë duarët dhe nuk mundemi. Atëherë banditi me pushkën në dorë u afrua që t'u zhvishte këpucët. Doktori i zgjati këmbën dhe,ndërsa banditi po i zgjidhte lidhsat, nga këmba tjetër frap nxori një thikë dhe ia nguli me sa fuqi në qafë.Gjaku shpërtheu me furi dhe,ndërsa banditi  ngordhi, doktori me infermierin çan dëborën drejt misonit që kishin. Këtë bastisje që nuk qe zakoni i atyre anëve, pothuajse,e pa tërë fshati. Tani ish puna si t'ia thoshin nënë VEZIKOS. E mori përsipër nënë XHEVAHIRJA që e kish gojën brisk. Ajo ia endi ngjarjen për pe dhe për gjëlpërë. Dhe NËNË VEZIKOJA tha:- Nuk është gjaku im. Është gjakprishur dhe e lini atje,në mes të dëborës ku bëri turpin, ta shqyejnë ujqërit!!!

                                                        *    *    * Kjo ngjarje ka ndodhur në vitet e demokracisë dhe ,ndërsa unë isha në FLORIDA, protagonisti me gjithë familje  ishte nga TROPOJA ku kishte lënë nënën. Kishte vjete në NEWJORK  dhe kishte blerë  shtëpi me punë të ndershme siç ndodh me shumë që emigrojnë. Një ditë foli me nënën në telefon dhe u zhvilua,mes tyre, kjo bisedë: -Alo! Hë,nanë , si po më je? Dhe nana:- More,bir i nanës, apo hajni bukë ju aty, në Amerikë? -Po, moj nanë! Hajmë,si nuk hajmë?! -Po lume nana,e lume, por edhe ne, mor bir, bukë hajmë.Eh, çfarë je tuj ba okollo njiaty? Djali,sado burrë i thyemë dhe baba i tre fëmijëve të rritur, i përlotur, ndjeu t'i dridhej zemra dhe, për t'u mbushur me  forcë, u ul të pushonte tek një stol në lulishte. U shtri që të merret disi veten. Mjerisht,nuk u ngrit më! E kam jetuar me dhimbje këtë dramë dhe kurrë nuk e harroj.

                                     Tiranë,22 nëntor 2019


#hysi #perparim

15 views

Shkrimet e fundit