top of page

“TREZET”(60) DHE “KATËRZET”(80)


PSE MUNGOJNË VARIANTET NUMËRORE: “TREZET”(60) DHE “KATËRZET”(80) NË FJALORËT DREJTSHKRIMORË TË GJUHËS SHQIPE?



Nëse thuhet e shkruhet se “numërori i lashtë zet është i mbarë shqipes dhe është fjalë e trashëguar, por që te gegët përdoret vetëm njëzet, ndërsa toskërishtja ka edhe dyzet; arbërishtja e Greqisë dhe e Italisë kanë edhe trezet “60”, trezetedhjetë “70”, katërzet “80”, katërzetedhjetë “90”(K.T.), pse këta numërorë themelorë të lashtë sot nuk ruhen, përkatësisht, pse nuk i përdorim si të tillë - të lashtë? Variantet drejtshkrimore në gjuhën shqipe përdoren gati për çdo pjesë të ligjëratës. Fjalorin tonë duhet ta pasurojmë me sa më shumë fjalë, sidomos duhet t’i ruajmë dhe t’i bëjmë pronë të përditshme fjalët e trashëguara, që mund të jenë fakte të gjala të gjuhës sonë të lashtë, meqë “në të folme veriore ndeshen herë-herë edhe formime të tjera mre të: trezet (60), katërzet (80)” (Shih edhe: ASHSH, IGJL ”Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Tiranë, 2002, f.207). Nëse “Fjalori drejtshkrimor” përfshin në radhë të parë leksikun e sotëm më të përdorshëm të gjuhës letrare shqipe, pse në këtë fjalor mungon varianti i numërorit themelor të përbërë “katërdhjetë”(40), kur dihet se në gegërisht ky variant përdoret vazhdimisht dhe shumë rrallë varianti toskë “dyzet”(40)? Pse “i harrojmë” fjalët tona të përditshme? A nuk e varfërojmë leksikun tonë mjaft të pasur me pakujdesinë tonë të palejueshme, duke i mënjanuar fjalët nga “Fjalori drejtshkrimor”?!

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page