top of page

Tregimi i sotëm dhe fryma e kohës


RECENSE



(Shënime për librin me tregime “E puthura” të AndonAndonit)


Shkruar: Nga Fran Gjoka

Thuajse tërësisht letërsia e shkrimtarit devolli AndonAndoni, pjesën më të madhe të së cilës unë e kam shfletuar dhe shijuar prej vitesh, tetë librat me tregime, dy romanet, përfshirë edhe librin e fundit “E puthura” botim i shtëpisë botuese “Naimi” i adresohen fshatit. Subjektet, janë po nga fshati. Gjuha dhe koloriti është atje, mes lumit, gjelbërimit, korijes me lajthi… madje, duke dalë nga vetja, kam bindjen se shkrimtarët dhe poetët e Devollit, janë që të gjithë rrëfimtarë të përkryer sepse i tillë është mjedisi i tyre, fryma, historitë, njerëzit bujarë dhe plot dashuri…ja shikoni letërsinë e Driteroit, më të bukura se gjithçka ka tregimet. “Zhurma e erërave të dikurshme” për mua është një magji. Ka sigurisht poezinë, por tregimi i tij është tokë dhe dhé Devolli. SotirAndoni ka tregime të pakrahasueshme për fshatin, Teodori, me librat “Ajri i ftohtë i mesnatës”, “Portat e dashurisë” dhe deri tek i fundit” Trokitje në shpirt” ështëi përkorë brenda vetes edhe pse ka plot romane drama dhe skenarë filmash shumë dinjitozë.Petraq Zoto, nuk ka frikë të shkruajë për Çezmën e Llëngës dhe Brodat, për Lisin e Shën Gjergjit dhe korijen e Pikove. Ndaj them që tregimi, rrëfimii shtruar, i përqasur me natyrën e jetës bujare dhe punëtore të devolliut,është në krye të vendit në letërsinë e shkrimtarit AndonAndoni si bir i devollit dhe pasardhës i shkollës se rrëfimit Kuteljan.

Pasi lexon librin e fundit të këtij autori vë re se kurbeti është ndër tematika më e spikatur, si nga fabula e ngjeshur dhe dinamike, ashtu edhe nga lirizmi i gjuhës.

Kurbeti i devollinjve ështëidhembshur, po të kesh parasysh se ikin dhe e mbajnë kokën gjithmonë pas nga njerëzit që lënë këtu, gjë e mall. Ikin sinë kohë, dhe zemrën e shpirtin e lënë tek fshati. Tregimi “Gishti” tek libri “Frymë e bardhë” dhe “Emigranti” tek libri “E puthura” janë një apologji e kësaj dhimbjeje. “Frymë e bardhë” një simbolikë thërresë për pleqtë e plakat që mbeten në vendin tonë, kur bij e bija ikën larg në mërgim, dhe vetëm tymi i bardhë iavionëve në qiell i lidh me të afërmit apo ndonjë telefon i harruar në degët e gështenjës, që përdorte gjithë fshati në fillim të viteve 90.

Andoni si tregimtar është lirik dhe natyralist. Ai nuk i kursën ngjyrat e natyrës në përshkrimin e tregimeve.Natyra me dëborën e bardhë dhe me ujërat e Devollit që rrjedhin e rrjedhin zë vend kryesor në krijimtari. Madje ka tregime të stisura vetëm eme këtë motiv, sicështë tregimi me titull” Në kodrat e Ziçishtit “ kushtuar patriotit KostëÇekrezi.. Ka një magjepsje pas natyrës sepse vetë puna e njerëzve e ka begatuar atë dhe vendin jetë e mot.

Duket se tregimet e Andonit nuk janë dhe vijnë prej kulturës së por ato janë përjetime të gjalla të jetës në lulëzim. Janë vajza dhe djem çapkënë që dashurojnë dhe përvëlohen prej dashurisë nën degët e shelgjeve dhe pranë korijes së lajthishtave, janë përjetimet e një njeriu plot gëzim, si çobaniifshatit tek tregimi “Gratë e katundit” që nuk ndjen kurë pezm e mëri, por gazmon si këmborët në mal dhe ndaj gjuha e tregimeve është një lirizëm në prill, një syth që ndizet si gjethnaja dhe rrjedhin si përroskat në këngëzim.

Në këto tregime vihet re se ka një humor çehovjan që rrjedh prej dhimbjes. Ka tregime të tilla të shkruara me mjeshtëri si “Dasma” ku dhimbja kthehet në dashuri për jetën dhe njerëzit. Heroi i tregimit, pret këmbën me sëpate që të mos bëhet ‘pengesë” në dasmën e vajzës së tij që e do shumë. Nga ana tjetër humori është një element i njerëzve të ditur, gaztorë, punëtorë, të papërtuar. Kjo mënyrë e të përshkruarit të tyre në tregime i bën shkrimet interesante dhe të këndshëm. Kjo mënyrë e tillë nuk e lodh lexuesin, përkundrazi, e çlodh dhe e dëfren. Ka sigurisht letërsi të shkruar edhe prej nursëzesh dhe burra e gra që nuk “ju qesh buza kurrë” por pasqyrimi i vetvetes në letërsi, edhe me dozat e humorit është një qasje që e bën lexuesin tëperjetojë emocione pozitive.

Letërsia e Andonit ka njohur rritje dhe cilësi të admirueshme pop të kemi parasysh se libri i tij i parë u botua që në vitin e largët 1987. Natyrisht, përvoja e jetës e hedhur në letërsi është determinonte. Në këtë kuptim në librin e fundit me tregime gjejmë edhe të tilla me tematikën e mësuesisë, ku përvoja e tij e gjatë edhe si ish kryeredaktor i “Mësuesit” i ka dhënë mundësi të shpalosë perla të vërteta .Tregimet e tilla si mësuesi, apo e puthura, që mban titullin edhe vetë libri i fundit, na futin në boten e vyer të arsimit, tënxënësve dhe problematikave të tyre sa të vështira aq dhe të bukura.

Të mbetem së fundi tek ky orientimi…Shoh si ish mësues por dhe gazetar, që nëpër kurrikulën tonë të gjuhë-leximit, vijojmë të mbetemi tek autorë dhe letërsi klasike e para dy shekujve me besë dhe këmbëngulje të madhe. Sigurisht që duhet të flitet për to, por kur bota e sotme ka dhe lëvron letërsi të jashtëzakonshme bashkëkohore,të përkthyera dhe botuara në gjuhën tonë si romanet e XhoxhoMoja, të AnnëRayn, Stainberg , etjetj dhe të merresh ende me vetëm me Balzakun apo ViktorHygon, ështe tejet e mangët.

Madje do mendoja se si dikur, në tekstet shkollore të përfshihen sa më shumë letërsi e jona, nga tregime dhe romanë të tilla me vlerë, edhe të autorëve si AndonAndoni, lëvrues i një shkolle kuteljanë në letërsi që sot është në zhdukje.

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page