Për vëllimin me tregime dhe novela “Gruaja që thyente bizhu” të QazimShehut
Vëllimi më i ri me tregime”Gruaja që thyente bizhu”dëshmon për një pasaportë poetike që hyn në kufijtëe prozës pa pasur nevojë për vizë.Si një lëvrues i fjalës artistike me prurje të begata,Qazim D.Shehu, edhe në këtë libër ,arrin të tejçojë dhe të manifesojë vlerat e fjalës në kahun e duhur të perceptimit estetik.Ai dallohet për subjektet e zgjedhura,interesante,me domethënie të përcaktuar qartësisht të nxjerrjes në pah të atyre tipareve dhe cilësive që tregojnë njerëz që ne i njohim,i shohim përditë ,rrimë me ta. Duke shijuar çyrekun që sapo doli i ngrohtë nga saçi i krijimit të tij letrar,nuk mund të rri pa hedhur impresionet që më la ky libër që, sapo e mbarova së lexuari. Ky poet,race e natyralizuar edhe në prozë,vjen si tregimtar i natyrshëm ,duke iu afruar magjisë së fjalës me zërin e vet,për të treguar ngjarje e ndodhi që ai i ka marrë nga jeta,porpastaj i ka infiltruar nëpërmejet shijes së tij ,duke u dhënë përmasa të mendimit dhe të konfiguracionit artistik. Subjektet janë të larmishme,fabulat tërheqëse,fundet të papritura,alla O`Henriane,ku lexuesit i duhet të mendojë disa kohë pse ndodh kështu.Të tërheqin veçanërisht tregimet për gratë,bota e gruas,përfillja e saj si personalitet njerëzor,por edhe çfarë vlon në shpirtin e saj ,kur ndodhet përballë një burri të mirë apo të keq.Dallohet këtu sidomos tregimi”Flutura në ashensor”,”Bizhutë e thyera”,Ankth”,ku prozator i zbërthen hijen e rëndë të maskilizmit të vrazhdë,kundër skllavërimit modern të gruas në ditët e sotme,po njëherit e shikon edhe si mëkatare gruan,e cila,shpesh në emër të lirisë së ndjenjës apo të mjaft rasteve të tjera të mungesës , bëhet pre e moskuptimit të orientimeve të saja ndiesore dhe këtu humbet identitetin moral dhe vuan dramën e daljes nga gracka e vetngritur. Qazim Shehu lëvron edhe tregimin psikologjik ,si njohës i teorisë psiko-analiste dhe të antropologjisë,pa rënë në pozita manieriste,snobiste.Kjo duket në tregimin “Aksidenti”ku protagonisti vuan pasojat aksidentimit të një gruaje që i vetdoli paramakinës;me një dinamikë të brendshme ndiesore ai jep jo vetëm ankthin po edhe obsesionet e luhatjes psikike të protagonistit në kufijtë e qenies njerëzore. Një tregues tjetër është vërtetësia e rrëfimit duke përshkruar me natyrshmëri gjithçka,dhe kjo përcillet në tregimin”Babai dhe të tjerët”,një tregim i thjeshtë me narracion të përkorë,duke ruajtur sensin e masës, pa rënë në proliksitet,lakonik e konciz.Ndihet në këtë tregim mendimi dhe prirja e brendshme se gjerat mund të thuhen bukur edhe me pak fjali.E, në ndihmë të kësaj, vijnë idiomat,shprehjet frazeologjike,përshtatshmëria e tyre e të shprehurit me natyrën dhe psikologjinë e personazhit.Përmes pak faqeve, përshkruhet shtresëzimi social, dëshira e një studenti për t`u ngjitur një shkallë më lart,po ai ka harruar se nuk i ka mundësitë, se babai ka edhe fëmijët e tjerë , të cilët presin nga ai.Ky baba i thjeshtë,zemërgjerë, vjen në kontrast me baballarët e vajzave studente, bija të nomeklaturës së lartë komnuniste. Në mjaft tregime jepet jeta e shkrimtarit të sotëm,vështirësitë,tregu,krijimtaria,egoja letrare,ku autori bën një pasqyrim realist dhe jep mesazhe kuptimplota.Të tilla janë”Një titull për kohën tonë”,“Sfida e Zahos”,”Vrima”. 25 tregime nuk janë pak për një libër pretencioz,çfarë tregon se autori është vëzhgues dhe di të kapë subjekte që mund të bëhen tregime dhe të japin mundësi për zgjerimin e shtratit të tyre në prozën e shkurtër. Edhe dy novelat e fundit”E fshehta gërvishtëse”dhe”Dashuri e vonë”përcjellin imazhe drithëruese-ndiesore nga bota e gruas,përjetime të dashurisë që shkon deri në flirt,ato janë shkruar përmes njërrëfimi të lirë , ku shpaloset një botë e trazuar femërore ,në përpjekje për të realizuar dhe për të jetuar ndjenjën që lind vetiu.Vihet re në to një copëzim i linjës dhe i vijës kompozicionale. Si një prozator me pretendime, Qazim Shehu përdor mirë ironinë e hollë,groteskun,aty-këtu,shprehjen metaforike dhe arrin të sendërtojë përvijimin e një simbolike që shpalos të vërtetat ndiesore-sociale të individit, duke dhënë mesazhe universale. Kjo e bën prozën e tij të lexueshme,të rrjedhshme,fluide,të konceptueshme,dhe,mbi të gjitha, tregimet e tij kanë lëng jetësor , duke portretizuar njerëz që , të futur në vorbullën e jetës, kërkojnë prej saj më të mundshmen.Kështu,proza e tij,dallohet nga shkriftësia e rrëfimit duke shpalosur jetën artistikisht.
Comments