top of page

Tregim që të bën të përjetosh fabulën


"Një Shën Valentin i ëmbël për Kolonelin", Tregim nga Fatmir Terziu, mbetet nje pershkrim qe brenda leksikut te perdorur me shume mjeshteri, te ben te perjetosh ne detaje fabulen...

Pershkrimi, frazat, detajet i japin kontekstit fryme poetike dhe percjellin tek lexuesi ate kersheri te brendshme per ta lexuar dhe zhbiruar tregimin deri ne fund. Lexuesi vishet me emocion dhe ndjen te buzeqeshe perpara faktit qe pavaresisht "sheqerit ne gjak", koloneli yne i ha "çokollatat", gje qe nderkohe qe i japin kenaqesi, e çojne ate drejt "rruges se pafundesise"... pra, ne nje fare menyre te vetflijimit. Ky, personazhi strikt i disiplines, duket se i jep fund disiplinimit me kete gjest human te te shijuarit.

Tregimi eshte nje tekst briland brenda nje konteksti filozofik! A thua se kjo "disiplina" e kolonelit paska qene nje zhgenjim?!

Te jetosh gjithe jeten me disipline e ne momentin me te domosdoshem ta flakesh tej, thua se koloneli u lodh nga kjo?!

E pra, ketu lexuesi fillon te mendoje, fillojne hamendesimet, dilemat per gjithçka qe ndermerr ne jete...

Gjithsesi per "Shen Valentinin e embel te kolonelit" ja vlen te futesh ne keto dilema e te pyesesh veten: " A ja vlen gjithe kjo disipline ne jete"...?!

Urime Prof. Fatmir Terziu per shkrime te tilla interesante, me vlera filozofike, kontekstuale ku si gjithmone spikat veçoria fatmirjane e shprehjes dhe leksikut te zgjedhur aq bukur e me finese poetike narrative.

Urime per ta kaluar kete Shen Valentin sa me bukur!

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page