Tre vellezërit; Vëllezëria,biznesi dhe sfidat.
Nga Mentor Serjani
Jeta jo gjithmonë kalon si në vaj , ajo ka uljet dhe ngritjet e veta, të paraqet gjithmonë sfida dhe të vendos përballë të papriturave që kërkojnë zgjidhje.Njeriu gjithmonë është i prirur të arrijë majat më të larta,por jo gjithkush e arrin atë.Këtu kam parasysh thënien e Vince Lombardi: " Perfeksioni është i paarritshëm, por nëse ndjekim perfeksionin do të arrijmë ekselencën.". Është fjala për tre vëllezërit: Kola ; Aleksin, Andrean dhe Apostolin të cilët qysh ne vitin 1999 kan ngritur një biznes privat(në lagjen Pangrati të Athinës), pra plot 25 vjet duke e rritur për çdo vit pak e nga pak,për të arritur atje ku jan sot,sikur të kishin një mëndje "Confuciane" i cili thoshte: " Nuk ka rëndësi se ecën ngadalë ,rëndësi ka të mos ndalosh ".Biznesi i tyre operon me sukses ne gjithë Athinën në zbatimin e projekteve, ndërtim pallatesh dhe montimin e paisjeve dhe sistemeve hidraulike të ujit të pishëm, të ngrohjes,të paneleve diellore,paisjeve sanitare etj.Vëllezërit Kola kan ngritur një ndërmarrje të vogël me dy sektor:"Soleks" e cila eështe një magazinë tregëtare shitjeje ku disponojnë një përqindje të madhe të asortimenteve të sanitetit dhe hidroteknikës,një gamë të gjerë produktesh dhe shumë cilësore, duke kënaqur kështu kërkesën dhe fuqinë e tregut.Kanë cilësi të lartë imazh dhe reputacion përballë klientëve të tyre dhe operatorëve të tjerë.Sektori tjetër është: "Hydren" e cila është një magazinë teknike dhe merr përsipër punë hidraulike të të gjitha llojeve,dhe vepron kryesisht në Athinë.
Ndërmarja është e mirëorganizuar ajo ka inxhinier teknik, disa specialist dhe punëtorë stabël,duke punësuar sipas rastit edhe staf suplementarë në vartësi të kërkes-ofertës në treg,ky sektor punon me teknologjinë më të lartë, cilësi gati absolute dhe standarte bashkëkohore.Vëllezërit Kola janë një pikë referimi nga duhet marrë shembull në kohën e sotme, pasi jo pak herë kemi dëgjuar dhe parë që prona ka ndarë vëllezërit apo është shkaktare e tragjedive të ndryshme.Shembulli i tyre është: se ata në punë nuk janë në pozicione familjare por në raportet,-pronar,menaxher,punëtore,pra mbështetur në parimet e ekonomisë së tregut.Këta tre vëllezër të cilët fati i tyre i bëri që të rriteshin jetimë,pas vdekjes së babait nga një aksident fatal , të ndjerit Qendro Kola për të cilin të gjithë ne ruajmë në memorien tonë një respekt maksimal.Pra fati në një farë mënyre bëhet promotor në përcaktimin apo drejtimin që merr njeriu në të ardhmen,pra ishin të detyruar të "vrisnin" mëndjen,si të siguronin sa më shumë të ardhura për të qenë të pavarur , dhe si çdo njeri sytë i drejtuan nga profesionet dhe tregëtia.Të ngreshë një biznes dhe të jeshë sipërmarrës, është një dëshirë e çdokujt,por jo të gjithë e realizojnë,pasi për këtë duhet: kohë,punë,pasjon,përkushtim,ide ,dije,guxim etj.Por merita e madhe e këtyre vëllezërve në jetgjatësinë e biznesit është sipas meje korrektësia dhe sinqeriteti,profesionalizmi,raportet e drejta e të ndërsjellta me partnerët,gjithë aktorët e biznesit dhe njerëzit e thjeshtë.Ndërsa në një bashkëbisedim me themeluesin e kësaj ndërmarrje të vogël z.Andrea Kola ,ai shprehet:" Se mund të sigurosh kapital,por duhet të jeshë vizionar për ta ruajtur atë, sepse edhe mund të humbasësh, pra duhet të marrësh mbi vete rrisqet, ku asgjë nuk është strikte dhe e garantuar". Këtu dua të bëj një parantezë duke ju kërkuar të gjithë juve që do të lexoni këto radhë , që nuk e dini , nuk i njihni, apo thjesht nuk i keni zgjedhur për punët tuaja ndërmarrjen e mesiperme, ju bëj thirrje,-zgjidhni "Solex" dhe "Hydren". Po pse e them këtë: Sepse të gjithë ne 90% të kohës e kalojmë në mjedise të mbyllura ku klima e përshtatëshme përcakton cilësinë e jetës dhe të jep ndjesinë e rehatisë dhe sistemet perfekte të ngrohjes sjellin edhe kursime në fushën e energjisë siç janë: Vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit apo sisteme ngrohje dhe ftohje për shtëpinë tuaj.Uji që ne pimë është një nga artikujt kryesorë të ushqimit, që duhet kontrolluar rreptësisht.Enti i furnizimit nuk ka përgjegjësi për tubacionet e shtëpisë të gjithësecilit,në metrat e fundit vendimtare janë tubat e shtëpisë tënde,nëse sistemi instalohet gabim ai bëhet mbartësi i mikrobeve dhe shkaktari i sëmundjeve, prandaj instalimi merr rëndësi të veçantë, po ashtu edhe kanalizimet e ujrave të zeza, testimet hidraulike të sistemeve të furnizimit dhe shkarkimit që të sigurohet kështu besueshmëria e tyre. Ja për të gjitha këto që thashë më lartë duhet të zgjidhni "Solex" dhe "Hydren" .Duke u ndarë me drejtuesit e biznesit Aleksi veç të tjerave shton : "Të ngreshë një sipërmarrje duhet të punoshë më shumë se të tjerët dhe të sakrifikosh disa gjëra ose ti limitosh ato". Me bashkthemeluesin tjetër të ndërmarrjes Apostolin nuk u takuam pasi ai është gjithmonë në terren, aty ku janë hallet e njerzve duke u dhënë zgjidhje problemeve të tyre. Duke u ndarë ,marr me vete dhe njëkohësisht përcjell sot nëpërmjet shkrimit tim, ndjesinë e gëzimit për këta njerëz të thjeshtë,punëtorë, kokëulur,modest,që nuk kanë kërkuar kurrë të duken apo tu bëhet reklamë një sindromë nga e cila vuan shumë shoqëria e sotme. Shkrimi im, ku fletë vetë puna e tyre, është më se i merituar për këta njerëz që pa e tepëruar janë të përmasave të mëdha njerëzore.Jemi me fat që me punën e tyre na bëjnë krenar edhe neve ,duke u "mburrur" me punën e tyre dhe me atë qe gjysma e genit të tyre është nga ana jonë. Në perfundim nuk më mbetet gjë tjetër veç se t'ju urojë suksese në punën e tyre vëllezërve Kola.
תגובות