top of page

TRE PAMJET E NJË POEZIE


Timo Mërkuri



I-Jemi mësuar me prurjen e poezive moderne nga Fatmir Terziut, ndaj nuk na befason "Vrasja e ajrit",një poezi simbolike me elemente metaforikë dhe imazhistë , çka na kujton se poezitë simbolike zakonisht përdorin metafora dhe imazhe për të shprehur ide dhe koncepte të thella, për të përcjellë mesazhin e tyre te lexuesi. Në rastin e kësaj poezie, vetë titulli "vrasja e ajrit" është një simbol i ndotjes së mjedisit dhe shkatërrimit të natyrës nga veprimet e njeriut. Metaforat dhe imazhet e tjera, si "grahma pas tingulli helmues të çartur" dhe "fytyra të zbrazëta gjarpërinjsh" janë përdorur për të theksuar më tej këtë temë simbolike. Le të paraqesim disa vargje që ilustrojnë faktin që kjo është një poezi simbolike:

"Vera i bëri shkrumb me lëkurat e lëna ferrave"ku "lëkurat e lëna ferrave" janë një simbol i dëmit të shkaktuar nga industrializmi dhe ndotja e mjedisit.

Vargu "grahma pas tingulli helmues të çartur" përdor tingujtë dhe imazhet për të paraqitur ndotjen e ajrit dhe pasojat e saj të dëmshme ndërsa vargu "fytyra të zbrazëta gjarpërinjsh"paraqet një imazh të frikshëm dhe shpërblyes që është një simbol i shkatërrimit të natyrës dhe mjedisit.

Këto vargje të cituara shfaqin imazhe dhe simbole për të komunikuar temën kryesore të poezisë, që është ndotja e mjedisit dhe dëmi i shkaktuar nga veprimet e njeriut. Kjo është një karakteristikë tipike e poezisë simbolike, ku përdorimi i imazheve dhe simboleve ka një thellësi të thellë dhe mesazh të pasur që tejkalon fjalët konkrete.

Sigurisht që poezia "Vrasja e ajrit" e Terziut, si zakonisht është e pasur me vargje metaforike, imazhe dhe figura të tjera letrare që forcojnë natyrën simbolike të poezisë:

Në poezi termi "vrasja e ajrit" është një metaforë që përshkruan ndotjen e mjedisit dhe dëmin që i shkaktohet ajrit nga veprimet e njeriut. Kështu psh:

Imazhi i "grahmave pas tingulli helmues të çartur" shfaq një pamje të shkretë dhe të dëmtuar të mjedisit.

Kontrast në frazën "fytyra të zbrazëta gjarpërinjsh," ku imazhi i gjarpërinjve është një simbol i rrezikut dhe të dëmtimit.

Në aspektin strukturor poezia është e ndarë në tre pamje, duke theksuar idenë e shkatërimit të shpejtë të mjedisit.


II- Cituam shprehjen se:” Në aspektin strukturor, poezia është e ndarë në tre pamje” dhe kjo nuk është një shprehje por një realitet i kësaj poezie, ose më saktë është e veçanta e kësaj poezie të Terziut. Po të shohim me vëmëndje strukturën e poezisë dallojmë se ajo është ndryshe nga shumë tipe poezish, jo vetëm poezi tradicionale, duke u ndarë në tre pamje të shkurtra. Është pikërisht ky aspekt modern i strukturës që krijon një ndjesi të tensionit në rritje dhe të shpejtësisë, duke përshkruar ndotjen e mjedisit në një mënyrë tejet intensive.

Kjo dukuri në teorinë e letërsisë quhet "struktura e tre faqeve" për të treguar se poezia është ndarë në tri pjesë, të ndara nga hapësirat e bardha në tekstin e poezisë( jo të ndarë sipas strofave), por mqse fjala “faqe” në gjuhën shqipe shfaq aspektin teknik të botimit, tregon një ndarje fizike ne përdorëm fjalën “pamje” e cila shpreh plotësisht kuptimshmërinë e idesë. Psh. një poet mund të ndajë poezinë e tij në tre pamje, por kjo nuk është e domosdoshme të pasqyrohet në tre faqe të një libri, ndaj themi se "ndarja në pamje" është një përshkrim i strukturës së poezisë, ndërsa "ndarja në faqe" do të ishte më shumë një përshkrim i mënyrës së organizimit fizik të tekstit në botim. Dukuri a këtij tipari është më se e dallueshme në poema ku shpesh pjesët e poemave shfaqin ndryshim ose përsosje tematike, strukture dhe ideje që japin pamje të ndryshme, por mqse këto (poemat) ndahen në pjesë, nuk përmendet dallimi i pamjeve.

Te kuptohemi, përdorimi në strukturën e poezisë e ndarjes në tre pamje nuk është zbulim dhe as shpikje e Terziut, kjo është një teknikë e herëshme e poezisë e përdorur zakonisht nga poetët e kuotave të larta si Naim Frashëri te poezia “Gjuha shqipe”, Dante Alighieri te "Komedia Hyjnore” ku ky epos epik është ndarë në tre pjesë: "Inferno", "Purgatorio" dhe "Parajsa", të cilat paraqesin udhëtimin e protagonistit nëpër ferrin, purgatorin dhe parajsën, Lord Byron, shkroi poemën e tij epike "Childe Harold's Pilgrimage" në tre pamje, Pablo Neruda shkroi "Canto General", një poezi epike e cila është ndarë në tre pamje dhe përshkruan historinë, natyrën dhe kulturën e Amerikës Latine etj.

- Struktura e poezisë mund të ndahet në strofa ose në pjesë të tjera të përcaktuara nga autori, dhe në këtë rast, Terziu ka zgjedhur të ndajë poezinë në katër strofa, por duke e përmbledhur në tre pamje. Falë kësaj ndarjeje kjo poezi ndryshon përvojën e lexuesit dhe transmeton një ndjenjë të tensionit dhe shpejtësisë. Le të shpjegojmë më hollësisht këtë strukturë:

Pra poezia (me katër strofa) e Terziut është e ndarë në tre pamje, ku secila prej tyre është i një numri të kufizuar vargjesh. Kjo është e ndryshme nga poezitë tradicionale që ndjekin një strukturë më të lirshme ose të përshtatur sipas temës dhe stilit të autorit. Kjo ndarje në tre pamje të shkurtra është një aspekt modern i poezisë dhe shërben për të theksuar elementin e tensionit dhe për të forcuar ndjenjën e shpejtësisë, duke lexuesin të ndjehet sikur po ashtu është pjesë e një ngjarjeje të ndodhur me shpejtësi.

Çdo pamje e poezisë mund të ketë një strukturë apo stil të ndryshëm nga njëra-tjetra dhe kjo ndihmon në krijimin e ndryshimeve të tensionit, atmosferës, apo ndjenjave që autori dëshiron të shprehë në secilën prej tyre. Për shembull, pamja e parë mund të jetë më e qetë dhe e ngadalshme për të prezantuar temën e poezisë, ndërsa pamja e dytë dhe e treta mund të jenë më intensive dhe të shpejta për të përshkruar ndotjen e mjedisit më detaje.

Struktura e tre pamjeve ndihmon në krijimin e një ndjesie të tensionit të rritur në poezi, ku autori e përdor këtë strukturë për të forcuar impaktin e mesazhit të tij dhe për të krijuar një atmosferë të ngarkuar emocionalisht. Shpesh, ndotja e mjedisit është një temë e rëndësishme në poezinë e Terziut (më tepër si shqetësim universal se sa ambientalisht londinez), dhe struktura e poezisë ndihmon në thellimin e kësaj teme dhe në transmetimin e ndjenjave të urisë dhe tensionit që ka të bëjë me këtë problem.

Në poezinë "Vrasje e ajrit" Terziut ndarja e tre pamjeve është një element strukturor që ndihmon të kuptohet se cila pjesë fillon dhe mbaron në çdo pamje, pasi secila prej tre pamjeve të poezisë ka një tipar të veçantë që e dallon nga pamja tjetër. Le të analizojmë këto tipare

Pamja parë prezanton fillimin e poezisë dhe nxjerr në pah ndikimin e stinës së verës. Ajo përshkruan vargjet e para që tregojnë se vera ka bërë dëme, duke e shkrumbuar ajrin me "lëkurat e lëna ferrave" dhe "grahma" që ndjekin tingullin helmues. Kjo faqe fillon të ngjall ndjenjën e tensionit dhe alarmit në lexues, duke e futur atë në temën e ndotjes së mjedisit dhe pasojave të saj. Konkretisht vargjet e pamjes së parë janë:

Vera i bëri shkrumb me lëkurat e lëna ferrave

grahma pas tingulli helmues të çartur

dhe gjuhët brodhën sokakëve të thërrmuar, nga pijet,

as të gjallë, as të vdekur.


Pamja e dytë zhvillon temën e poezisë duke përshkruar më tej ndikimin e ndotjes së mjedisit. Ajo shfaq atmosferën e mbrëmjes, me një ndjenjë të rritur të zymtësisë dhe tensionit. Në këtë pamje, lexuesit u prezentohen imazhe të forcës së ndotjes dhe pasojave të saj në mjedis, duke përfshirë edhe praninë e një funerali, duke e bërë më thelbësore temën e vdekjes të shkaktuar nga ndotja. Në rastin tonë pamja e dytë shprehet me vargjet:

Ishin duzinë, zvarritja në pluhur ishte tmerrësisht e zhurmshme

ajri i mbrëmjes, i goditur nga ata sy,

dhe ne u ndalëm në urë dhe pikërisht përballë rrjedhës së padukshme

po afrohej një funeral.

Pamja e tretë është përfundimi i poezisë dhe sjell një moment të reflektimit. Ajo përshkruan imazhe të fytyrave të "zbrazëta gjarpërinjsh" dhe përshkruan një moment të pasigurisë dhe ndryshimit. Kjo faqe reflekton mbi pasojat e ndotjes së mjedisit në një nivel më thelbësor dhe prezanton një moment të lutjes për ndryshim.

Dehja nuk pjell veçse fytyra të zbrazëta gjarpërinjsh

kaluan, pastaj u zhdukën në heshtje rreth kthesës

dhe ne qëndruam dhe morëm shtegun e ngushtë,

përsëri të huajt ngrinin dolli rreth tryezës.


Aty lumi u ngrit aq pashë sa mund ta njihte Muji dhe Halili

mbi ne, mbi ëndrrat tona të lira

dhe ne u lutëm por nuk e dinim ku ishte filli,

ligji i kishte nenet e fshira.


Qysh në dukje e veçanta në pamjen e tretë është se ajo përfshin dy strofat e fundit të poezisë, fakt që krijon një ndjesi të përmbledhjes dhe përfundimit të poezisë. Strofat e fundit shpesh janë vendi ku autorët përmbyllin apo sintetizojnë temat apo idetë e tyre dhe përcaktojnë një mesazh të fortë ose një ndjesi përfundimtare. Në këtë rast, pamja e tretë përmbledh dhe forcon mesazhin e përgjithshëm të poezisë në lidhje me ndotjen e mjedisit dhe pasojat e saj. Ajo përdor imazhe të fytyrave të "zbrazëta gjarpërinjsh," që simbolizojnë pasojat e ndotjes, dhe përshkruan një moment të lutjes për ndryshim. Përmbledhja e dy strofave të fundit ndihmon në konsolidimin e temës dhe mesazhit të poezisë, duke e përfunduar atë në një notë të fortë dhe të përfundimtë.

Pra siç shihet ndarja në pamje nuk është identike me ndarjen në strofa, pasi çdo pamje ka një funksion të veçantë në zhvillimin e poezisë, duke e thelluar temën dhe atmosferën me secilin moment..

III-Ndarja e poezisë në strofa dhe ndarja e poezisë në pamje janë dy teknika të ndryshme që shërbejnë për qëllime të ndryshme në poezi, ku:

Ndarja në Strofa:

Ndarja në strofa është një teknikë e zakonshme e organizimit të poezisë, ku vargjet grupohen në segmente më të vogla të quajtura strofa të cilat ndihmojnë poetët të organizojnë ide, tema, mendime apo ndjenjat në një mënyrë të qartë dhe strukturojnë poezinë për të pasqyruar një vizion të caktuar letrar.

Strofat janë grupvargje që ndahen me hapësira të caktuara në mes dhe kanë zakonisht një strukturë të përshtatur, siç është rima ose metrika e njëjtë. Ndarja në strofa ndihmon në ndryshimin e ritmit, rimave, dhe organizimit të poezisë në mënyrë që të përcaktojë një element estetik të caktuar.

Ndarja në strofa shpesh përdoret për të krijuar një efekt estetik, ato mund të jenë të përshtatura në mënyra të ndryshme për të përsëritur një temë, për të theksuar një moment, ose për të krijuar kundërshtime stilistike brenda poezisë.

Ndarja në pamje:

Ndarja e poezisë në pamje, në veçanti poezia e Terziut si"Vrasja e ajrit" ka fakto-rë të ndryshëm dhe efekte të ndryshme si:

Faktorë të ndarjes në pamje:

Ndarja në pamje mund të bëhet bazuar në tema të ndryshme që shpreh poezia. Psh, një pjesë përqendrohet në ndotjen e mjedisit, ndërsa një tjetër në ndikimin e saj në njerëzimin.

Sjellja e ndarjes në pamje përfshin ndryshime në stilin e poetit, duke përdorur metrika të ndryshëm, rima të ndryshme, apo figura letrare të ndryshme nga poezitë e tjera edhe kur ato janë me një qasje teme.

Ndodhitë e ndryshme në poezi mund të ndahen në pamje për të përshkruar zhvillimin e ngjarjes ose për të ndryshuar kohën, vendin, apo personazhet në poezi.

Efekte të ndarjes së poezisë në pamje:

Ndarja në pamje mund të ndihmojë lexuesin të kuptojë dhe të ndjehet më mirë lidhur me temat dhe zhvillimin e poezisë duke e organizuar në segmente më të qarta.

Ndarja në pamje mund të krijojë përqasje dhe kontraste të dukshme mes segmenteve, duke theksuar ndryshimet e temave, ndjenjave, ose stilin e shkrimtarisë.

Ndarja në pamje mund të ndikojë në ritmin e poezisë duke krijuar fluktuacione të ndryshme në tension, tempo-ritëm, dhe ndjenjat e shprehura në secilën prej tyre.

Ndarja në pjese mund të forcojë mesazhin e poezisë duke e bërë më të thellë dhe të përforcuar nëpërmjet përqasjes së ndryshme të aspekteve të temës së poezisë.

Në qoftë se e lexojmë me vëmëndje poezinë "Vrasja e ajrit" të Terziut, ndarja në tre pamje krijon një strukturë që ndihmon në përcaktimin e ndryshimeve të temave dhe atmosferës mes tyre, madje mqse pjo poezi fokusohet në temën e ndotjes së mjedisit dhe ndikimit të saj në shoqëri, dhe ndarja në pamje ndihmon në thellimin e kësaj teme dhe transmetimin e ndjenjave të ndryshme që shoqërojnë këtë proces.

Pra, përfundimisht ndarja në strofa dhe ndarja në pamje janë dy teknika të ndryshme që përdoren për qëllime të ndryshme, ku: ndarja në strofa ndihmon në organizimin e poezisë duke pasqyruar një strukturë të përshtatur për mesazhin dhe temën e poetit, ndërsa ndarja në pamje ka të bëjë më shumë me organizimin tematik ose strukturor të poezisë në përmbajtje, pa pasur lidhje të drejtpërdrejtë me organizimin fizik të tekstit për lexuesin.


IV-Ka disa arsye të ndara pse poetët zgjedhin të ndajnë poezinë e tyre në pamje:

Ndarja e poezisë në pamje ndihmon në organizimin dhe strukturimin e mesazhit dhe temës së poezisë. Çdo pjesë mund të përqendrohet në një aspekt të veçantë të temës, duke e bërë poezinë më të qartë dhe më të kuptueshme për lexuesin.

Nëpërmjet ndarjes në pamje, poetët mund të krijojnë një ndjenjë të tensionit dhe emocionit të rritur. Secila pamje mund të ketë një intensi-tet të ndryshuar dhe të shprehë ndjenja të ndryshme. Ky ndarje strukturore ndihmon në përcaktimin e momenteve kulmore të poezisë dhe në forcimin e ndjenjave.

Ndarja e poezisë në pamje mund të ndihmojë në ndërtimin e një rrjedhjeje më të qartë të tregimit. Poetët mund të përdorin secilën pjesë për të zhvilluar një segment të ngjarjeve ose për të shprehur një moment të caktuar të ndryshimit.

Në disa raste, ndarja në pamje të poezisë përdoret për të krijuar një efekt estetik ose për të përfshirë elemente artistike të tjera si kontrast, kundërshtim, apo përsëritje. Kjo ndihmon në krijimin e një përvoje më të pasur letrare për lexuesin.

Përdorimi i ndarjes në pamje mund të ndihmojë në thellimin e mesazhit të poezisë. Poetët mund të paraqesin ndryshime të graduara të mesazhit duke kaluar nga një pjesë në tjetrën, duke e bërë mesazhin më të fuqishëm dhe të thellë.

Ndërsa ndarja e poezisë në pamje është një teknikë e zakonshme e përdorur në poezi, është gjithashtu një mjeshtri të veçantë në dorën e poetit. Ajo ndihmon në strukturimin dhe transmetimin e mesazhit të poezisë, ndërsa lejon shprehjen artistike dhe kreativitetin. Çdo poet mund ta përdorë këtë teknikë në mënyrë të ndryshme për të arritur efektet e dëshiruara në poezinë e tyre.

Ndarja e poezisë në pamje nuk është një teori e caktuar e zbuluar nga një person i veçantë, ajo është një teknikë letrare që ka ekzistuar dhe është përdorur në poezi nëpërmjet shekujve nga shumë poetë të ndryshëm në kulturat dhe periudhat e ndryshme.

Ka pasur poetë që janë përdorur shpesh këtë teknikë për të strukturuar poezinë e tyre. Ndarja e poezisë në pjesë mund të jetë themeluar në nevojën e poetëve për të organizuar mesazhet dhe temat e tyre në një mënyrë të qartë dhe të strukturuar. Kjo ka ndihmuar lexuesit të ndjehen më të lidhur me poezinë dhe të kuptojnë mesazhin dhe emocionet që poeti synon të shprehë.

Thamë qysh në hyrje që tani nuk na befasojnë poezitë moderne të Terziut, ajo që na duhet të shohim me vëmëndje është stili dhe struktura e veçantë e poezisë së tij që sjell ose risjell në poezinë bashkëkohore shqiptare risi të modernitetit poetik.


Sarandë, më tetor 2023



Vrasja e ajrit

Nga Fatmir Terziu


Vera i bëri shkrumb me lëkurat e lëna ferrave

grahma pas tingulli helmues të çartur

dhe gjuhët brodhën sokakëve të thërrmuar, nga pijet,

as të gjallë, as të vdekur.


Ishin duzinë, zvarritja në pluhur ishte tmerrësisht e zhurmshme

ajri i mbrëmjes, i goditur nga ata sy,

dhe ne u ndalëm në urë dhe pikërisht përballë rrjedhës së padukshme

po afrohej një funeral.


Dehja nuk pjell veçse fytyra të zbrazëta gjarpërinjsh

kaluan, pastaj u zhdukën në heshtje rreth kthesës

dhe ne qëndruam dhe morëm shtegun e ngushtë,

përsëri të huajt ngrinin dolli rreth tryezës.


Aty lumi u ngrit aq pashë sa mund ta njihte Muji dhe Halili

mbi ne, mbi ëndrrat tona të lira

dhe ne u lutëm por nuk e dinim ku ishte filli,

ligji i kishte nenet e fshira.


Shtator 2023

30 views1 comment

1 Comment


Minush Hoxha
Minush Hoxha
Oct 02, 2023

Tek z. Terziu, kur lexon poezitë e tij /dhe jo vetem/, në nisje pyet veten: nëse gjeta shtegun e ecjes që të çon tek thelbi i sajeses. Dhe, nga kjo pasiguri, del risku t'a vlerësosh veten fare në kundërshtim me imazhin për veten. Jam i mpehtë e nuk kuptoj! Komprometuese! Ndonjëherë jep metafora aqë kuptimisht të përgjithësuara sa, mund t'i interpretosh edhe kështu edhe ashtu. Kjo ka anen e vetë të mirë se, tek gjurmon objektivin poetik, sheh më shumë hapsira dhe ushtron mendjen të vështroj por edhe të kuptoj ato që vështron e më këte t'i bësh një satisfaksion vetes. Dhe, ia pëshpëritë vetes. xhan me të drejtë e ke. Siikur e mendon është! Në këte rast, të jipet…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page