
Tre mollët e famshme
Të trishtuar kur hëngrën atë mollë,
Me lotë fatkeqësitë do të vinin,
Mosbindja në kopshtin e Eden-it,
Eva dhe Adami mëkatin do t' ndillnin...!
U ëmbëlsua Adami me "frutin e ndaluar",
Dhe bota provoi qasjen mizore,
O gjarpër provokues me helmin tënd,
Tundimin dëshpërues tek Eva e mbolle!
Kur molla e famshme mbi kokë i ra,
Sir Njuton thirri si i marrë falë incidentit,
"Eureka, eureka", momenti i shumëpritur,
Refleksion i teorisë, nocion i gravitetit...!
Me mollën lindi Gravitacioni Universal,
Themeli i fizikës moderne në botë, Kjo fuqi e padukshme që trupat tërheq, E thënë me këtë kokërr mollë si përvojë! Sot, gjithë globi e njeh "mollën e kafshuar", Një simbol i pazakontë i procesit, Logo e kompjuterit, e shumëkërkuar, Për Steve Jobs çelësi i suksesit...! Këto tre molle ndryshuan jetën, Simbol domethënës, i dijes e tundimit, Mollët e famshme të historisë, Që përmes tyre i dhanë jetë zbulimit! Kafshoje mollën, haje pa frikë, Ajo sot nuk ndikon si tek Adami e Eva, E sigurt, nuk do t'bërtisni si Njutoni, Ato jane të shijshme e të embla brenda! Dhe mos harroni thënien e famshme, Një mollë në ditë e mban doktorin larg, Se mollët janë thesar i bekuar! Një kokërr mollë në darkë është ilaç!