Trashëgime Monda Përpepaj!
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar, Skënder Përpepaj, që mban titullin e nderit „Nënë Tereza“ nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë para disa ditësh ka organizuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë ceremoninë e martesës së vajzës së tij të vetme, Monda Përpepaj. Në një dasëm madhështore me të gjitha ngjyrat dhe traditat festive të kësaj dite, me këngë dhe valle të traditës ka qenë i ftuar dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Ilir Meta, së bashku me Zonjën e tij të nderuar, Monika Kryemadhi, dhe Deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi e disa miq e intelektualë të tjerë nga vendi, Kosova dhe Diaspora.
Ne morëm vesh nëpërmjet mediave sociale se dasma e vajzës së z Përpepaj ishte e mrekullueshme dhe shkoi mjaft mirë tradicionalisht. U gëzuam shumë dhe besojmë dhe në gëzimin e tyre të ligjshëm. Me këtë rast ne shprehim publikisht mesazhin tonë: „Urojmë që jeta përpara vajzës suaj të dashur Monda, të jetë e lumtur dhe ata të dy të bëjnë një çift perfekt sikurse ju a dëshiron zemra juaj dhe e atyre bashkë; në gëzime dhe mbarësi. Urojmë të trashëgohen dhe u qoftë buka e ëmbël përjetësisht dhe çifti i ri të ndjekë hapin tuaj. Urime të përzemërta!“
Dasma duke qenë se është një eveniment mjaft i rrëndësishëm është dhe një dëshirë tjetër e dashuri prindërore që të shkojë në traditë. Këtë ka bërë dhe familja Përpepaj, që dasmën e ka organizuar madhështore dhe tejet tradiconale në Atdhe.
Në rrjetin social Facebook z Përpepaj shkruan: „Fundjava qe kaloi shenoi nje date te rendesishme ne familjen tone te madhe. Princesha e familjes, e ne vecanti Princesha e babit, Monda qe u largue nga shqiperia në moshen 4 vjecare kthehet dhe kurorezoi martesen e saj sebashku me bashkshortin Mark Pepkolaj nga fisi i Merturit. Falenderoj nga zemra te gjithe pjesemarresit duke filluar nga familjare e dashamiret nga Curraj Eperm, Nikaj Merturit, Dukagjini, Kosova, Miqt e dajat nga Mirdita, e te gjithe nje e nga nje qe udhetuan nga diaspora per te qene pjese te kesaj dasme madheshtore. Falnderoj shume edhe te gjithe ata qe nuk paten mundesi te merrnin pjese fizikishte por me zemer Ishin me në. Ne vecanti Falenderoj prezencen e shkelqesise se tij Presidentit te Repiblikes se Shqiperise Z Ilir Meta sebashku me zonjen e pare Znj Monika Kryemadhi. Ambasador Flamur Gashi, Deputetin e Dibres Z Lavdrim Krashi. Krahas festes ku brohoriti muzika e bukur shqipetare e ku kultura dhe traditat tona u gershetuan me se miri ku kryefjala triumfoi mes origjines dhe identitetit. Jam I lumtur pafund qe u bete pjese e ketij celebrimi. Me shume respekt dhe konsiderate, per gjithsecilin nga ju, ju percjell mirenjohje.“
Rrofshin sa malet dhe u trashëgofshin!