TRADITAT I KEMI PATUR TË MIRA, POR JETA NA KA NDRYSHUAR


NGA HASAN KOSTRECI


Shprehjet që në biseda dëgjojmë, se ka humbur edukata dhe jemi degraduar si shoqëri apo si popull, edhe pse janë të vërteta, nuk më vjen mirë, prandaj mdonjëherë edhe debatoj, por kur shoh në facebook, që mjaft bashkëatdhetarë të mij, bile edhe këtu në emigracion shahen dhe debatojnë me njëri tjetrin, ndonjëherë edhe mjaft ashpër për çështje fare ordinere si përshëmbull se kush nga ish fut bollistët Pele i Brazilit apo Madona i Argjentinës mbahet si më i madhi në historinë e këtij sporti, për një pamje të Tiranës të para vitit nëntëdhjetë që e nxjerr dikush apo dhe për ndonjë deklaratë absurde, se paskemi qëne më mirë dhe më të lumtur në atë kohë se sa sot, por ajo çka dua të diskutoj, është në se a janë këto në natyrën tonë dhe kështu jemi gatuar apo kanë qënë kushtet e jetës që kanë influencuar dhe një përgjigje, mendoj, më të saktë kësaj pyetje mund t’ia japim vetëm neve që i përkasin një gjenerate më të vjetër dhe që dimë se si apo qysh erdhi edhe ky deformim.

Kam lindur në Korçën e bukur që në atë kohë quhej edhe “Parisi i Vogël”dhe se ç’ishte komunizmi, ende nuk e konceptoja, por disa ngjarje, si arrestimi i babajit, vulosja me dyllë e disa prej dhomave të shtëpisë, kalamajtë, me të cilët deri dje kishim luajtur, s’po na afroheshin më dhe kur ata me kapele dhe me yll, që siç pata dëgjuar, quheshin partizanë, këndonin, pothuajse çdo natë poshtë dritares, “Lule Sofo, Lule djalë”, më jepnin një farë ndjesie, se diçka nuk po shkonte për mirë dhe kur nëna, ndjesë pastë, na tha se do ikim nga Korça e do shkojmë tek gjyshja në Qafzez, një fshat që i përket rrethit të Kolonjës, në vënd që të mërzitesha, përkundrazi u gëzova dhe që të dal ku kam edhe qëllimin, fshatarët atje, megjithëse e dinin fare mirë “statusin” e familjes sonë, jo vetëm që nuk na përbuzën, por përkundrazi na mirëpritën dhe u kujdesën që, për sa kohë qëndruam atje, të mos na mungonte asgjë dhe ky ndryshim, të cilin më vonë e analizova, ishte sepse këta ruanin ende natyrën e shqiptarit të mirë, ndërsa në qytetin tim të lindjes, në Korçë, virusi komunist, tashmë kishte hyrë dhe atë ndryshim që unë, edhe pse i vogël, konstatoja, qenë vetëm efektet e tij.

Në pesëdhjet e dyshin, po për të njëjtat arsye, ikëm nga Korça dhe vijmë në Elbasan e pikërisht në Lagjen “Kala”, ku realisht nuk njihnim asnjeri, por tani si më i rritur, një farë eksperiencë për të parë e kuptuar në se a do kishim edhe këtu po të njëjtin presion nga regjimi, e ndjeva menjëherë që jo dhe realisht ashtu ndodhi. Elbasanasit jo vetëm që nuk qenë të influencuar nga ideollogjia kopmuniste, por as dhe që merreshin fare me politikë. Aty gjetëm një popull të dashur dhe mikpritës, të cilët për jabanxhiun kishin respekt.

Në vitin pesëdhjet e nëntë mbasi mbarova pedagogjiken u emrova arsimtar në një nga fshatrat më të thellë të rrethit të Gramshit, por prej ambientit të mirë që atje gjeta dhe sidomos respektin që ata kishin për mësuesin, nuk ndjeva jo vetëm mungesëne e familjes, por as atë ekonomike, sepse duke qënë ende pa u bërë kooperativë, mirëqënie që ende ata kishin, dëshëronin ta ndanin edhe me neve.

Vetëm me këto tri aspekte dua të rrëfej që shqiptarët për periudhën që përmënd, kishin mjaft vyrtute të mira, por varfëria e madhe, e cila erdhi gjithmonë e më shumë duke u shtuar, që siç thuhet, është edhe pjellë e gjithë të këqijave, represioni dhe përçarja nga regjimi, “lufta e klasave” e të tjera si këto, nisën dalë ngadalë ta transformojnë dhe fenomene, që deri atëhere nuk njiheshin, si gënjeshtra, prerja në besë, vjedhja, servilizmi apo edhe spiunimi, të cilat për një pjesë u bënë edhe mjet jetese, filluan të përhapen në masë, bile të trashëgohen edhe tek brezat pasardhës, por për sa i përket neve këtu në emigracion, megjithë vështirësitë që kemi patur, duhet t’i vlerësojmë ato që kemi arritur dhe sidomos nga fëmijët tanë, të cilët edhe pse të shkolluar, komunizmin e njohin vetëm si teori, por jo atë realin dhe të vërtetin që e dimë vetëm neve, por duke neglizhuar që t’ua shpjegojmë, ne bëjmë, mendoj një gabim, sepse si të rinj dhe me idealizmin që e karakterizon këtë moshë, mundet që edhe të bijen viktimë e ndonjë propogande majtistësh, që për fat të keq, edhe këtu egzistojnë dhe do ishte, sigurisht turp për neve, por dhe për komunitetin tonë që sikur edhe një i vetëm prej tyre t’u bashkohej këtyre turrmave protestuesish, që i shohim këto ditë në televizor, të cilët veç vandalizmit, po djegin edhe flamurin amerikan..

145 views

Shkrimet e fundit