
Qysh në krye të herës dua të citoj një shprehje të Mahatma Gandhi:

"Ju duhet te jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë"
E pra ndryshimi duhet të fillojë te individi,brezi i ri, që të sjellë përparimin .Aktivizimi në shërbimin ndaj komunitetit të jep mundësinë të jesh aktiv dhe të kesh një ndikim pozitiv mbi shoqërinë , sidomos puna vullnetare ,duke vënë kështu gjithë kohën dhe energjitë që mundesh .
Skënder Ahmati njeriu model i komunitetit,mbuluar me lavdi nga të gjithë, ndërsa ai vetë nuk e kërkoi
kurrë atë.Rridhte nga një familje e mesme dhe atdhetare, gjyshi i tij Avduli ishte tregëtar ndërsa babai i tij
Xhaferi ishte shpëtimtari i jetëve të bashkfshatarëve të tij në Operacionin e Qershorit, me aktin e tij të
guximshëm në përleshje trup me trup me dy gjermanët e skuadres së pushkatimit. Pushteti komunist do ta
«shpërblente» me heqjen e triskës së frontit dhe shpalljen armik si pronar i mesëm,por edhe për shkak të
krushqisë me fisin Rami në Tatëzat,një nga fiset më nacionaliste të të gjithë trevës së Rrëzomës . Le të
kthehemi tek vet Skënderi, por gjithmonë është e nevojshme edhe një hyrje për paraardhësit,për të
kuptuar e gjykuar më mirë mbi bashkëkohësin. Skënderi lindi në Sasaj më 16 qershor 1920. Kreu arsimin fillor në
vendlindje dhe më vonë një kurs për shofer në Tiranë ku punoi pak kohë edhe si instruktor. Para çlirimit të vendit por edhe më pas ka punuar në bizneset e Hamit Ramit, në lokal dhe si shitës biletash në kinema,pas çlirimit ka kontribuar edhe si shofer duke sjellë materiale nga lumi Erzen për ndertimin e kombinatit tekstil në Tiranë .Pra deri në 1955-ën, por edhe më vonë vazhduan ec e jaket në Tiranë,pse ende ishim privat dhe duhet ti shërbente edhe pronës së tij.
U kthye përfundimisht në fshat në vitin 1966 si rezultat i presionit të partisë dhe pushtetit të kohës si
dhe letrave që bënin disa dashakeqës nga fshati në adresë të tij ,duke i nxirë biografinë ,dihet që leja e
banimit në atë kohë në qytet ishte e veshtirë në mos e pamundur, por edhe për shkak të një aksidenti ku
ishte i pafajshëm, e la profesionin, si rezultat i shtypjes së një fëmije , i cili ju fut ne rrotat e pasme të
rimorkjos për të cilën vuajti edhe dënimin,megjithse i pafajshëm,jeta e njeriut ka prioritet dhe u
ndëshkua me heqje lirie tre vjet dhe kreu vetem nje vit e gjysëm ,pjesa e mbetur ju fal. Mbas kësaj kthehet
ne fshat ku u shqua si një punëtor i zoti dhe si i fuqishëm fizikisht që ishte, parë kjo edhe në retrospektivë,
nëqoftëse të tjerët bënin dy rrugë me grurë nga Lavani që shihej me motoshirëse në lumë (rrethe), ai bënte
edhe një rrugë me pleh për baçet në fshat, nga stallat e bagëtive,flinte në Malin e Lavanit,dhe kur të
tjerët niseshin për në punë,kishte bërë rrugën e parë . Skenderi ishte një nga karvanjarët pararojë i
mbrujtur me ndjenjën e punës e të sakrificës.Skënderi punoi pak kohë edhe si drejtues
prodhimi(brigadjer) duke e shpërndarë planin e punës qysh ne darkë shtëpi me shtëpi,këto ishin vitet e
kooperativës bujqësore prej1956 deri më1971 . Më vonë Skënderin do ta gjejm si turbinist në
Hidrocentralin e ri të Piqerasit nga ku do të dilte edhe në pension . Skënderi si njeri që përqafonte të renë
dhe kërkonte një jetë me të mirë si në qytet ashtu dhe në fshat, në kohën që punoi në Tiranë ndihmoi që të
rregulloheshin me punë edhe vëllezërit e tij që punuan në sektor të ndryshëm të ekonomisë në kryeqytet,
sepse në këtë kohë e gjejmë si magazinjer ne Kombinatin Tekstil dhe kishte shoqëri me Neço Konomin
nga Piqerasi dhe Nail Bezhanin nga Fterra të cilët ishin kuadro me influencë për kohën,pra vellezërit fale
edhe aftësive të tyre punuan: Sazan Ahmati në ndërmarrjen « Misto Mame» (marangoz), Dilaver Ahmati tornitor
në Kombinat Tekstil,Feizi Ahmati në uzinën «Dinamo»Vinçier,Abaz Ahmati frezator në Kombinatin
Tekstil . Skenderi u martua me Bahirje Kallullin (kushërirën time të dytë) lindi tr