top of page

TOKA MЁMЁ…



Në se ka një nënë në jetë,

Që planetit i dha frymë,

Nëna jonë është Toka vetë,

Ndërsa Dielli… ati ynë.

Toka e lindi njerinë,

E rriti, e lartësoi,

I dhuroi nderin, lavdinë,

I dha krahë e fluturoi.

Ky harroi çfarë kishte qënë,

Nga u nisë e ku arriti.

Kur e pa vehten mbi hënë,

Nënën e baban i shiti.

Që andej, nga lartësia,

Pa pengesa haprirore,

Rrëmbyer nga madhështia,

Toka iu duk shërbetore.

Ktheu kokën në anën tjetër,

Dielli mbledhur sa një gogël.

E pa vehten përmbi mbretër.

Çdo gjë tjetër pikë, e vogël.

U fry, gati sa nuk plasi,

Derdhi një qeshje gëzimi,

Sokëlliu shkoqur nga Marsi:

“Universi është i imi!”.

Pastaj krejt i ekzaltuar,

U ul mbi një fushë me bar,

Jo si bir i përmalluar,

Por si kasap e pronar.

Me thikë e me bisturi

E çau nënën në bark.

Sa zbuloi arin e zi

E përpiu me gjithë gjakë.

Me sharrë e sopatë druvari,

Preu pyjet në çdo stinë.

Kafshët, pa një fije bari,

I vuri në gijotinë.

E shkriu akullin mbi mal,

Akullnajat në çdo pol

Lundrojnë, shuhen mbi valë,

Dallgët fryhen mol më mol.

Çdo lumë a burim tjetër

Ku njomte buzën e tharë,

I përpijnë si kuçedër,

Tuba e hidroçentralë.

Baba Dielli dërgon dritë

Ta mbajë akoma në jetë.

I nxehti i djeg mushkritë,

Po e thanë e po e tretë!...

Sa herë foli, protestoi,

U dogj e u rrebelua,

Por askush nuk e dëgjoi

Dhe më keq u masakrua.

Foli me gjuhën e zjarrit,

Me vërshimin e lumenjve,

Me dallgët – mal të Tsunamit,

Mbyllur veshi i të mëdhenjve.

Nga Lindja në Perëndim

Vetëm heshtja u përgjigj.

Asnjë recetë për shërim,

Asnjë vepër, asnjë ligj!...

Po vuan një astmë të thatë

E nuk mbushet dot me frymë,

Kollet, përdridhet në shtrat,

Thithë zjarrë e vjellë furtunë.

Kthenë kokën prapa në kohë,

Në shekuj, në mijvjeçarë,

Por vehten s’e gjenë ta shohë,

Kaq të djegur, kaq të tharë.

Po vuan shumë e mjera mëmë,

Plagët dhëmbin skaj më skaj,

Por as mendon që të nëmë,

Njeriun, birin e saj!...

Veç një pyetje ka menduar,

Por përgjigje nuk kërkonë.

Me shkronja ari të shkruar,

Ia lë në dorë edhe shkonë:

Si do të ndihesh pa nënë,

Qoftë në Mars apo në Hënë,

Ndoshta si çdo dinosaur,

Një i vdekur i pakallur?!...

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page