top of page

TOKË KOT!

  • May 5, 2021
  • 1 min read

Demir Gjergji

-Serenadë në bosh-


Tokë trokë, Tokë kot Vështron lart që nga ballkoni Me sy karafilash të kuq, Serenadën që shkon huq.

Tokë koti. Prej qëmoti, Pa kufi e pa tapi... Dhé i zi nëpër saksi.

Lulet vetë s’këputen dot, Për atë që lutet poshtë!

... Në ç’aromë je fshehur Ti?!

Në mungesë të asaj dore, Qielli shkund petale bore.

1 Comment


sotir.mimi
sotir.mimi
May 05, 2021

Xing.

Poezi cerebrale. Më pëlqeu. / Xing.


Like

Shkrimet e fundit

bottom of page