Tjetër vlerësim për „Big Boss Servicess“
Më shumë se dhjetë vite më parë Drejtori i Kompanisë së suksesshme „Big Boss Servicess“ UK Ltd., Gazmend Cufaj mori një kërkesë zyrtare për të lidhur një marrëveshje të gjatë punësh me një kontraktor britanik. Kontraktori donte që në fillim të sigurohej për tre gjëra, cilësinë, afatin kohor dhe efikasitetin e punës. E kështu, modestia e z Cufaj, që në fillim e delegoi fjalën tek ajo që në fakt njohet si një pyetje dhe përgjigje. E në këtë bisedë u diskutua më pas më gjerë. Të pranishmit u mblodhën për të dëgjuar drejtuesin e kompanisë duke diskutuar disa nga faktorët kryesorë të zbatuar nga biznesi i tij në vite, që i bënë kompanisë suksesin që është edhe sot.
Cufaj dha disa udhëzime fantastike, por këshilla e tij kryesore për ata që po dëgjonin, përfshirë dhe kontraktorin britanik, ishte se të gjitha bizneset duhet të përcaktojnë se çfarë lloj ndërtimi duan të punojnë, dhe prej andej të vendosin vlerat e tyre kryesore. Qëndroni pas tyre dhe ata do të veprojnë si udhërrëfyes për çdo vendim të vështirë. E kështu kontraktori menjëherë ngriti telefonin e tij celular. E pas cingërrimës u dëgjua një zë burri, që fliste një gjuhë të afërt me komunitetin e ardhur nga Azia. Cufaj nuk i vuri veshin më shumë dhe pasi mbaroi fjalën u bë gati të përshëndetej me kontraktorin. Por, ai me një fjalë të konsiderueshme respekti tashmë nguli këmbë që të uleshin e të bisedonin më gjatë, e të nënshkruanin tashmë një kontratë.
Që nga koha kur të dy palët vendosën të nënshkruanin për herë të parë vlerat për punët që do të bënin bashkë, ata gjithashtu zhvilluan modele efikase biznesi që një bisnes i tillë të ishte forma e tyre më e suksesshme. Në këtë aspekt, duke pasur parasysh se ndërtimi, si një aktivitet themelor i qytetërimit njerëzor, nuk mund të funksionojë pa vlera efikase, modele të tilla biznesi shtrihen në këtë degë të industrisë me shtrirje të plotë, gjë që e kanë bërë tashmë „Big Boss Servicess“ UK Ltd., që drejtohet nga Gazmend Cufaj të bëhen vlera të cilat, klienti më i fundit i shpeh me konsideratën e tij më të madhe, në një video që na e dërgoi neve ditë më parë.
Ky klient me një shije të lartë vlerësimi dhe respekti për „Big Boss Servicess“ UK Ltd., dhe z Gazmend Cufaj thekson mes të tjerave se „Modelet e tilla të biznesit janë thelbi i çdo biznesi. Është thelbi kryesor i një plani biznesi, të cilin. Epashë realist tek „Big Boss Servicess“ UK Ltd., të realizuar mjeshtërisht dhe profesionalisht nga Gazmend Cufaj. Pra, nëse doni të keni paranë tuaj të mos shkoj kot dhe të keni një punë cilësore, është gjëja e parë që duhet të vendosni, të komunikoni me „Big Boss Servicess“ UK Ltd., dhe vetë zotin Gazmend Cufaj.„
Me mbarimin e kësaj, shihet qartë se tek vlerat që dëgjojmë gjithnjë e më shumë për „Big Boss Servicess“ UK Ltd., janë disa nga modelet më të suksesshme të biznesit të ndërtimit, ato që udhëzojnë vlerat dhe investimet e bëra në vite me klientë, kontraktorë e më gjerë.
Në fakt ndërsa shikonim me vëmendje videon e punës së kryer nga „Big Boss Servicess“ UK Ltd., Gazmend Cufaj tek projekti i fundit, natyrshëm na binte në sy ajo që vlen të theksohet. „Big Boss Servicess“ mbetet kështu një nga llojet më të zakonshme të modeleve të biznesit të ndërtimit. „Big Boss Servicess“ siguron potencilain dhe cilësinë e punimeve të dyshemeve, duke garantuar dhe asistenca për mirëmbajtjen dhe rinovimin, apo edhe riparimin e duhur rë të gjithë objektit.
Objekti në fjalë ka dhe rezaton cilësi, kosto të pëlqyer, materiale efikase dhe vlera të shumta që duken apriori në punën e bërë nga vetë „Big Boss Servicess“ nën përkujdesjen evazhdueshme të z Gazmend Cufaj.
Comments