A të kujtohen Ditët e vjeshtës që hanin vetveten ? Gjethet e plepave skuqur e zverdhur, Si dridheshin tërë frikë?
A të kujtohen Mëngjeset që i përkëdhelnin ato me fshesë Dhe heshtur ia largonin kalimtarëve çdo rrezik?
A të kujtohen Ditët nën diellin që nga era dridhej? Ca tinguj të shfrenuar mbi tastjerë?... Beethoveni s’na shqitej e s’na shqitej Dhe heshtja s’ishte heshtje, si përherë?
I kujtoj edhe sot, ashtu të thara, njëlloj bien, Të ngjashme me kujtimet tona, nostalgjitë. Dhe erë e ftohtë që fishkëllen, tutje i shpie, Drejt hiçit që i mbulon pak nga pak çdo ditë.
Comments