TINGËLLIMA TË TEPSIVE DHE KAZANËVE TË KALLAJXHINJVE E KADRINJVE.
Zakonisht, çudirat, djallëzirat dhe komedirat bëhen në fund të ahengut, kur njerëzit, jo vetëm kanë pirë e janë ngrohur, por edhe janë bërë çakërqejf. Por këta nuk gëzojnë dhe argëtohen,vetëm, por nuk rrinë edhe pa tallur njerëzit, pa i ngacmuar ata, kudo që ta ketë helmin më të madh, në një plagë të vjetër (të lehtë apo të rëndë), apo në një gërvishtje të çastit. Por ka edhe personalitete që, jo vetëm u pëlqen, por u ka hyrë në gjak dhe në gen… cila do të thoni ju!... Komedia more komedia! Dhe ky është kryeministri ynë, që mos qoftë pëllua, që mos e paçim ishalla! Por që të luash rolin e komikut, duhet te jesh edhe pak komik vetë, por mbi të gjitha, duhet të kesh Lëkurën e qënit. Ne në fshat kemi pasur dy qenër komikë: Çapin e Demos dhe Shkalon e Xhemilit. Të dy këta qenër, qënë të urtë, të bindur dhe pa pretendime, por që nuk e mbanin veten, ishin shallapatë! Dhe kishin edhe një huq të keq, që e fusnin vazhdimisht '’bishtin në mes të shalëve''. Mirëpo kryeministri ynë është '’Zevzek’’ dhe po ia '’bëre borxh'' të ha, si Xhufi i merhumit Shefqet. Dhe kur të kafshonte Xhufi?... allah, allah!... Dhëmbët e tij do t'i ndjeje të paktën një muaj, por do t’i kujtoje gjithë jetën. Në Partinë Socialiste i pari qe Hoxha, ishte pa mjekër, i dyti ishte Nanua, që qe me mjekër, i treti ishte Edi Rama, që është me çerek mjekre që ngjan me një '’dhjak kenash''. Një dhjak kenash i paparë ndonjëherë në Shqipëri. Ky është një dhjak, një kryeminister, si dikur një ish-kryeminister, më i shkurtëri i Francës, që quhej TIERI, ky joni është kryeministri më i gjatë, por më kokëbosh i Europës.
Mirëpo ky kryeministër ka zëvëndës, jo vetem si i shkurtër, por një zëvëndës të tij, që është më i shkurtëri në Ballkan dhe në Europë, që quhet Erion Braçe. Ky, Erioni, kur del vetëm është i gjatë, kurse, kur del me Ramën, duket i shkurtër. Tek i pari të vetë mëndja tek Mark Shalëgjati i Kristoforidhit, tek i dyti tek Sanço Pançua i Servantesit. Por i pari, ky Marku, edhe si Don Kishot. U mungojnë kuajt dhe gomarët, sepse të tillë janë vetë dhe u bien këtyre tepsive e kazanëve fshat më fshat e bërtasin siç bërtisnin, një herë e një kohë kallajxhinjtë, nëpër rrugë: - Kuush kaa, kuusira e tepsiira, për të kallaisur! Ose valaratët: Kuush ka taalëre e buceela, për të ndertuuar! Dhe ky nuk rruhet, ky Marku, por e qeth mjekrën shkurt, ose e bishtos. Herë del me atlete, herë me qillota, herë me këmishë lëshuar, herë me pallto të kuqe, si atëherë kur vajti tek arrixhinjtë. Meqë ky, as qethet as rruhet, dhe me që s'është bërë akoma prift, ka mbetur një DHJAK KENASH me çerek mjekre. Ky shndërrohet çdo ditë si personazhet e Kafkës, apo të Sartit, në pesëqind dhjakër biçimsëzër e syfetqënër! Na rroftë dhjaku kenash!...
Mentor Serjani
Commentaires