Përtej emrit dhe veprës së Timo Mërkurit: Një gurë i çmuar vlerash për gjeneratat
Në jo pak raste thuhet se duhen shenja konvencionale, piketa, shigjeta, njohje, miqësi, apo dhe mjaft të tjera të ngjashme të gjesh e të pikëtakosh dikë, një vend, një krahinë, apo dhe më tej një arsye tjetër. Duhet një histori, një traditë, një kulturë, një krijim, një risi, një studim, një vepër, apo dhe qoftë dhe një aryetim tjetër, të thuhet se këtu është Piluri, të mirëkuptohet Himara. Deri këtu është e qartë. Është e saktë se si Piluri dhe ashtu dhe Himara kanë mijëra e mijëra arsye të njihen e të soditen duke u stolisur me fjalët më të ralla nga e para. Dhe pse? Sepse nuk kanë munguar kurë burrat e tillë, shqiptarët dhe banorët e mirë, nuk kanë munguar veprat dhe letrat e tyre. Por gjithnjë ka një risi, gjithnjë ka një emër që s’duhet lënë në harresë patjetër. Gjithnjë vjen e përforcohet fjala konvencionale e njohjes nga Njeriu, familjari, studiuesi, shkrimtari dhe ndoshta vetë model-burri, që vjen jo thjesht nga emri Timo Mërkuri.
E këtu ndalesa është frymëmarrëse. E gjen në mes të eseve brilante, poezive që dallojnë në vlerat e tyre pedante, vëzhgimeve të tjera që zgjojnë arsye të vlefshme kombëtare, shkon dhe cek iso-polifoninë dhe natyrshëm duhet më shumë se një arsye që sytë të gdhijnë mbi forma nga më të mirat arstsjellëse, që natyrshëm vetëm Timo Mërkuri di ti qëmtojë e sqarojë. E rreket publicistika e tij, kritika dhe analiza në të katër ceptat e trungut që flet shqip, kapërvcen në Kosovë, maqedoni të Veriut, shkon më tej në trevat ballkanike, duke vënë tonin tek kultura e fqinjtë, e natyrshëm deri në çdo skaj të Botës, ku fjala, shkrimi, krijimi dhe produkti i Timo Mërkurit mbetet edhe një zë në atë që sot i shënohet edhe në mes të Londrës. E ku ka më mirë të kesh një realitet të tillë krijues tek Fjala e Lirë?
Nëse do të bëhej fjalë në një gjeografi të tillë për cilësi botimi ku më shumë flet truri natyrisht konkurrent është Timo Mërkuri. Nëse do të shohej më tej tek cilësia, vlera dhe jo thjesht tek sasia natyrshëm një ndalesë do të ishte mjaft pak për një të tillë intelektual. E më tutje le të themi hapur dhe mjaft qetë e ndoshta fare thjeshtë, se Timo Mërkuri e bën dhe e sjell vesën në këngë, e bën Pilurin dhe Himarën të mbeten në rallë të parë me simbolikën “krenarë”, e bën Sarandën të jetë një mit e kohës moderne, se kështu e ka fjala e tij, e shkruara e tij dhe ajo që lidhet thjesht edhe me një koment.
Sot emrin e tij e lakojmë për nderin që ia jep bashkia e Himarës. Dhe lakimi i tillë, që duhet thënë në krye të radhës, është një arsye më shumë që ti skuqen veshët e faqet, këtij Njeriu të mirë, këtij kolegu të vlerësuar, këtij shkrimtari të palodhur, dhe atëherë kur ai luftonte me jetën e dytë në spiatelet e ndryshme. Gjithnjë dora e tij ka dhënë perla dhe këto perla janë shenjat më të mira konvencionale të kësaj gjeografie në kohën tonë moderne.
E pra, a nuk mjafton kaq të thuhet se doni të njihni më mirë këtë trevë nga forma më e strukur, deri tek vlera e nuri, hajdeni bëhuni njëzëri dhe bërtisni me të madhe se një gur të madh konvencional ka vendosur Timo Mërkuri!
Ndaj i nderuari Kryetar i Bashkisë së Himarës, Shkëlqesia Juaj, Gjergji Goro dhe Ju kryetar i Këshillit Bashkiak jo më kot ju lashë për në fund, për të shprehur përzemërsisht respektin më të madh dhe për Ju që nderoni një figurë të tillë të trevës së Jugut të Shqipërisë, që i bën nder gjithë arsyes krijuese.
Illo Foto: I kam ndjekur me vemendje studimet e thelluara te ketij dijetari te komletuar . Bashkia eshte e vonuar , ne dhenien e ketij vleresimi , per nje pilurot te shquar . Kam dy miq nga Piluri : Polo çakalli dhe Pilo Kolagji . Miqte piluriotè jane thesar . Krijimtaria e Timo Merkurit , i sherben kultures dhe Albanollogjise ,por i sherben me se shumti Himares , si pjese e pa ndare e Laberise .Zhvillimi i gjithanshem i kultures , letersis dhe artit ne Himaren labe , eshte nje shuplake , per pretendimet e deshtuara te propograndes greke te entitetit himariot . I uroj shendet fizik dhe krijus piluriotit te shquar , Timo Merkuri .