Timo Mërkuri
LEXIMI I NJË POEZIE POSTMODERNISTE TË FATMIR TERZIUT
Në analizë të krijimtarisë poetike postmoderne të Fatmir Terziut më tërhoqi vëmëndjen poezia "Një poezi, a pushon?", për qasjen e saj postmoderniste, e cila shfaq një perceptim të rolit të poezisë në një kontekst të fragmentuar dhe të ndryshueshëm shoqëror. Terziu përdor imazhe dhe metafora për të shfaqur qasjen në shkallë të gjerë, duke reflektuar historinë e të tashmen dhe rolin e poezisë në ato. Për këtë arsye mendova që analizën ta realizoj nëpërmjet leximit vargor në aspektin e qasjes postmoderniste të tyre në veçanti dhe poezisë në tërësi.
1) –Kështu, vargjet 'Ndërsa dallga çmallet me gurin që mbajti dinosaurin e parë në ishullin Ëight / unë ia hap sytë celularit tim, lexoj një mesazh,' shfaqin një përzierje të imazheve dhe konteksteve të ndryshme, karakteristikë e poezisë postmoderne. Dallga që 'çmallet me gurin që mbajti dinosaurin e parë në ishullin Ëight' përdoret si një metaforë për kohën dhe përvojën njerëzore të kohës së kaluar, ndërsa 'ishulli Ëight' mund të interpretohet si një hapësirë e izoluar ose e ndarë nga realiteti i përditshëm. Kjo paraqitje metaforike e trajton kohën si një entitet që lë gjurmë të dukshme në natyrë dhe histori.
Në vargun tjetër, hapja e syve të celularit për të lexuar mesazhin e forcon kontrastin mes të kaluarës dhe të tashmes dhe mes natyrës e teknologjisë moderne. Ky moment shfaqet si një ndërthurje e dy botëve, e kaluara dhe e tashmja , ndërthurje që është një element i zakonshëm në poezinë postmoderne, ku koha dhe hapësira përplasen dhe ndërtojnë një realitet të pazakontë.
Kështu, vargjet shfaqin një shkëputje nga një linearitet i qartë dhe një qasje unike ndaj kohës dhe përvojës njerëzore dhe ne duhet të dimë se koha, natyra dhe ngjarjet në poezi janë gjithmon të ndryshëm nga realiteti natyror apo historik. Në vend të një narrativi të qartë dhe të strukturuar, poeti preferon të shprehë fragmente dhe momente të papritura, duke e bërë lexuesin të mendojë për marrëdhënien komplekse midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, duke përmbushur kështu fragmentimin dhe përzierjen e konteksteve dhe kontrastin e ndërthurjen e dy botëve, karakteristikat themelore të poezisë postmoderne.
2)- Po ashtu, edhe vargjet: 'besoj se bari që shkel mban erë si kockat e mbretërve / dhe mbretëreshat / shkruajnë në mendjen time punëra dashurish / të strukura në gjurmët e fosileve' shfaqin qartë elemente të postmodernizmit nëpërmjet përdorimit të metaforave dhe imazheve të pazakonta. Vargu: 'besoj se bari që shkel mban erë si kockat e mbretërve / dhe mbretëreshat' shfaq perceptimin subjektiv të realitetit, një karakteristikë kjo e postmodernizmit, por ndërkohë metafora e 'kockave të mbretërve' dhe 'mbretëreshave' është një shprehje simbolike e fuqisë dhe autoritetit, ndërsa vargu'punërat dashurish të strukura në gjurmët e fosileve' shpreh një lloj kontinuiteti të përvojës njerëzore dhe historisë në mënyrë simbolike, duke përmbushur karakteristikën postmoderniste të 'përdorimit të simbolizmit dhe metaforës'. Të kemi parasysh se përdorimi i bimëve për të shprehur erën dhe kockat e mbretërve e mbretëreshave është një imazh i një ndërthurjeje të dy anëve midis natyrës dhe kulturës, midis të thjeshtës dhe të sofistikuarës. Kjo lloj shprehjeje e koncepteve tradicionale është një element tipik i postmodernizmit. Në vargun tjetër, 'punërat dashurish të strukura në gjurmët e fosileve' paraqitet një kërkim i pafund për të kuptuar një marrëdhënie me të kaluarën, të shprehur nëpërmjet kujtesës, duke shprehur një lloj melankolie që është e paparashiku-eshme, duke përmbushur karakteristikën e reflektimit mbi historinë dhe përvojën njerëzore të postmodernizmit.
Në të dyja rreshtat, përdorimi i këtyre imazheve dhe metaforave shpreh një botë të pazakontë, një realitet ku kuptimi tradicional dhe i qartë është i ndërthurur, dhe kjo është karakteristikë thelbësore e poezisë postmoderniste, e cila ndihmon në krijimin e një përvoje letrare që sfidon kuptimin tradicional dhe inkurajon lexuesin të shprehë interpretimin e tij të ndryshëm.
3)-Duke lexuar vargjet: 'që thonë se sytë e pasqyrës së dashur / yjet, / dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur / se poezia është universi i kërkimeve të tyre,' në kontekstin e poezisë postmoderne, vërejmë një përdorim simbolik e metaforik të elementeve natyrore për të shprehur rolin dhe fuqinë e poezisë. Vargjet 'që thonë se sytë e pasqyrës së dashur / yjet,' shprehin një perceptim subjektiv të realitetit, duke u përqendruar në një perceptim nga perspektiva personale, karakteristikë kjo e perceptimit subjektiv të realitetit të poezisë postmoderne. Vargjet 'dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur / se poezia është universi i kërkimeve të tyre,' ku 'sytë e pasqyrës së dashur' dhe 'yjet' janë personifikuar dhe përbejnë simbole të ndjeshmërisë njerëzore, ndërsa 'poezia' është e shprehur si një 'univers i kërkimeve të tyre,' një metaforë për rëndësinë dhe rolin e artit në përjetimet njerëzore, duke përmbushur karakteristikën e përdorimit të simbolizmit dhe metaforës në poezisë postmode-rne. Gjithashtu, vargjet përmbajnë reflektim mbi kulturën dhe identitetin, duke e paraqitur poezinë si një mjedis ku individët mund të reflektojnë mbi përjetimet e tyre.
Në poezi, vargjet 'sytë e pasqyrës së dashur' dhe 'yjet' janë simbole që përfaqësojnë një lloj perceptimi të fshehur, të cilin poezia mund ta zbulojë. Përdorimi i 'pasqyrës së dashur' për të shprehur një mënyrë të veçantë për të parë në botën natyrore thekson qëndrimin e poezisë si një mjet për të zbuluar thellësitë e fshehura të përjetimit njerëzor. Përmes shprehjes 'yjet, / dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur,' poezia shpreh një lloj lidhjeje të fuqishme midis natyrës dhe kreativitetit poetik. Yjet, simbole të pasqyrimit dhe reflektimit, shfaqen si lexues të natës së errët të detit, duke sugjeruar një lloj lidhjeje mitike midis natyrës dhe imazhit poetik. Në fund, shprehja 'poezia është universi i kërkimeve të tyre' thekson rolin e poezisë si një hapësirë ku mendja dhe shpirti eksplorojnë dhe kërkojnë kuptime të reja. Ky koncept përcakton poezinë si një hapësirë ku shkenca, miti dhe perceptimi personal përplasen dhe formojnë një realitet të ri, ku kuptimi tradicional është riformuluar.
Në këtë mënyrë, vargjet shprehin një qasje postmoderne ndaj poezisë, ku kuptimi dhe perceptimi janë të hapur për interpretime të ndryshme dhe poezia përdoret si një mjet për të eksploruar hapësirat e përvojës njerëzore dhe natyrore.
4)- Te vargjet "I kuptoj në errësirën e tyre senzuale / nga statujat e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier / netët," në kontekstin e poezisë postmoderne, vërejmë se ato shfaqin një ndërthurje të imazheve të papritura dhe të pazakonta për të paraqitur një realitet të fragmentuar dhe të paqartë, ku fraza "I kuptoj në errësirën e tyre senzuale" shpreh një perceptim subjektiv të realitetit, ku autori ndjen se ai kupton gjëra në mënyrë të veçantë, subjektive, por ndërkohë kjo është një karakteristikë e poezisë postmoderne.
Gjithashtu përdorimi i termave "errësira senzuale"shfaq një ndjenjë emocionale dhe senzoriale, ndërsa "statujat e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier" paraqesin një imazh qetësie në një mjedis që duhet të shfaqet i qetë, por që përmban elemente të paqarta. Kjo paraqitje është karakteristikë e poezisë postmoderne, ku kuptimi dhe perceptimi janë të përzier nëpërmjet ndërthurjes së kontrastit. Në këtë rast, ndjenja e "errësisë senzuale" përplaset me imazhin e "statujave të ngrira," duke krijuar një kontrast midis ndjenjave të jetës dhe lëvizjes, dhe qetësisë së padukshme dhe të ndaluar.
Në poezinë postmoderne, kjo përzierje e imazheve dhe ndjenjave shpesh përdoret për të paraqitur një realitet të ndryshëm nga ai i pritshëm dhe për të përshkruar ndjenja të çuditshme dhe të befasisshme tek lexuesi. Kjo lejon poezinë të përjetojë një lloj lirie dhe eksperimentimi dhe poetit të shprehë idetë dhe emocionet në një mënyrë të re, duke plotësuar disa karakteristika të postmodernizmit si: përdorimi i imazheve tërheqëse dhe surrealiste ( statujat e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier përfaqësojnë një imazh surreal), duke e bërë lexuesin të ndjehet i hutuar dhe të ndërthurë midis botës reale dhe botës së ëndrrave. Ky lloj përdorimi i imazheve është një element i zakonshëm i postmodernizmit. Po ashtu, përzierja e një realiteti të njohur me elemente të pazakonta, siç janë statujat e ngrira me erë pije alkoolike të përzier, reflekton një ndërlidhje midis realitetit dhe fantazisë, e cila është një temë e zakonshme në poezinë postmoderne, ku kufijtë midis realitetit dhe imagjinatës shpesh janë të pamundur për t'u dalluar.
5)-Vargjet "Mblidhen nën guackë i një vezë e zier, / botë e çuditëhme e pandryshuar / duke shuar shekujt në dallgët shkumë, / tregojnë se poezia s'ka pushuar," në kontekstin e poezisë postmoderne,shfaqin përzierje të imazheve të papritura për të shprehur një qasje të pazakontë ndaj poezisë dhe përvojës njerëzore. Përdorimi i imazhit të "vezës së zier" për të shfaqur një grupim të papritur, tregon një kujdes të veçantë për detajet dhe për mënyrën e përjetimit të elementeve të zakonshme në një mënyrë të re dhe origjinale. Ky përfaqësim metaforik forcon ndjenjën e ngjyrës dhe ndriçimit të përjetimeve që mund të jenë të pranishme në një realitet të fshehur.
Koncepti i "botës së çuditshme e pandryshuar" shpreh një realitet të ndryshuar, gati mitik, të pazakontë,duke përfaqësuar qasje ndaj postmodernizmit, ku kuptimi i zakonshëm dhe i njohur është sfiduar nëpërmjet përzierjes së elementeve të njohura me ato të panjohura. Poezia vazhdon me imazhin e "shekujve që shuhen në dallgët shkumë," duke shprehur një lloj përzierjeje ose shkatërrimi të kohës dhe të historisë nëpërmjet një procesi të pakthyeshëm. Ky imazh përforcon idenë se poezia është një fuqi që tejkalon kohën dhe që e ndërton një realitet të ri dhe të pazakontë.
Në fund, vargjet përfundojnë me vargun "poezia s'ka pushuar" duke theksuar idenë se pavarësisht transformimeve të ndryshme në botë, fuqia dhe ndikimi i poezisë mbeten të pacenuara, duke shprehur kështu një përmbajtje të postmodernizmit, ku poezia shërben si një mjet për të përballuar dhe shprehur kompleksitetin e realitetit dhe përvojën njerëzore në një mënyrë të pazakontë dhe inovative.
6)- Në vazhdim të vargjeve të mësipërme dhe në lidhje organike me ato, vargjet: "me një varg të çuditshem / ka gjetur gjithnjë shtegun, / edhe në vend tjetër / sepse e ngjiz me art vargun / kur i afrohet ndonjë gënjeshtër…" në kontekstin e një poezie postmoderniste shfaqin një përzierje të imazheve dhe ideve të ndryshme për të shprehur një qasje të pazakontë ndaj krijimtarisë së poetit. Përdorimi i fjalëve "me një varg të çuditshëm" shfaqin një qasje inovative dhe origjinale ndaj krijimit të poezisë, varg që simbolizon aftësinë e tij për të përzier kuptimin dhe formën në një mënyrë të re, duke çaktivizuar një efekt të pazakontë tek lexuesi.
Fjala "shtegun" shfaq një rrugë (apo udhëtim) që poeti ndjek për të shprehur idetë e tij nëpërmjet poezisë. Ky "shteg" shfaq një qasje të postmodernizmit, ku krijuesi eksploron mjedisin për të gjetur nxitje dhe frymëzim për të krijuar. Në vargun "edhe në vend tjetër / sepse e ngjiz me art vargun," shfaqet një ide e rëndësishme e postmodernizmit që artisti nuk është i kufizuar nga koha apo hapësira. Ai mund të shkojë përtej kufijve të një realiteti të caktuar për të gjetur frymëzim dhe për të krijuar diçka të re dhe të papritur. Përfundimi i vargjeve me deklaratën "kur i afrohet ndonjë gënjeshtër…" shfaq një lloj sfide dhe qasje skeptike ndaj realitetit dhe përvojës. Fjala "gënjeshtër" përfaqëson një elementë të pazakontë që mund të ndikojnë në procesin e krijimit të poetit, por këtu duhet të kujtojmë rëndësinë e frazës “e ngjiz me art vargun”, ku është pikërisht arti ai që mbron poezinë nga ndonjë “gënjeshtër”. Shprehja "e ngjiz me art vargun" në vargun e poezisë shfaq një kuptim themelor që arti dhe talenti i poetit janë ata që e mbrojnë poezinë nga influencat e rreme. Ky varg udhëzon se talenti dhe aftësia krijuese e poetit i lejojnë atij të transformojë materialet e ndryshme, përfshirë edhe gënjeshtërat në diçka të bukur dhe të rëndësishme.
Në kontekstin e poezisë postmoderniste, ky varg thekson një qasje të cilësuar ndaj rolit të talentit dhe aftësisë krijuese të poetit. Përdorimi i fjalës "art" në këtë kontekst paraqet një aftësi të jashtëzakonshme për të formuar dhe krijuar duke përdorur teknikën dhe ndjenjën artistike. Pra, arti në këtë kontekst është ai që bën të mundur që poezia të përmbahet dhe të mbrohet nga elementet e rreme, duke e ngritur atë në një nivel të lartë të ekspresionit dhe kuptimit.Pra siç pamë në këtë lexim analitik të vargjeve jo vetëm çdo varg, por edhe pjesë vargjesh apo figurash artistike shfaqin dukurinë e karakteristikave të postmodernizmit.
III- Poezia “Një poezi, a pushon?" e Fatmir Terziut shpalos një vizion të thellë dhe të ndjenjshëm, duke përdorur metafora, simbole e imazhe postmoderniste për të shfaqur një botë të ndryshme, të çuditshme në disa aspekte.
a) - Kështu, te vargu "Ndërsa dallga çmallet me gurin që mbajti dinozaurin e parë në iëhullin Ëight" metafora është "dallga çmallet me gurin" kjo metaforë paraqet një skenë të larmishme dhe të fuqishme të natyrës, ku dallgat shkaktojnë një zhurmë mbi gurët e bregut. Kjo metaforë mund të simbolizojë një ndjenjë të lirë, fuqinë dhe energjinë e pa kufizuar të natyrës, duke shpalosur ndjenjën e bukurisë, forcës dhe përjetësisë së saj. Ajo shfaq kohën duke përfshirë elemente të lashta dhe të reja, si dinozaurët dhe ishujt, duke krijuar një ndjesi të përplasjeve kohore dhe hapësinore. Mirëpo, kjo metaforë ka një ndërveprim me simbolin e dinozaurit, i cili mund të simbolizojë diçka të lashtë, të largët dhe misterioze. Dinozaurët janë krijesat prehistorike të zhdukura nga toka para më shumë se një milion vjetësh, kështu që përdorimi i tyre në poezi mund të paraqesë një ndjesi të hershme, gati të harruar. Ndërveprimi i simbolit të dinozaurit me metaforën "dallga çmallet me gurin" shfaq imazhin poetik të dallgëve që shkaktojnë lëvizjen e fuqishme me gurin, që paraqesin një skenë të vërtetë dhe tërheqëse të natyrës, duke krijuar një ndjesi të veçantë të lëvizjes. Kombinimi i këtij imazhi me dinozaurin e parë në ishullin "Ëight" (Eit), një emër që mund të kujtojë numrin "8" ose fjalën "infinity", forcon ndjenjën e mrekullisë dhe përjetësisë së natyrës.
b) - Po kështu vargu "Bari që lëkund mban erën i kockat e mbretërve dhe mbretëreshat" është i mbushur me metafora, simbole dhe imazhe dhe konkretisht: Në këtë varg, bari që lëkund është një metaforë për një fuqi të padukshme dhe të papritur, që mund të përfaqësojë ndonjë forcë ose ndonjë ngjarje të papritur që ndodh në jetën tonë. Kockat e mbretërve dhe mbretëreshave janë një simbol i pushtetit, lavdisë dhe autoritetit dhe përdorimi i tyre në këtë kontekst shkakton një ndjenjë që forcon ngjarjet e papritura. Imazhi i erës që mban bari, të krahasuar me kockat e mbretërve dhe mbretëreshave, shkakton një ndjesi admirimi dhe forcon ndjenjën e madhështisë dhe fuqisë të ngjarjeve që po ndodhin. Përdorimi i termit "erë" në këtë kontekst nuk përfaqëson një imazh konkret, por përfaqëson një aromë. Pra, është një imazh poetik i fjalës që shpreh një atmosferë, një ndjesi, ose një emocion. Kështu, paraqitja e "erës" së diçkaje që mban bari shpreh një atmosferë të veçantë, një ndjesi mrekullie ose të pakëndshme dhe është një pasqyrim poetik i një ndjesie ose gjendje imazhi poetike, por jo një imazh konkret.
Mund të vazhdojmë me shembuj të tjerë, por do të ecim në të njëjtën logjikë, pa thënë asgjë tjetër të re, ndërkohë që duhet të theksojmë ndërveprimin midis simboleve dhe metaforave në krijimin e imazheve te poezia e Terziut. Ky ndërveprim shpreh një tipar të rëndësishëm të postmodernizmit, i cili karakterizohet nga përdorimi i gjerë i simboleve, metaforave dhe ndërthurjes së tyre në krijimin e imazheve komplekse dhe me kuptime të thella. Në poezinë e Terziut, simbolet dhe metaforat përdoren për të shprehur ndjenja, përjetime dhe koncepte të ndryshme në një mënyrë që është e pazakontë dhe e papritur. Ndërveprimi i tyre krijon një lloj ngjashmërie midis ideve dhe imazheve, duke sjellë një ndjenjë kompleksiteti të botës që shfaqet në poezi. Ky përdorim i elementëve të postmodernizmit sjell një anë të papritur, duke lejuar lexuesin të krijojë interpretime të ndryshme dhe të gjejë kuptime të reja nëpërmjet bashkëve-primit të simboleve dhe metaforave.
IV- Postmodernizmi i shprehur në poezinë e Fatmir Terziut e bën atë të thellë dhe të pasur në përmbajtje. Përdorimi i simboleve, metaforave dhe strukturave të ndërlikuara, si dhe ndërthurja e realitetit me elemente të tjerë të kulturës dhe përvojës njerëzore, e bëjnë poezinë e tij një krijim që kërkon lexues të përkushtuar dhe të angazhuar për ta kuptuar në brendësi. Ky kompleksitet në poezi e ngre atë ai autor në kuotat e larta të letërsisë. Kritika dhe publiku e vlerësojnë thellësinë dhe gjithëpërfshirjen e poezisë së tij, duke e cilësuar si kontribut të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore.
Për të kuptuar dhe përjetuar poezinë e Terziut në mënyrë të plotë, është e nevojshme një lexim i kujdesshëm, duke u përpjekur të kapësh gjithë dimensionet dhe kuptimet që ajo përmban. Kjo lloj sfide kërkon një nivel të lartë kulturor, intelektual dhe ndjeshmërie te lexuesit.
Të kuptojmë: lexuesi duhet të jetë i gatshëm për të eksploruar brendësinë e temave të poezisë së tij, të reflektojë mbi lidhjet komplekse midis ideve dhe imazheve, si dhe të ndjehet i përfshirë në një udhëtim mendimi dhe emocionesh. Kjo është arsyeja pse ne qysh në krye të shkrimit bëmë një leximi poetik sipas qasjes postmderniste të poezisë së tij, duke ftuar inteligjencën dhe ndjeshmërinë kulturore të lexuesit të zbulojnë ndryshimet në kuptimin dhe përjetimet që poezia ofron, duke e bërë atë (përjetimin poetik) më të pasur dhe më të ngazëllyer.
Poezitë e Terziut kërkojnë lexues që janë të hapur ndaj ideve të reja, të gatshëm për të shprehur empati dhe për të reflektuar mbi kompleksitetin e jetës njerëzore. Është e vërtetë që poezia e Terziut, në veçanti, si dhe poezia postmoderniste në përgjithësi, shpesh konsiderohet e orientuar kah një audience më të specializuar ose më intelektuale, kjo për shkak të kompleksitetit të temave, përdorimit të gjuhës dhe strukturave të ndërlikuara, si dhe përdorimit të metaforave dhe simboleve që kërkojnë një lexim të hollësishëm dhe një kërkesë reflektuese. Poezia postmoderne eksploron tema dhe ide që mund të jenë të ndërlikuara, madje duke përdorur mënyra të avancuara për të shprehur emocionet dhe përjetimet njerëzore. Kjo bën që këto poezi të jenë më tërheqëse për një audiencë të përkushtuar ndaj letërsisë dhe të gatshme për të shpenzuar kohë dhe energji për të kapur brendinë dhe kompleksitetin e tyre.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se: ndërsa poezia e Terziut dhe e postmodernizmit në përgjithësi mund të jetë më e përshtatshme për lexues me një nivel të lartë kulturor dhe intelektual, ajo nuk është e përjashtuar për lexues të tjerë. Çdo lexues, në varësi të interesave dhe përvojës së tij, mund të gjejë vlera në poezinë e Terziut dhe të pasurohet nga përjetimi i leximit të saj. Letërsia, në tërësi, ka potencialin për të frymëzuar, për të provokuar mendimet dhe për të ndikuar në emocionet e lexuesve të ndryshëm, pavarësisht nivelit, përvojës apo edukimit. Kushdo është i mërëpritur në letërsinë postmoderniste, pavarësisht diferencave në përjetime.
Sarandë, maj 2024
NJË POEZI, A PUSHON?
(Bashkë(n)dëgjim me Timo Mërkurin në mesazhier)
Nga Fatmir Terziu
Ndërsa dallga çmallet me gurin që mbajti dinosaurin e parë
në ishullin Wight
unë ia hap sytë celularit tim,
lexoj një mesazh,
besoj se bari që shkel mban erë si kockat e mbretërve
dhe mbretëreshat
shkruajnë në mendjen time punëra dashurish
të strukura në gjurmët e fosileve
që thonë se sytë e pasqyrës së dashur
yjet,
dalin ti lexojnë natën detit të sprapsur
se poezia është universi i kërkimeve të tyre.
I kuptoj në errësirën e tyre sensuale
nga statujat e ngrira që mbajnë erë pije alkoolike të përzier
netët,
mblidhen nën guackë si një vezë e zier,
botë e çuditshme e pandryshuar
duke shuar shekujt në dallgët shkumë,
tregojnë se poezia s'ka pushuar,
me një varg të çuditshëm
ka gjetur gjithnjë shtegun,
edhe në vend tjetër
sepse e ngjiz me art vargun
kur i afrohet ndonjë gënjeshtër…
02.prill 2024
Natasha Lako: Poezia e nje densiteti artistik origjinal ,e zberthyer me mjeshteri te madhe.