top of page

Tim biri, në 23-vjetorin e lindjes


Në morsin e erës zëri yt


Tim biri, në 23-vjetorin e lindjes


Me rrufë më ngjan pranvera kohë po i lyp kohës që tē vijë, akrepat e thyer të stinëve të botës mërzejnë nga ndryshku i paepur tani.

Në eterin kozmik të kuptimit qetësi mizore shtron cikma me formulat e të athtave të dimrit.

Larg, idhnuar nga mungesa e fjalëve, nga rrëmuja në trafikun e durimit, nga ethja e botës që arkivon pangijë e që nga ujâ e lodhun gdhin, miros të tejshmen hijeshi t’përzishmen rini.

Më janë të hidhura majet, të kthyera pandjerë në stinë tek paloj vajet.

E mprehur gjuhë e heshtjes lexon morsin erës trajtë me i dhanë vetmisë.

Pas flegrës së pritjes zëra të ëmbël atome malli, materie dielli karbon të hidhët diej pa verbim.

Ishte Demiurgu, e lēnda ekzistonte pa kishte shndërrim.

24 maj 2023


Ju lutem, pa fjalë funeralesh



21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page