top of page

Ti si ke bërë detyrat


nga Minush Hoxha


Isha një nxënes i hajthëm e shtatëshkurtër në një klasë të mësimit elementar fillor pak më të lartë.

Një të nesërmeje ndodhi një dite vjeshte më shi e e përbaltur /çuditërisht si nga një diktat qiellor atëherë binte shi rrke dhe bëheshin përmbytje të rrugëve e të shtëpiave /.

Përgatitesha të shkoja në shkollë me atë strajcën nga cohë thesi me lak që si me ironi i thonin çantë. Më shumë i gëzuar se me shokët do luanim në oborrin e madh të shkollës. Aty ndjeja kënaqësinë e lirisë së lëvizjes që atëherë e nuk dija. Ose që, pas mësimit - në vrap si një tufë e harlisur- do ngjiteshim kodrave të buta të bukura që nisnin lartësinë e vetë që nga kufi i oborrit të Shkollës për tu takuar dikund në një pikë me qiellin.

Sa desha të hiki, ime më –një autoritet paksa i mohuar sipas tradites por në intimen i vërteti, një bastion i parrëzueshem- nga lartësi e një çardaku të vogël të shtëpisë- pingul mbi te dhe si e nguruar tek më shikonte mua poshtë- ashtu të vogël, me një zë denigrues për herë të parë ma tha:

Po del? Po ti, si ke bërë detyrat!

Ama, e dija se qëmoti hezitonte të ma thot duke me matur nëse isha i piqur ta përballoj. Atë ditë, ndofta kishte një shtys nga ngjarjet e dites, ndofta një shtys nga brënda vetes, e e mendoj se ardhi ora.dhe mori vendimin të ma thot.

Po që ma tha mu atë ditë dhe kur doja të dilja, më ardhi befasi…Nuk dija shkakun konkret.

Doja të thoja diç po nuk ia gjeja fillin. Picrrova syt e pshtyma më mbeti në fyt…se, e vërteta ishte që nuk i kisha bërë detyrat.

Çe’ nga ai çast nisi mendimi nëse do ma thot përherë apo ishte një ndërhyrje akcidentale: Por, patjetër e zhvatja në mendje: e përse ma tha këte tek di se më lëndon! Ç’deshi të më thot me këte…? Ndofta të shpërfaqë autoritetin dhe për këte kishte gjetur personin e një fëmije. Dhe nga kjo dilte dyshimi për motivin dhe diç m’a thonte se nuk do prajë më kurr të ma thot.

Tek mendoja ku t’i gjejë vendin dyshimit, njëherë e zura në mos ishte zë i ngatrrimit të vetë që vinte nga zhgënjimet që kishte përjetuar. Treni pritte nisjen nga ardhmëria e të gjithë flinin në gjumin e naivitetit.. Në thelb kjo ishte nga i burronin tensionet e saj të përditëshme se e dija se gjërat s’i dilnin sikur i kishte menduar. Sikur që e dija se ishte e lindur tejmase kurreshtare dhe vështronte gjërat nga shumë faqe. Që nga vegjëlia e deri tek burrërimi si një prokuror më mirte në pyetje: ,,Ku ishe? Me kend? Ç’biseduat? Për çfarë?” e pyetje të tjera rrebesh që mi thonte me të drejten e detyrimit të prindit sapo të vija në shtëpi duke dihatur nga ngutia. E ajo kërshëri ia zgjëronte akoma më shumë rrafshin e vështrimit dhe pa patur bagazh të duhur ti shkonte në fund shpiegimit i nxjerrte në sipërfaqe si të trishta. ,,Do bëhet rrugaç!” pandehte në shpejtësi. Ky ishte ai dëshprimi që kishte në vete e nuk dinte ku qëndronte arsyeja. Nga i vinte. Nga fëmijëria? Nga ëmë e saj që kishte një logjikë të çeliktë. Ndofta si një parabollë nga shekujt e tretur dhe të zë vendin e përbërësit kryesor të shpiritit të vetë. E tillë, pas një pelegrinazhi të detyruar e të mundimshëm në imagjinatën e vetë në gjetjen e përgjigjes që do ia hapte horizontin e të shihte në te rrugëdaljen, e kishte gjetur atë frazë një si shpëtim sekret që nëpërmjet ecjes përpara të mua, ia rritte personin në pamjen e vetë, dhe namin tek mjedisi e që e dëgjoja edhe kur ajo nuk ma thonte. E mendoja: ma thot se ç’ke me te! Isha vazhdim i saj dhe kjo i jipte të drejtën.

Tashmë dhe identiteti im –falë asaj- kishte ate si shtyllë me poçin ndriçues në majë, pa të cilën nuk do qëndronte, dhe tani të dy tok ndiqshim të njejtën gjurmë: ajo në një çast të më gjej mua fitimtarë si pjesë e identitetit të saj të imagjinuar e unë të gjej veten si pjesë në identitetin e saj fitimtarë.

Dhe unë, këte ndalesë, këte përkufizim të mënyres së sjelljes- se kjo në esencën e vetë- ndalesë ishte, atëherë, e kuptoja në mënyrë krejtësisht tjetërfare. Në kundërshtim me porosinë e qëllimin që dilte nga ajo: si një tekanake që ishte e nga kapriçi, të më ndalonte lojen me shokët e cila, për nga nevoja që ndjejsha për te e nga kjo edhe fuqia që kishte mbërrijtur të mu ishte më e madhe se qëllimi që mëtonte ta mbërrinte me ndalesën.

Dhe kjo frazë në kohën me pas ishte shndërruar në refren nëpërmjet të së cilës mirrte frymë ime më. Një kërcitje ritmike çakalle, për tu përsëritur deri në bezdi. Për tu përsëritur dhe në çastet e anktheve të saj kur nuk dinte vetën. Ashtu spontanisht. Merrte trajten e një kërkese univerzale, e cila edhe kur thuhej /e thuhej në të gjitha rastet e situatat e jipej në çaste pa patur asnjë lidhje me rastin/, në vete kishte aqë shumëkuptimësi e kërkesa të ndryshme, sa nuk mund të mos qëllohej sëpaku një.

Tek e dëgjoja rregullisht, shqetësonte individumin tim të cilin, pamëshirëshem dhe pa alternativë e ndiqte e hulumtonte si një sond në lukth. jo për ti gjetur vendin- por për ti vendosur ato që vinin duke i bërë detyrat, dhe duke e bërë këte, tejkalonte domëthënien e një fraze të mërzitshme. E pastaj më fanitej si nga llampë e Alaudinit në trajtën e një gjindi të përultë, çudibërëse që, derisa të sëndërtohej, nuk të linte të qetë.

Herë-herë- tek mendoja për ta zbërthyer personin e saj mbërrija tek hetuesit fanatik të cilët në emër të një qëllimi ideor, edhe kur ishin gisht-skelet nga shëndeti, nuk hiqnin dorë nga hetimi. Po ç’kishte ajo lidhje me aparatqikët e kijerarkisë administrative e politike të përbetuar që do e futnin në jetë idenë e Shokëve të mëdhenjë…Halle të ndryshme, ngulmëri e njejtë.Ata idealistët idenë historike të shokëve të mëdhënjë-kjo idealiste të birin-kopien e vetë të përkryer.

E cili ishte ai çasti kur duhej të thuhej se ishte sëndertuar dhe të pushonte së përsërituri:

Ti, si ke bërë detyrat

Ajo ishte çështje e hapur dhe ime më s’e kishte ravijzuar e shtruar troq në rrafsh në të cilin mund të këqyrët dhe vonë në jetë, fare vonë -pasi kisha parë filmin- ”kuajt po i vrasin-po”, e kisha kuptuar se ajo: ”ti si ke bërë detyrat”, ishte kërkesë tepër abstrakte disi sikur: bëje jetën ate të lartësuarën, ate të përkryerën, se nuk kishte vetëm një specie admirimi në te, po një kod me formulime të panumërta të dromcuara e të shtrira në detyrime me një shtrirje në kohë të papërceptushme tepër të përgjithësuara që mund të interpretoheshin sipas dëshirës e çastit, sipas rrethanave e ligjit të pazarit, por që shkonte pambarim-gjithësesi!. Ishte e kaluara e tanishmja dhe e ardhmja që çuditërisht ndërhynin në hapësirën e njera tjetres për tu bërë të pakëputshme dhe për ta dhënë jetën në plotërinë e vetë, kurse ime më ishte ai përçuesi i mesazhit që dilte nga ato me detyrë që mua e gjërat t’i eci më tej.

Më vonë kur sipas recetes së saj, tashmë i detyruar, nisa rëndjen nëpër kohëra, fare më dukej se kaloja nga një kontinent në tjetrin dhe këthehesha përmes Urës së Bosforit në këte vend të ngatrruar për t’i gjetur fijen e ngatrrimit.

Ishte një kërkesë e prerë e një personi religjioz që jipej patundshëm e përkushtuar. E një personi i cili nuk e kishte të qartë nëse adhuronte Zotin si një sublim i gjithçkajes të mirë, apo si një diçka tepër e fuqishme e pambërthyeshme mendësisht, fanatik në besën e vetë të cilit ia kishte besuar mendjen për ruajtje nga katandisja. Nga urdhëri i zbatuar i saj, dilsha një qenie mbizot, nga i cili, me vetë këte, sikur kërkohej t’a vras ate. Se, kush zotëron kohërat përveç tij!.

Dhe duke me yshtur ta bëjë ate, pra ta vras Zotin, me një cinizem sa për të rritur efektin e kërkesës dhe nëpërmjet mua të përmbledhë sa më shumë pushtet në të vërtetë, pa limit, ma thoshte:

Ti, si ke bërë detyrat!

Me këte frazë që tashmë kishte arritur staturen e një motori mekanik i pashpirtë dhe i papushuar që më vë në lëvizje edhe kur më mungon zelli, edhe kur e urreja, edhe kur më kishte rënë gadi përtokë fuqia, zu të gjezdisja kohën në të cilën jetoja, për të nisur se kuptuari se ime më dhe të tjerët, në thelbin e spiritumit të vetë në të vërtetë kanë një dashuri të pakufizuar (bile do thosha here-herë dhe skofiar jipeshin) ndaj mu por, të mbuluar me një terr, të shtypur nga tragjika që i pllakoste e që i kishte rrënjet pikërisht të Orienti /ashtu ma kishte nxjerrë hetimi i atëherëshem/. Orienti i cili kotej qetë dhe i kënaqur mbi dogmën e mosndryshimit të botës. Me mbetjën të atyre që ishin poshtë- poshtë-dmth. neve dhe të atyre që ishin lartë- lartë-dmth.atyre, tradicionalisht i amnistuar nga përgjegjësia për njeriun, për cilësinë e jetës së tij, nga shkaku se, Zoti që ishte lartë në qiell-i kishte dhënë pushtetin sovranit që ishte poshtë në tokë dhe gjërat të janë ashtu.

Tani ai refreni në çaste aqë dërmues që nuk dija si ta zhbeja, si të zhduki gërmat nga të cilat sajohej,

”ti, si kë bërë detyrat”

zu të ndryshoj konotacionin, domëthënien e vetë. Bile tek fillova të futem më në brëndi dhe të shoh gjërat në hapësiren që ndriçon, më dukej dhe argëtues. Zu ti duket një pjesë e fytyres së vërtetë dhe ime më nuk më jipej si më parë: njeri i rreptë e më zemër të lënduar nga zhgënjimi, bile, zu të zbehej mesazhi ”kuajt po i vrasin-po” . Për dallim nga filmi që i jipte fund tragjik njeriut-kal-metaforë kjo e qëlluar nga skenari filmik- duke e shpier te vdekja përmes një dansingu të njëtrajtshëm e çmendës, ajo, në një largësi për te e për mua të papërceptueshme shihte lirinë dhe njeriun e lumtur- na shihte ne të skajuar në një strofkë modeste por të sigurtë nga furia rrënuese e varfërisë. ,, Një dite do kemi shtëpinë tonë. Me ballkon! Dhe, do dalim sa të rezatoj dielli e do hamë pogaç!” Dhe e tëra zu të dal si një synim i një programi pa atë trajten që i detyrohej por në trajtë ideje në përfeksionim e sipër, për shpëtimin tim. Dhe nëpërmjet meje të gjithë të tjerëve /ashtu e mendonte ime më/ nga konstanta e dogmës gjunjëzuese e nxjerrur nëpërmjet të një interpretimi gjithësesi subjektiv nga oborrtarët e sovranëve. E ata ishin: suita e dijetarëve shpirtëshitur të njëanëshëm- që i frynin borizanit sipas notave të tyre, ushtarakë tuaf të betuar në altarin e atëdheut për luftë deri në vdekje në mbrojtje dhe për dashuri ndaj tij, që ishte thelb i konceptit religjioz e filosofik nga Libër i Shenjtë, kurse ai nuk e kërkonte këte.

Në thellësi të spiritumit të vetë imë Më ndjente këto. Bile manovronte mrrekullueshëm me to sa për të nxjerrë e thënë shkathtësisht mendime perlla në muhabetet që bënte me rrethin me mendësi anakronike e të stërkequr nga njëtrajtësia e jetesës. Ishte e paluhatshme në kërkesën e vetë të prerë, në atë konstantën gjeniale e filosofike se unë si kisha bërë detyrat e as që do arrija në jetë që ti përfundoj. Kishte një instikt epistomologjik. Pritja që nga kërkesa e saj të dilte një diç konkrete që në një çast mund ta mbërthej mendja ime, e ajo më futi në një proces dhe- shih paradoksin-jeta do më përfundoj po pa detyrat e bëra…Çfarë dhunimi!-pandehja. Një milingon veç me një thimth mikroskopik ushqimi përballë një Gjithësie! Ta pushtoj ate!

Kishte një tradhëti në tërë këte, se personi që kishte bërë pazarin me Zotin për ti ruajtur mendjen nga trallisja e plotë, më kërkonte që duke e vrarë ate të bëhem pikërisht Ai vetë. E përse…? Sikur donte që- me Zotin të vrarë- të mësoj nëse i bënë ballë pavarësisë nga ai dhe nëse duke qenë krejtësisht i lirë mund të jetë vetë ai. Po ajo, kurdoherë që i trette syri në gjithësi-jo që trembej- çmendej se ajo liri i vinte me një hapësirë të pakufishme, prandaj frikësuese dhe e papërdorueshme. Ç’të bëjë me gjithësinë? Përkundrejtë kësaj mundësie për mua kishte një paradoks në këte i cili atëherë, si një nyje skajmërisht e shtrënguar, nuk e kuptoja dhe nuk mund ta zgjidhja fare…

Luanim futboll nëpër atë pluhnajën e rrugines së lagjes mu nën minarenë e xhamisë. Me top llastiku me të cilin edhe bënim lojën e edhe ”mëkatin” sikur e thonte Mullai. Me topin, si i thonim- që dallonte nga ai me crrule të futura në grykë çorape leshi. Të blerë ndoshta në Sarajevë /n’atë pjesën ku Habzburget kishin dashur të vendosin sovranin e zotin e vetë /, me të cilën na lidhnin tylbet e xhamitë e 500 vjetshit të kaluar po dhe interesi tregëtor /blenin mangall bakri e shitnin opinga/. Ndoshta në Beograd a Shkup me të cilët kishim lidhje jo vetëm gjeofizike /me ata të parët lidhje të fuqishme armiqësore/.

Me gjunjë të gërvishtur nga rrëzimi i mujtarëve më të fuqishëm se unë, tek i afrohesha golit si një virtuoz dhe mundja të shenoja sigurtë, huqësha ate, se nëpër ajër e drejtë te veshi më vinte ai përkujtimi që më qëllonte në mendje si një ”tak” i çekanit të xhampresit:

”Ti, si ke bërë detyrat”.

Skuadra që i përkisja, me fyenin me “ti je veç një tullë” për ngurim para porte, krenari që ua kisha shtypur, për disfatën dhe më kërcnonin se hera tjetër e lojes do shkonte pa mua, kurse ime më se isha një djerrakohës dhe duke e ngritur në një shkallë akoma më dramatike frazën të thrritte

“Eee…papagaj më bërë… ti, si bënë detyrat”

Kur ia dola të bëjë punimin më të mirë në shkollë mu në moshën e një kalamai që tashmë kishte zënë njëfarë shtati dhe bindi familjarët se nuk do mbetesha fare xhuxh dhe kur arrita që të shëmbëlloj me cilësinë e punes dhe zhdërvjelltësinë e mendjes, ajo, cytej të marrë një hise sa më të madhe nga lavdia ime /për të cilën në intimën e vetë mendonte se ishte vetë shkaku-që e thënë për hirë të së vërtetës-dhe ishte/. Në çastin kur celebroja individumin tim për suksesin, ajo pra, si e urdhëruar nga djalli, tek nxitoja për te dalur sa më shpejtë me çantën në shpinë, gjithnjë në pritje se do ma thot atë frazën e mallkuar, nga distancë sa për tu dëgjuar zëri, arrinte që si me një guralec të më qëllonte në kokë të ma thonte ate:

Po ikën, a? Pa i bërë detyrat!

” E hartimi …” ia përkujtoja tek rrahja çerpiket e i skuqur nga mundimi. ”E shpërblimi që fitova…?” i shtova, për t’ia ndërprerë paksa atë ironi therrëse, e ajo më ripërgjigjej: ani…

po ti bësh detyrat është diç tjetër,

me çfarë më futte në thellsira të papërceptueshme të të kuptuarit të asaj fraze e cila në vete mbante një detyrim shumë të gjërë e të vështirë veprimi. Ate-mendoja- s’do e përfundoja kurrë se ishte large nga jeta që e mendoja unë dhe fare ndryshe nga ajo e mendjes tradicionale.

Ku po më shpiente ky ngulm fanatik i saj dhe përse isha unë i përzgjedhuri për një detyrë kaq të rëndë? Në kishte përçuar ajo ashtu mbështetur në koshiencen e vetë kërkesën historike dhe momentin kur duhej ta shpallte apo ishte vetëm një refleksion i pakontrolluar i spiritumit të saj.

Një çështje që më mundonte dhe nuk pushon të më mundoj dhe tani, është si të perceptoj individumin tim. Kush isha! Kush duhej të isha! Ku isha! Ku duhej të isha. Realja me vizionin tim! Realja me vizionin e tyre! Ky trekëndesh jobarabrijës! Kjo lojë kopërcatshe e kategorive kohë-hapësirë-identitete- si më dukej, më mua në midisin e vetë- jo e çastit por e dhënë në një infinit, rëndonte gadi deri në çmendi unin tim. Me trajtimin prej mistreci që ma bënte rrethi të cilit i rrezistoja fuqishëm e qëndrueshëm - e kisha të vështirë të shoh çthurjen e drames të jetës sime dhe zgjidhjen e detyrave sa një bjeshkë që më kishin hedhur para.

Pastaj, vazhdoja: isha unë ata, ime më, prindërit, rrethi, ku nisja e mbaroja unë e ku nisnin e mbaronin ata, apo ata e unë ishim një përzierje, të mbledhur tok në një qenie të zgjëruar, në një bashkësi filosofike-matematikore, ky gërshetim që vete deri në pakuptimësi, ky gërshetim i komplikuar që nevojitte njohuri gjigante të shkencave atëherë të quajtura ekzakte (e jo të dokrrave nga shkencat! humane) e që kërkoheshin nga unë e unë s’i kisha as vitët e as prirjen për to. Se si në kohëra të ndryshme kundrimi ma jipte edhe kohën edhe hapësirën ndryshe duke më dridhur frika nga çmendja.

Po kërcima e çakalles që nuk kishte sensin për skrupullën, nuk ishte kurrë në pushim:

ti, si ke bërë detyrat!

Presioni që ushtronin mbi mua e tërë kierarkia, autoritetet dhe të gjithë shokat e akrabasë dhe ai korri makabër i mësimdhënësve të trembur, me shpienin si një gogël te pyetja në të cilën nuk mund të përgjigjesha: të gjithë bëjnë atë që duan - mua nuk më lejohet. Liri më është kjo! Gjithë më dukej dhe e pëshpëritja në intimën time: ata kishin bërë jetën e vetë e mua më privonin nga imja. Përse? Ishte kjo armiqësi ndaj meje që më vinte nga njerëzit që duhej të më donin, apo, ashtu të pafuqishëm sikur ishin, me kulturë që kishte hikur vetëm një qik nga çerepi i bukëpjekjes, me mendje konfuze e të terratisur paksa, dhe tek mblidheshin për vaktin e iftarit pas komandes që jipte myezini me ezanin shtjerë nga minareja e Xhamisë së Kuqe, ishin venë qorras në shërbim të një aspirate në të cilën përmblidheshin kërkesat e një gjinie që nëpërmjet meje duhej të ndryshonin botën e vetë. Mos më në fund më kanë përcaktuar fat ashtu spontanisht të jam qengj i pafaj i viktimizimit që e shihja me habi e dridhje në foton me shkronja arabe në krye që zbukuronin dhomat me minder, çilim e sexhade e folnin për mirësinë pakufi të Zotit …

Si në largësi më shpërfaqeshin pamjet pa të cilat histori do të ishte e cunguar ndjeshëm, se si, gladiatorët duarthatë të dalur nga një kllasë e skllavëruar e Romës më historike, të hedhur në arenën e gjërë me sovranin e buzëqeshur që vëzhgonte nga maj e saj, duhet të mundnin luajtë e untë që të mbijetojnë-veç sa për të dëfryer ate. I admiroja për fuqinë që kishin, por dridhesha nga fat i tyre. Tek gjetej një realitet i tillë mu para meje, më dukej se isha gladiatori vetë.

Që në vitet e para të jetes, ajo që më ofrohej e që unë me mendje të brishtë fëmije duhej ta shkërmoqja si një tallë kollomoqi-kokërr pas kokrre, nuk më vinte si një përditshmëri që tek-tuk me dialektiken e vetë sillte dhe çaste të këndëshme, po si një enigma që rezonte mjegull në zgjidhjen e së cilës nuk më kishin lënë rrugë tjetër përveç:

e kupton- ti duhet ta shpiegosh ate-që s’kishte emër po përemër po që megjithate ishte diç më konkretja e asaj:

ti si ke bërë detyrat. Dhe kjo ishte ajo që përmbledhej në ate, e që herët zunë të ma thonin:

ti, si ke bërë detyrat!

Ajo përditshmëri që kishte në vete hasmëri të shekullit të kontinenteve të gjindosur, të shenjtërive të interpretuar sipas tekeve të prijatarëve të strategjive robëruese, përditshmëri që kishte kultura që kishin luftuar qindra vjet mes vedi e që, megjithate, paradoksalisht bashkëjetonin përmes popujve e tempujve të vetë vizavi njëri tjetrit, ajo përditëshmëri që përkundra privimit nga e drejta e progresit të merituar dhe e zgjedhjes, nga njerëzit pashpirtëshem kërkonte me shumë se që mund të jipnin e u jipnin më pak se mundnin e që duhej, ajo përditshmëri së cilës demoni i egoizmit që moti ia kishte mbytur engjullin rojtës.

Dhe unë isha ai. Ai që me njohuritë e një fëmije, me leksikun thjeshtë të një filloristi kishte mbërrijtur që njëherë në mituri të herëshme të mësoj Elifin që predikonte mullai Metushi- xhuxh dhe që ma qiti hapin e parë drejtë Orientit. Ai që më vonë shquan emëra të heronjve të vërtetë e të kohës. Skënderbeun që vritte e prente Osmanët i barikaduar në Krujën legjendare. Mbretin Zog që kishte martuar Madhërinë e saj Z. Xheraldina kush e di saktë nëse për punë dashurie, imixhi a diplomacie. Faik Bej Konica- enciklopedi që ecën e që me murrizin e vetë të satires therrte pa pardon këdo që i gjetej në rrugë. Naim dhe vëllëzërit e tjerë Frashëri që nga Stambolli me ”o ju lisat e gjatë…” dhanë atë tabllon e ëmbël e romantike të natyres shqiptare. Poligloti Noli që na e solli ”Korbin” e zi në degët e mendjes shqiptare më të tmerrshëm se vetë Po-ja. Më vonë Shoku komformist Tito me cigaret tompus në gojë të jaranit të tij Fidelit sa për imixh. Me shokët e tjerë të kohës Fadil /që s’dijti ta bëjë politikën biznes/ e Enver Hoxha /ai manekir që do dukej aqë bukur në ballinën e revistave të modes/. Tre zotërave nga qielli ynë që ndonjëherë si tre kalamaj, herë grindeshin e herë qafoheshin- si t’ja donin pushtetarët e pa numër të atyre në tokë që duhej që kësaj jete të panjohur- si e rënë nga qielli, t’ia gjeja njëherë e mirëfilli kuptimin e pastaj dhe shtegun për të dilët nga ajo në një fare të ndryshuar.

Si të pajtoja kontinentët në mendjen tonë, si të sajoja një identitet që do trette armiqësitë, si ti bënte vendin njërëzve të proviniencave e kulturave të ndryshme në një sistem, në një mendësi që evitonte hasmëritë në të mire të paqjes së qëndrueshme e lumturisë.

Qëllimmirë ose jo, treteizmit iu dha një përgjigje që tashmë ishte pranuar në një pjesë të madhe të Evropes, i quajtur ateizëm si një postulat skandaloz se- jo që vrau Zotin me dorën e vetë- ai e mohoj tërësisht. Përmëtepër ata që të tjerët i kishin pranuar, i nxorri harbut e robërues.

Befasisht dhe pashpiegueshëm nga unë më dolën para figura e nocione:monarku (e ky ç’më ishte sipas etimologjisë) pastaj piramida institucionale: kryeqeveritari, ministritë, byrotë, sekretarët politik dhe jopolitik, prijatarët politik kokëbosh të rrasur thell e më dhunë në vazhdat e historisë për të vënë nën byth fotelat e buta, spiujt me më shumë padron, poetët servil-hymnizuesit e kokëboshëve, komandantët ushtarak krenar me paleta të arta. Pastaj, sistemet politike më një ide në bazë por në dy varianta që shikonin me hakërim njëri tjetrin, hajdutët bravuroz e të paarsimuar, bastaxhinjtjë që presin zgërdhirjen e fatit sa për të gjetur një vend më të mirë në këte jetë. Socializmi, komunizmi që kërcnonin pushtimin edhe të të dy Amerikave, kapitalizmi ajo fantazma gjigante që i hëngri mundin e shpirtin punëtorëve, shteti e çfarë jo. I gjetur në këte lëmshë, ashtu, në mënyrë refleksive, gadi që i thirra Zotit për ndihmë! E besoni këte! Dhe unë, pikërisht unë, pa dijtur se ç’janë: komunizmi i shqiponjave dhe ai i Xhuxhit a ndonjë i tretë dhe pa dijtur nëse kisha vullnetin, u gjeta në rradhët e ndërtuesve të një socializmi sui generis dhe ate- për që isha më fat- ”më të mirit”, asaj shprese të madhe të njerzëve të vegjël. (Dhe shih ti-punëtori tek mbaronte me punën në fabrikë e mirrte shtesat për tetë fëmijët, ulej e pinte birro me pulën e skuqur nga skarra). Unë- jobesimtari në zotërat të cilët shkronjë e shtetit i kishte nxjerrë jashtë… Ç’idilë magjike të një realiteti të trishtë që më jipte fantazia ime…Nga tragjika e tokës ika n’parrajsën e idesë.

Diç nga brënda, e ngacmuar nga jashtë më nxitte të pyes: janë të mitë ata? Nëse po, fare logjike, duhej ti kuptoja shumë më tepër për të ndërruar jetën e tyre po dhe ata (në vend që unë tu imponoja identitetin tim-ata ma detyronin të vetin), ndonëse jo në mënyrë edhe aqë të egër, por vendosmërisht më kërkonin të njejtën gjë. Ç’detyrë e ironi: të gjithë nuk duan të kuptojnë një njeri- e një njeri duhet-lëre t’i kuptoj por edhe tua ndërryshoj jetën.

Ishte paksa e ultë të kërkohej nga unë gjetja e shtegut të cilin ata nuk kishin provuar ta gjenin. Ndofta edhe kishin provuar por qindvjetshat e shkuar e kishin ndryrë ate në një mister dhe fuqisë së tyre të vogël u kishte ardhur e pamundur.

Dhe këte duhej ta kuptoja unë…

Kërkesa për ti bërë detyrat nuk ishte më në fazën e embrionit. Kishte vajtur large për kënaqësinë e sime Më por nuk ishte përmbushur.. Tashmë kishte kaluar në urdhër kategorik të një zhargoni të pranuar nga të gjithë dhe në echo rentgen shihej përmasa e sajë. Kërkesë që ngjante në një vendim gjyqi ushtarak në kohërat e luftes pa të drejtë prapsimi. Kërkesë që, poqëse nuk e zbatove, gjyqi të vë para muri dhe më procedurë të shkurtët- të grinë togu. Bile as komentimi s’lejohet.

Kjo më ngritte shqetësimin deri të një patologji shpirtërore. Paqja shpirtërore ishte bërë një luks shumë i shtrenjtë dhe gadi i pasendertueshëm. Shqetësimi që më dilte nga kjo si një vrushkull i fuqishëm nga njëra anë dhe limiti moshor dhe përvojor nga tjetra, më tërheqnin nga anë të kundërta, me rrezikun se do më ndanin dysh.

Po urdhërdhënësit që tashmë ishin shumuar padurueshëm- njësoj patrazueshëm, si një masë idiotike /ashtu ma jipte mendja/, qetë, pa e vënë re dhe pa ia pranuar peshën që kishte, ftohshëm përsëritnin atë refren, dhe kurdoherë që jipsha shënjën se devijoja, me ndëshkonin si një trabant moral e politik, si një rebel që do përfundoj jetën në varfëri qoshkave të rrugicës së errtë migjeniane. Në jo ashtu, atëherë kishte një variantë tjetër përsekutimi- si një bredharak në botën e fantazisë së vetë të sëmuar- si një kaur /këte fjalë e thonin përmes një shqiptimi të rëndë/ i ndikuar nga letërsia dekadente që lexonte ballë hamamxhikut që kundërmonte erë shurre dhije të kalbur. Si një që i vetmuar dëgjonte këngëtarët e belkantos të gjuhes së kryqit që-ç’është e vërteta-nuk ishte gjuhë amëtare e tij- e jo ”ku po këndojshin dy kumëria” ate që jipte idilën rurale primitive të dashurisë të plotë e virgjine. Ca thoshin: Dini për te! Lexon Zherar de Nerval, ate për të cilin u tha se shkrojti poezinë nën diktatin e çmendurisë së vetë e u vetvra në një lagje të trishtë të Parisit. Si të piqte një kafe. Normal është ky? I gjori!”

”E Vatani…! E Shqipëria…! Populli që kishte mbijetuar nga uthullaçkat e dhitë!” klithte ime Më. ” Të varfërit! Nuk mësove nga mësonjësi yt-zotëri Memduhi, Dajët sëpaku…!” tek ndjente tragjikën e tyre, me ofshinë thrritte ajo, mu atëherë kur mendoja se ia kishte mbuluar harresa kërkesën.

Ate që ma thoshte që kurr dija për qiellin. ”Të marin vesh se bir i kujt je dhe kujt i takon!.” e thoshte me mllef vendosmërisht tek rrenqethej nga vetë mundësia që të ndodhë kjo.

“Do dëgjoj për te dhe Dag Hamarsheld” e thoshte dhe im atë me qesendi nga mosbesimi që kishte të mua tek kënaqej në magjinë e pijes. ” Në Njujork!” shtonte duke qeshur, sipas manirit të qarshisë elite të kohës, që, qëmoti kishin pranuar se për ta nuk kishte më shpresë..

” Ti gjithnjë i lë fëmijët pa krih” ia thoshte ime Më.

Ç’sulm i furishëm i shumëanëshëm! A duhej të jipsha përgjigje nëse isha objekt i asaj nxitjeje që m’a shpërfaqnin prindërit - në veçanti nëna-ajo nënë e neveritur e të tjerët i cili, në një çast duhet që të gjitha zhagmitjet dhe ngeljen prapa kohe të tyre, t’i zbutte pasojat e ti kompensonte dhe ta përshpejtojë hapin sa për të zenë kohën që u kishte hikur mu para syve të vetë ku të dihet saktësisht se përse. Sikur të kishin qenë në gjumë…

Përkundra se Më se ç‘dilte një konkluzion: Thjeshtë! Argëtuese!: ”Ja këte Botën tonë…përse e mer të ngatrruar. Vetëm vëri gjërat në vendin e vetë dhe mbarojë!” më dilte mesazhi nga tërë gjuruldia.

Ç’konspiracion i pashpirtë! Në ç’dispozitë juridike e etikë kishin gjetur këte të drejtë që ta shkarkonin si një rimorkio të stërmbushur mbi një njeri pa i dhënë shansin që i takonte si një e drejtë që s’paku të deklarohet për te.

”Eee, komenti nuk të ka hije…Jo të zotët e bëjnë…” e thoshin duke e mbyllur rastin dhe duke më mbajtur në të njejtën pozitë në konstelacionin që ishte vendosur spontanisht midis atyre e mu. Unë isha pandryshueshëm borxhli ndaj sime më dhe të tjerëve… Një si hero që duhet të jetë i tillë dhe kur nuk do! Ta trajtoj këte si nderë a si shtypje- ishte pyetje në të cilën ishte vështirë të jipet përgjigje.

Mund të meditoja pafundësisht netëve të llahtarëshme të dimërave të varfër duke hetuar shpëtimin në shkrimet e kohës, mund të ikja në skajet më të errta të fantazisë në të cilat trajta e njeriut nuk ishte e tillë çfarë e shihja sokaqeve të qytetit, mund të ngjitesha shkrepave më të lartë të bjeshkes dhe të ulrinja i vetmuar nga llahtari që dilte nga detyra e kohës e që ime më me fanatizmin e një budisti ma përcjellte pa përfillur dhe aqë zotësitë e mia, po, pas bredhjeve lodhëse nëpër…nëpër-ku dij unë se ku-ndofta në skëterë -ndofta në nënmendje n’at zonën jasht kontrollit të arsyes, fshehurazi, ku ta dij se më ke dhe ku ta dij se kurrë-një vizion i papërcaktueshëm që në të fundmën duhej të ishte jeta e tillë çfarë jipej ose vdekja e tillë çfarë e mendonim po, si të prag i derës me pritte pafytyrsisht e durueshëm ajo thënia:

ti, si ke bërë detyrat.

Nuk ia thash askujt. Më dukej me rrezik dhe i dënueshëm deklamimi i tillë. Por në vete-pasi nuk më lihej asnjë shteg tjetër- se ç’pranova të bëjë marrëveshje për pranimin e kësaj kërkese. E e pranoja në gënjim e sipër të vetës duke e cilësuar si një amanet të shenjtë (sa për ti hequr tiparin e trivialitetit që dilte nga përsëritja pa limit) që kishte dalë ku të dihet se nga gojë e kujt për të mbërrijtur në mendjen e një gruaje. Një gruaje të fuqishme- fizikisht fare të paimponueshme-në përmasën gadi të një lodre /se ç’më dukej Zhan D’Ark franceze vetë/- në mendjen e së cilës kishin zënë vend në trajtën e një shqetësimi të sinqertë një njeri, një familje dhe një popull, për të cilët qëmoti kishte bërë të kuptueshme se flijimi i vetes ishte një cikrrim i padhimbëshem.

“Dheu ynë është më i shtrenjtë se tërë ne të vrarë…! Di përse? Se nga ai dolem e në te tretem! Nga do dilnim e nga do treteshim po të mos ishte…/” e thoshte si në një prelud teatral përmes një hymnizimi poetik në vegime në të cilat endej si në një rrugëtim të pafund duke kërkuar kuptimin, domëthënien e asaj fraze për të ma thënë pastaj gjithë jetën.

Tek e shihja të tillë e mendoja: sa shpejtë hiku nga ”q”-qeni me bishtin në të majtë që kishte zotëruar në kursin e abecetarizimit! Do e bëjmë historinë…!- e thoja duke e vështruar i qeshur. Shekulli që vjen-i joni do jetë!

Atëherë-të ecim para.! Po, nga të niset kjo ecje pa mbarim?

Nga vendosja e drejtësisë në këte mjedisë të kërcnuar e të molisur? T’i them një ”jo” atij që kishte futur kujin në rrotën e kohës sonë. Dij dhe mundem ta them? Si ta them? Ç’paraproblem që më doli! Më parë se ta them duhej të mësoja se ç’është: tradita, Kanuni, Sheriati, zakonet, kushtetuta, ligjët. Cilin ta përligjim dhe cilit ti jap votën fuqia jonë…? Dhe përsëri dilemat se në cilin kontinent do vendosë mendjen time. Te këmbanët apo kubeja? Gjëndja e përsekutimit të brëdëshem ma nxorri si nga vaj vargun poetik me aromë tragjike:

Dilema!,

më e rëndë e më e vështirë-se vdekja është-

hap i lehtë drejtë hiqit!,

ky ciceron ogurzi që duke paratreguar se ku mund të përfundoja po si bëra detyrat, të bënë mendjën një.

Po Historia! Ajo kallximtare idiote e hileqare ndaj njerëzve që e bënë e që u është zhdukur dhe nishani. Cilën ta pranojmë për të vërtetë e ta mësojmë? Të regjimit të parë, të dytë, të tretë, të-të tërtëvërtve! Fenomenet e njejtë me ngjyra kontrastore. Diç si pikturat abstrakte në të cilat gomari trajtohet filosof e miu dinosuar. Si ta do zefki. Pazarllëqe meskine katedrore të autoriteteve historiko politik të imponueshëm e të dhunëshëm që hyjnë në te deriçkave e smund t’i nxjerrë as nëpër portë hangari. Autoritetet që e kriposin me mëlmesa sipas interesit, shijes dhe padijes. Një si traktat i imponuar midis gënjeshtres e realitetit!

E Ai protagonisti që vdiq në fund të drames e ia çokitnin mishin coftinarët se nuk kishte trima ta rikuperonin-ai që duke kënduar himnin”për Mëmëdhenë…” gaditu i rënqethur, që me armën në brezë a mbi supe bëri lavdinë e një historie, veç sa lëvizë kokën e rrah çerpik nga tejjeta…” Më falni për lotët” e thot përrulshëm.

Të nis nga ekonomia. Nga ”apoteoza” e drithit, nga drithniku i cili zbrazej para se të mbërrinte tjetri. Nga lavëra e pendkijeve të lodhura. Nga lama në të cilën i lidhur për boshtë në rreth ngiste kali teknefes duke shkërmoqur kallinjtë e grurit të paktë. Nga buka që-nga cilido brum të jetë gatuar-ose ishte e paktë në sofra-ose mungonte fare.

Nga arsimi i cilli ishte në gjëndje të tillë sa në tërë mahallën nëse gjëndej një i ndritur sa për të lexuar letren të një ushtari me fjalë shqipe, të shkruara në alfabetin cirilik.

”Desha të shkruaj përgjigjën në një letër. Më falni germës q-qeni, duhet t’i vëjë bishtin para apo prapa?” pyette prototipi i asaj kohe-hanka si i thoshin për respekt- sall prultësi dhe e skuqur nga mosdija. ”Nga aty ku ka qeni bishtin” mirrte përgjigjën nga i ndrituri.

Dhe dituria nisi nga ai ”q” prototipik pa marrë parasyesh nëse i vënin bishtin para ose prapa, për të kaluar pastaj në kokat e tyre dijetarët e mileniumeve të shkuara me të gjitha teoremat, aksiomat, postulatët, parimet, ligjët e fizikës, të kimisë, matematikes, të shtetit, ekonomisë dhe të tjerat që ishin endur meridianeve që nga ekzistimi i botes..

Të nisi nga aty që më sinjalizoj tërthortë imë më.

” Dëgjon vajin e dhimbëshem të pllajave tona. Sheh kurorat e lëvarura të drujve pyjor. Gurgullimën e lodhur të burrimeve tona. Lumejt e ndotur! Fëmijët me tifo mori! Të hidhëruar janë. Duhet t’ua këthesh shëndetin e gëzimin e jetës”.

Po kjo, i takon asaj …” e pyeta pak më serbez se më parë.

Ajo nuk priti ta përfundoj pyetjen dhe ma tha:

” Idarja! Rregulli! Fabrika!Drithërat! Rrushi! Pula sharkë! Qumshti! Mishi! Se më tharrjen e gjirit të nënes pushon jeta Ja këto janë…!” e tha me shpejtësinë e një rafali.

I ndjekur nga ime më e cila sipas moshës që kisha, më caktonte dhe fushën që do e lëroja, nisa nga përralla për milingonin e gjinkallën për të mbrrijtur të tundimi që ma krijonin krijuesit që i thonin gjërat disi tebdil e ti, duhet të marresh guximin t’ua ngritesh vellon sa për t’ua parë fytyrën dhe për t’i kuptuar. Sa i pambarim ishte ai shteg në të cilin më kishin futur…

Po, tani, parabollat e meridianeve sikur ishin shkurtuar, ishin më lehtë të kapërcyeshme. Më pare mbërrija në Menhetën se në Maj të Hasanit, më pare në Dyseldorf se në Skivjan!

” Duhet të lëshosh mjekër” ma tha pas një kohe ime më jo më me atë shkelqimin e syve por njësoj me autoritet. Më ardhi si një bubullimë nga qiell i këthjelltë. E morra si një refleks i një jonormaliteti të sajë në paraqitje e sipër. Si një humor në çast të rallë të prehjes së sajë. E shikova me dyshime po nuk kërkova sqarim. Ajo e kuptojë pyetjen e shtoj ” Koha është…Po piqëshe…Ma këshilluan engjëjt” më vazhdojë skadencen e urdhërit.

Dhe mjekra e gjatë e thinjur papritmas më doli si detyrë nga korniza programatike e ”ti, si ke bërë detyrat” si diçka konkrete me një domth. shumë abstrakte, si një pranim, si një konfirmim se që nga dita kur kisha dëgjuar për herë të parë këte refren, kisha pësuar një metamorfozë duke ecur nëpër një kohë të gjatë, aqë të madhe sa kisha mbrijtur të një detyrim për lëshimin e mjekres së thinjur...që jipte kuptimin se jeta nuk kishte mbetur bosh.

Nga cili komponim kishte nxjerrë këte detyrë dhe ku lidhej me atë refrenin me të cilin tashmë isha mësuar.

Duke u futur në thellësi të kësaj urdhërese thënë nga ajo jo më me sertllëk po, disi me urtësi, kuptova se ajo kishte mbërrijtur në pikën tej së cilës do ikë përgjithmonë në paqje, e unë të përgatitem për inventarizimin e asaj që kisha krijuar duke bërë detyrat dhe dorëzimin atyre që po vinin e pastaj rrugëve të reja të asfaltuara vënin në shkollë e në punë, jo më me përshtypjen e erës së keqe të shurres së kalbur të dhisë e çanta me cohë thesi, po me dhomë me kondicioner e llaptop, auto përendimor e çanta shkolle magjike.

Imë më iku më lehtë se që ardhi aty. Sikur kaloj pragun e ultë të dhomës së vetë. Tek ikte më tha: tani futi detyrat e kryera në folder dhe mbylle!

E kënaqur dha një qeshje ndriçuese të shkurtër dhe kalojë në jetën e përherëshme.

Sa varfër që ishte e sa shumë detyra që i kishim bërë tok sëbashku …

160 views1 comment

1 Kommentar


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
21. Feb. 2023

I nderuar Minush,

Eseja juaj është një homazh i shkëlqyer që i keni kushtuar Nënës. Nëna është Hyjni në Tokë për jetën e njeriut.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 21 shkurt 2023

Gefällt mir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page