Ti më the
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 17, 2022
- 2 min read

"Simfoni" vjeshte
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Ti nuk e di Ti nuk e di.Eh,si mund ta dish? Sa të kam dashur! Sat kam dashur! SA shihja syrin tënd me bisht Gulçoja buzëplasur! Tani ka kaluar kaq kohë Mes nesh asgjë nuk ka ndodhur Por unë,ende,sa herë që të shoh Kujtoj atë kohë,kur pas teje,jam"lodhur" Jam lodhur duke të dashur në largësi SE as të thashë një fjalë me gojë Nuk ka burrëri në dashuri Më së fundi, të vërtetën po pohoj.
2.Papritur Papritur u rrëfeve Eh,ç'bukuri! Pse s'i pandeve SE nuk shoh me sy?!!!
Jo vetëm të shoh, Por kam dhe neps Bëj,obobo, Dhe ngarkohem me stres. Ngarkohem me stres Dhe nepsin dua ta heqë Sado"punë me spec" Le të shkojë mu në dreq. Dy duarët i zgjat Dhe bukurinë e pushtoj O çast i mjaltë, Dhe stresin ma dëbojë.
3.Një fjalë që erdh nga larg
Një fjalë që erdh nga larg
Ma solli miken afër
Si balsam mbi timen plagë
Të një shpirti të argasur.
E prita unë me mall
SE vjen nga mikja ime
Më çmall kjo fjalë,më çmall
Si fjalë që qe"magjike".
Dhe ndihem vërtet mirë
Nga fjala e ngrohtë e saj
Kaloi "pragu i vështirë"
Asgjë më nuk do të na ndajë.
4.Je si PERËNDI! PERËNDINË vetëm duhet ta duash Ndaj të thashë:- Je si PERËNDI! E di që nuk ke ç'të më thuash Dhe thuaj:-Nuk ka se si? Se ti je si një zambak ujë Nga ata që rrinë gjithmonë çelur. Unë të shoh dhe bëhem rrëmujë Dhe mendjen fare s'e kam mbledhur. Se dashuria,sado e fshehtë,është e dukshme Si një fshat që duket dhe nuk do kallaus Mes nesh,tashmë,kjo dashuri është e lexueshme Ndaj sulem andej dhe të puth,
5. Ti më the Ti më the:- A je i lumtur. Që më puth i pari mua? Jo,nuk jam,o moj e bukur. SE "të tjera" nga ti dua. -Si,nuk të doli buza ime, Që ma bëre gati"gjak"? -Po ku ngopem me"thërrime", Se unë jam goxha çunak. Deshe,s'deshe:u "dorëzove" Dhe"sulmoj" mbi ty, i etur. Kam "lincencën":më lejove Gati aty,rashë si i vdekur.
Tiranë,17 nëntor 2022









Comments