Ti fletë me sy, bija ime…
- Feb 19, 2021
- 1 min read

Nga Miltiadh Davidhi
…E pa lëvizur asnjë qerpik, Si syri i diellit, Si sythat e pemëve, E valëzat e bukura Kur prekin bregun e ëndrrave.
Me një shikim shpirtin e nxjer Dhe e mban në pëllëmbë të dorës, E kuptohesh dhe nga lulet, Mjegullat shkrihen para syve të tu E kthehen në fjalë.
Ti flet me sy të sinqert, E kuptohesh lehtë Ç’farë ke në shpirt, Zambak të bardhë dashurie, mirësie, Apo degëza mërzije.
Sytë janë krijesa parësore, Bija ime, Të bëjnë të kuptosh dimrin, E pranverën e njeriut.
Dhe ti, Dorjana ime, Flet e buzëqesh kaq bukur dhe me sy, Ndaj, ne të gjithë Ndjehemi krenar e të lumtur, Zemra ime, me ty.


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Comments