top of page

Ti dhe unë kemi kujtime më të gjata se rruga që shtrihet përpara…

Updated: Oct 22, 2021


Fatmir Terziu 1 vjeçar në prehërin e Gjyshes

Ne të gjithë e duam një udhëtim të mirë në korsinë e kujtesës (me kusht që ato të jenë lloji i mirë i kujtimeve!) Dhe një ditë kujtohemi. Bëhemi të penduar që nuk e kishim mundësinë për ta pasur një të tillë. Nuk e kemi realizuar?! Dhe ndjehemi të humbur. Koha nuk kthehet. Fiksohet momenti i saj. Kështu ka ndodhur dhe këtu. Kjo fotografi mban në kornizën e saj autorin e këtij shkrimi, kur ai ishte vetëm një vjeç. Është në prehërin e Gjyshes dhe është fiksuar në korrik të vitit 1965. Fotografi ka qenë nga Vlora dhe ai quhej Shaban Rama. Shaban Rama ishte daja i Gjyshes sime, vëllai i madh i nënës së saj. Ishte besimtar dhe me shkrepjen e fotografisë e pëshpëriste: „Qoftë jetëgjatë dhe e hajrit! Jetë të gjatë djalit dhe i qoftë pranë gjithnjë Zoti në ballë të sahatit“. Këtë pëshpëritje e ka fiksuar pas kjo fotografi. Një pëshpëritje narrative me një të shkruar mjaft domethënëse dhe me një koleografi të përsosur. Koleografi ta kesh zili.

Dhe kthehem tek ajo që freskon memorjen nga rrëfimet e gjyshes sime të dashur, prindërve të mi të paharruar, që më sollën në jetë si dhuratë nga Zoti, pas nëntë vitesh martese, dhe të tjerëve. Kjo më vjen tashmë si aromë e largët. Ndonjëherë gjithçka që duhet është një aromë e njohur ose një shije e caktuar për të ngjallur një kujtim të vjetër, duke na bërë të ndihemi sikur jemi kthyer në kohë në atë moment ku është krijuar.

Dhe tani e shikoj dhe e ndjej sikur më thotë „Ti dhe unë kemi kujtime më të gjata se rruga që shtrihet përpara…“

72 views3 comments

3 Comments


sotir.mimi
sotir.mimi
Oct 22, 2021

S.Athanasi:

Lexoj me endje shënimin pas fotografisë mbi fillesat e jetës së Prof.Dr.Fatmir Terziut dhe sytë më njomen. Së pari për vlerat e mëdha që sjellin sot ato rrjeshta me kaligrafi të cilat ndjekin paralelen me idenë largpamëse të shkruesit-fotograf. Së dyti, se unë jam rritur jetim dhe s'e kam patur këtë fat. Por, më ngushëllon ajo që: i përkas brezit i cili në atë moshë, bashkëudhë-tonte me gjëmimet e krismave të Luftës së Dytë Botrore dhe kjo foto (tani e rrallë dhe muzeale) hynte në objektet e munguara të Luksit. Kujdesi për këtë fotografi i mikut tonë të letrave: Prof.Dr.Fatmir Terziu, është për t'u lavdëruar! / S.Athanasi. Athinë.


Like

mich.maska
Oct 21, 2021

I nderuar Profesor Terziu! Faleminderit per meditimin tuaj te bukur, te thjeshte e te cilter.

Me ngacmuat edhe mua per gjyshen. Nenat dhe sidomos gjyshet jane Engjej te kesaj jete.

Ne librin tim me poezi te zgjedhura, "Ndoshta kjo eshte bota" , kam nje poezi per gjyshe Ifetin.

Po percjelle vargjet e fundit:

" Kur dhembja e tmerrshme shpirtin ma

mundon,

( Edhe pse njezete vjet e vdekur)

Gjyshja ne enderra me vjen,

Me puth, me perkedhel,

Me sheron

Dhe shkon

Pa u ndjere..."

Myslim Maska, Athine.


Like

Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Oct 21, 2021

I dashur Profesor Fatmiri,

Rrëfenja juaj prekëse për gjyshen tuaj të shtrenjtë më ngjalli kujtime fort mallëngjyese për gjyshen time. Gjyshja është dashuria e dashurive.

Kur pashë fotografinë e gjyshes suaj tek ju mbante në prehër kur ishit njomëzak në moshën një vjeç, më erdhi ndër mend shkrimtari i talentuar suedez Fredrik Bakman (1981) , i cili, në njërin nga romanet e tij, shkruan:

“Gjyshja është njëkohësisht edhe mburojë, edhe shpatë, ajo është burim i një lloji të veçantë dashurie që mbetet e pakuptueshme edhe për çdo mendje të ndritur. Në qoftë se ke gjyshe, atëherë të jesh i sigurt se në prapavijë ke një ushtri të tërë që të mbron”.

Ju gëzoni bekimin e Gjyshes dhe të pr…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page