top of page

Thonë malli të bën’ poet


GJITHË SHQIPËRIA

Thonë malli të bën’ poet Ësht’ dhe s’është e vërtetë… Thonë shpirti i mërguar Burim pene për të shkruar… Jo…jo…jo…, për fam’e emër Por të zbraps llavën në zemër… As në ëndërr , kurr’kaluar Ardhur nga puna dërrmuar… Mërgimi kjo plagë e vjetër Gjithmonë ësht’mbledhur në letër… Shplodhjes vargu buis vet Do a s’do…, gjëndesh poet… S’prish punë shkolla, teoria Nga ah-ja… lind poezia… Por me mua , jooo…, s‘e dija Sa më mungon Shqipëria?!.. Ku kam qeshur dhe kam qarë Ku jeta fort më ka vrarë… Ku kam rrënjët e damarëve Ku kam eshtrat e të parëve… Vetëm në sokaqe Vlore Lapsi s’më ndahet , prej dore… Këngëzojnë me ligjërime Thundre, bexga e mersine … Të gjitha i mbolli Zoti Brinjës së Kaninës sime… Përmbi to vuri floririn Kaninjotin , argëlidhin… Bir nëne , o kush ta mbajë Mespërmes lumin me vaj… Sqimatare muza ime Aromë Vlore, fllad Kanine … Shkëmbëzim nga Labëria M’u dashka gjithë Shqipëria… Të humbas në ligjërime Që të zbrapset llava ime !..

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page