top of page

Thjesht, një memorje…


Thjesht, një memorje… familjare


Ende e mbaj mend dhe kurë nuk do ta harroj fjalën e shtrenjtë të Dr Secilia Refoscos, në ditën e parë të Mbledhjes së Komitetit të Prindërve në shkollën e parë private me sistemin Montesori në Elbasan, të së Lumes “Imelda Lambertini”, që financohej nga Motrat Franceskane. Në prani të Prof Dr Ardian Turku, i cili ishte njëkohësisht dhe prind i një nxënëseje shembullore në atë shkollë, dhe disa drejtuesve të tjerë ajo do të deklaronte “Kujdesi ynë ndaj fëmijëve duhet të qeveriset, jo nga dëshira për ti bërë ata të mësojnë gjëra, por me përpjekje gjithnjë e të vazhdueshme për ti mbajtur ndezur ata brenda kësaj drite, e cila është quajtur drita e inteligjencës.” Dhe natyrisht kjo thënie e saj e bazuar në mençurinë e Maria Montesorit na udhëhoqi neve prindërve të Andit deri në një stacion ku shikojmë qartë dhe thjesht se si ankorrohen vlerat e asaj rruge të projektuar qartë që në fëmijëri.

Me këto vlera të fituara, Andi u bë shembulli i të tjerëve në shkollën “Imelda Lambertini”, derisa më pas arsyet tona të detyruara e rrjeshtuan atë mes fëmijëve të talentuar të “Montagu School” në Megzborough të South Yorkshires, ku vetëm pas dy javësh mësimi, eseja e tij në një moshë të atillë u përzgjodh të botohet në The Times (South Yorkshire, 23.11.2001) si një shkrim model nga një nxënës që premtonte shumë. Rrugëtimi tjetër në Metropolin Britanik e renditi me radhë në krye të të vlerësuarve “Shkëlqyeshëm” si në shkollën Broadwater School, po ashtu dhe në Kolegjin Ernest Bevin ku ai theu rekordin dhe mori të drejtën jashtë moshe të studiojë në Drejtësi (Pathway to Law). Koha në Richmond College e ngriti akoma më lart dhe kështu Universiteti i dha mundësinë më të madhe të dilte studenti me Disertacionin e përzgjedhur si më i miri ndër vite.

Ajo që vazhdoi me termin e duhur të pikasur nga mosha e tij në rritje ishte udha drejt Kualifikimit në Drejtësi ku University of Law, studime profesionale, pasuniversitare i dhanë “Distinction”. Ai studioi këtu LPCBPP University Law School. Kjo vlerë e fituar, praktikat dhe puna e tij në disa Kompani prestigjioze dhe me emër e bënë Andin të ndjehej krenarë dhe optimist, duke kërkuar më shumë. Kështu pas intervistave të sukseshme, Andi u bë pjesë e Kompanisë së Drejtësisë, një ndër më të mëdhatë, Taylor Wessing. Atje u poq profesionalisht prej disa vitesh, atje u trajnua, u kualifikua dhe u specializua më tej dhe atje u kualifikua me të drejtën e plotë të Avokatit në një fushë që e kanë zili mjaft të tjerë, jo vetëm të asaj fushe. Andi shkoi më tej duke u bërë pjesë edhe në projekte të tjera britanike.

Në një ditë që përkonte me ditëlindjen e tij ne prindërit e tij, unë Fatmiri, Luçi, vëllai dhe motra e tij binjakë, Evi dhe Evisa kishim mjaft arsye të uronim me plot gojën Gëzuar dhe 100 më shumë me plot suksese, arritje, mbarësi, Fat dhe krenari, që të jetë akoma më shumë në një rrugëtim të sukseshëm dhe të Gëzuar. Urimet më të mira ai i mori edhe nga familjarët tanë në Atdhe, gjyshërit dhe gjyshet, kushërrinjtë dhe mjaft të afërm e miq e shokë të familjes në të katër anët e Globit. Andi dhe njëherë përzemërsisht Gëzuar nga të gjithë ne.

148 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page